KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Ngjashmëria me Rihanna-n po i vështirëson jetën 23-vjeçares

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

Yna Sertalf, 23-vjeç me origjinë nga West Indies, rajon në Oqeanin Atlantik të Veriut, por që jeton në Francë, u bind që realisht kishte ngjashmëri me Rihanna-n pasi të afërm dhe miq të shumtë ia përsërisnin vazhdimisht diçka të tillë.

Yna Sertalf

Në pamje të parë, edhe pse të jesh sozi e një prej grave më të bukura në planet duket si bekim, Yna thekson se ka edhe anë të këqija.

Yna Sertalf (m), Rihanna (d)

Prej kohësh, ajo e ka të pamundur të krijojë një lidhje romantike, pasi është e paqartë nëse partnerët e duan për karakterin e saj, apo se thjesht u ngjan me Rihanna-n.

“Ka raste qe flas apo dal me dikë dhe më drejtohet me ‘Rihanna’ disa herë. Heq dorë prej këtyre raporteve pasi nuk arrij dot ta kuptoj nëse personi përballë po fantazon për Rihanna-n apo thjesht dëshiron të më njohë mua. Kjo është arsyeja pse jam single.”

Yna Sertalf

Krejt papritur, pa dëshirën e saj për të qenë personazh publik, ishte menjëherë në qendër të vëmendjes. Ajo thekson se e kanë ngatërruar me këngëtaren disa herë, veçanërisht kur udhëton si turiste.

“Më kujtohet një grua që më pa dhe po ndihej në siklet. Më kërkoi të bënim një foto. Më pyeti nëse isha apo jo Rihanna e vërtetë, me një fytyrë që shkëlqente nga gëzimi. Nuk mund t’ia thyeja zemrën dhe t’i thoja ‘jo’. Madje njëherë, mami pa një kopertinë të Rihanna-s dhe e ngatërroi me mua.”

Rihanna (m), Yna Sertalf (d)

Megjithatë, Yna shprehet se “parapëlqen të tregojë të vërtetën kur njerëzit e pyesin.”

“Nuk gënjej kurrë. Në fakt, unë jam më e mbushur se ajo. Gjithashtu flas frëngjisht dhe këtë gjë njerëzit e vënë re.”

Yna Sertalf

MOS I HUMBISNI