KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Aktori i ‘Harry Potter’ në karrige me rrota: Prej vitesh vuan nga osteoartriti

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

Ylli i “Harry Potter”, Robbie Coltrane është fotografuar në një karrige me rrota, teksa gjendet në pritje për të kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale, si pasojë e luftës së tij me osteoartritin. 68- vjeçari do të merrte një famë ndërkombëtare pas rolit si gjysmëgjiganti, gjysmënjeriu, Rubeus Hagrid.

Mësohet se prej vitesh, aktori ka vuajtur nga dhimbje konstante dhe të padurueshme.

“Situata shëndetësore, e cila ka ardhur duk u përkeqësuar ka ndikuar në ecjen e tij duke e kthyer në të domosdoshme prainnë e një karrigeje me rrota. Është një situatë tepër e vështirë për të, që Robbie po shpreson ta tejkalojë."

Prej kohësh, artisti e ka gjetur veten në gjendje agonie, një situatë ku dhimbjet shtohen akoma më shumë se zakonisht. Në 2016- n, skocezi tregoi për publikun se për çdo ditë kishte dhimbje të forta në gju.

“Kreva një operacion dhe mjekët zbuluan se nuk më kishte mbetur kërc në njërin prej gjunjve.”  

Osteoartriti është një sëmundje reumatizmale që prek artikulacionet dhe që shfaqet në moshë të mesme e më tej. Shpesh konsiderohet si sëmundja e plakjes së artikulacioneve për shkak të moshës së vonë të shfaqjes, por dhe sepse shkakton vështirësi të theksuara në lëvizje dhe e detyron pacientin të bëjë një jetë jo fort aktive.

Sëmundja prek njerëzit të të dy gjinive dhe pa dallim rrace. Në përgjithësi shfaqet pas moshës 40- vjeçare dhe shpeshtësinë më të madhe e ka rreth moshës 65- 80- vjeçare. Faktorët që nxisin/rrezikojnë shfaqjen e osetoartritit janë:

- Mosha e madhe

- Trashëgimia 

- Obeziteti 

- Dëmtimi i artikulacioneve nga trauma, ose mbipërdorim i tyre (që lidhet me aktivitetin fizik, profesionin etj)

- Deformimi i artikulacioneve që në lindje ose për shkaqe të ndryshme

Terapia fizike:

- Ushtrimet fizike përmirësojnë forcën muskulare, reduktojnë ngurtësinë dhe dhimbjen e artikulacioneve duke përmirësuar lëvizshmërinë.

- Terapia me të ngrohta dhe të ftohta jep një përmirësim për një kohë të shkurtër.

- Përdorimi i mbajtëseve (llastik ose materiale të tjera) për gjurin, krahun, për kolonën ka rezultuar mjaft efektiv në përmirësimin e levizshmërisë në aktivitetet e përditëshme.

- Procedurat fizioterapeutike si masazhi, acupuntura (metoda e futjes së gjilpërave në trup) dhe të tjera kanë efektshmëri për periudha të shkurtra kohore.

  

MOS I HUMBISNI