KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shendeti i Gruas

Pse është kaq e rëndësishme të shkarkosh një aplikacion për periodat

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2019

Pyetje e shpejtë: Çfarë thoni pasi doktori ju pyet se kur ishte dita e fundit e periodave? Gjasat janë që prisni disa sekonda, mendoni dhe përfundoni duke dhënë një përgjigje të përgjithshme, si “disa javë më parë” ose “disa ditë më parë”.

Por, kjo nuk është një gjë e mirë. Të dish gjithçka mbi ciklin e menstruacioneve nuk është e nevojshme vetëm për mjekun, por ju ndihmon në të njëjtën kohë të fitoni njohuri në lidhje me hormonet dhe shëndetin riprodhues në përgjithësi.

Ndryshime në cikël, gjakderdhje jo e rregullt, dhimbje të forta etj., mund të sinjalizojnë probleme të ndryshme shëndetësore. Pra, nëse ju ndodh diçka jo fort e zakonshme me ciklin, ju nuk mund ta kuptoni menjëherë në rast se nuk e "vëzhgoni" vazhdimisht.

Nëse “shënoni” diku të dhënat, do ta keni më të lehtë për t’u drejtuar tek gjinekologu dhe do të jetë më e lehtë për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Fatmirësisht ekzistojnë shumë aplikacione, ku mund të shënoni gjithë informacionet e nevojshme për periodat. Procedura është e thjeshtë dhe zgjat po aq sa kur dërgoni një mesazh në Facebook/Instagram.

Shembuj:

PERIOD TRACKER PERIOD CALENDAR
MYFLO
EVE BY GLOW
CLUE

MOS I HUMBISNI