KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Diamante dhe pafund para: Cila unazë marramendëse i përket secilës VIP- e?

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

Nisur nga fejesa e Jennifer Lopez- it, në këtë artikull do të gjeni disa nga unazat më të shtrenjta të grave të famshme, që me të drejtë janë bërë pjesë e historisë.

 

Përgjigjja: Jennifer Lopez

Vlera: Më shumë se 1 milion dollarë

Karati: 15

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

3.9.19♥

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Pas dy viteve bashkë, ish- sportisti Alex Rodriguez e propozoi Jennifer Lopez- in me një unazë gjigante, vlera e të cilës mendohet të jetë 1 milion dollarë, ndonëse burime të tjera shprehen se çmimi shkon deri në 5 milionë.

 

Përgjigjja: Princeshë Eugenie

Vlera: 30- 50 mijë dollarë

Karati: 3

I fejuari i saj, Jack Brooksbank e propozoi Eugenie- n janarin e vitit të shkuar, pak muaj pasi edhe Harry propozoi Meghan Markle- in. Brooksbank u ul në gjunjë përballë një vullkani në Nikaragua, ku siç princesha tha për “BBC” atmosfera qe spektakolare.

“Liqeni ishte kaq bukur dhe pashë një dritë të veçantë që s’ma kishin zënë sytë kurrë më parë.”

S’është çudi që ndriçimi spektakolar të ketë ardhur nga guri i safirit, rrethuar me diamante

 

Përgjigjja: Meghan Markle

Vlera: 350 mijë dollarë

Karati: 4- 4.5

Kur vjen puna te unaza e fejesës së Meghan Markle- it, Harry dizenjoi gjithçka vetë. Diamanti qëndror (3 karatësh) është nga Bostwana, një nga vendet e para ku dyshja doli në takim; ndërkohë që dy diamantët e tjerë janë të mamasë së tij, princeshë Diana- s.

 

Përgjigjja: Kate Middleton

Vlera: 500 mijë dollarë

Karati: 12

Princi William e propozoi Kate- in tetorin e 2010- s, teksa gjendeshin në Afrikë, pranë malit Kenya (Kenia). Unaza 12 karatëshe ka në qendër një gur safiri dhe rrethohet nga 14 diamantë. Aksesori në fjalë ka qenë dikur i Diana- s, mamasë së William- it. Mendohet që në 1971- shin, babai i princit ka shpenzuar 47 mijë dollarë, ndërkohë që në ditët e sotme vlera i është rritur vërtet shumë.

 

Përgjigjja: Melania Trump

Vlera: 1.5 miliojë dollarë

Karati: 15

Zonja e parë u fejua në tapetin e kuq të “Met Gala 2004”, ku Donal Trump i kërkoi Melania- s të bëhej gruaja e tij (e tretë) me një unazë diamanti 15 karatëshe, për të cilën dikur Trump u shpreh se e gjeti me super ulje (më faal, po s’ishte nevoja).

 

Përgjigjja: Blake Lively

Vlera: 2 milionë

Karati: 12

Ryan Reynolds e propozoi aktoren me një unazë ari ngjyrë trëndafili, projektuar nga Lorraine Schwartz.

 


 
Përgjigjja: Kim Kardashian

Vlera: 4.5 milionë

Karati: 20

Pasi ia doli të siguronte një marrëveshje fitimprurëse me Adidas- in, Kany West mendoi ta festonte suksesin e tij duke i blerë se shoqes një unazë të re, 20 karatëshe. Asokohe Kim tregoi se teksa po flinte, Kanye tha se i kishte blerë diçka nga kompania sportive.

“Dhe unë i thashë: Në rregull, do t’i shoh nesër këpucët. Tani po fle. Pataj ai mori kutinë nga Lorraine Schwartz dhe e vendosi nën jastëkun tim.”

Fatkeqësisht Kim e pati unazën për vetëm një muaj, përpara se të'ia grabisnin në Paris, së bashku me disa bizhuteri të tjera, vlera e të cilave shkoi 6 milionë dolllarë.

 


Përgjigjja: Mariah Carey

Vlera: 10 milionë

Karati: 35

Unaza në fjalë iu dha Mariah- s nga Jared Packer, me të cilin qëndroi vetëm për pak muaj. Edhe pas përfundimit të fejeës, këngëtarja u fotografua disa herë me unazën në gisht. Gjatë një interviste, artistja u shpreh me shaka se “është kaq e rëndë sa nuk lëviz dot krahun.”

 

MOS I HUMBISNI