KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Në prag të dasmës, nusja merr dhuratën nga e ëma e ndjerë!

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

Foto ilustruese

Dëshira e parë e çdo vajze në ditën e dasmës? Të ketë pranë prindërit e saj! Kjo nuk ndodhi me Emma-n, historia e së cilës u bë me shpejtësi virale në internet.

Në prag të dasmës, Emma nga Leicestershire, Angli zbuloi dhuratën që nëna e ndjerë i kishte bërë para se të vdiste.

Nusja u fejua në 2016-ën. Një muaj më vonë, e ëma u diagnostikua me kancer. Pavarësisht lutjeve dhe përpjekjeve që ajo të ishte pjesë e dasmës, vdiq në 2017-ën.

Kur javën e kaluar vajza shkoi për të marrë këpucët që kishte rezervuar për dasmën e saj, zbuloi se e ëma kishte paguar fshehurazi për to.

Surpriza u bë edhe më e dhimbshme pasi lexoi mesazhin e shkruar në pjesën mbrapa të këpucëve.

“Doja që në ditën tënde të dasmës të kishe një dhuratë prej meje. Këto këpucë janë dhurata ime. Uroj që kjo ditë të jetë magjike për ty. Shumë dashuri dhe përqafime!”- shkruhej në mesazhin mbi këpucë.

"Kur pashë që dhurata ishte prej saj, s’munda as të merrja frymë. Qaja dhe isha pafund e dëshpëruar.”-tregoi ajo.

Vajza, pohoi se dhurata për dasmën e saj nuk ishte e vetmja.  Sapo mësoi se i kishin mbetur 1 ose 2 vite jetë, nëna nisi të shkruante letra për gjithë pjesëtarët e familjes.

Historinë, Emma e ndau në llogarinë e saj të Facebook-ut ku u përhap me shpejtësi brenda pak kohësh.

Burimi: BBC

MOS I HUMBISNI