KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

2 shtetet e vetme në botë që ofrojnë falas produkte të higjienës vetjake

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

Në gusht të vitit 2018, Skocia ishte shteti i parë në botë që ofronte falas produkte të higjienës vetjake për të gjithë nxënësit në shkolla fillore, gjimnaze dhe universitete.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Anglia, vendim që do të aplikohet që nga viti tjetër shkollor. Një veprim i tillë vjen pasi aktivistë të shumtë protestuan duke kërkuar që vajzave nëpër shkolla t’u jepen falas gjitha produktet e nevojshme për ditët e periodave në mënyrë që të ndihen të mbrojtura.

Protesta u nxit për shkak se një studim i Plan International, doli në përfundimin se 10% e vajzave në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishin mundësi të blinin produkte për higjienën vetjake, 15% e tyre i blinin ato me vështirësi, ndërsa 12% u shprehën se gjatë ditëve të periodave sajoheshin me zgjidhje alternative.

Fushata #FreePeriods nisi nga aktivistja Amika George dhe u përhap gjerësisht.

Së shpejti, produktet (si lines, tampon, antidjersë etj) do t’u jepen të gjithë nxënësve, kryesisht nga mosha 11 deri në 18 vjeç.

Burimi: The Guardian

MOS I HUMBISNI