Cilat janë prioritetet tuaja kur planifikoni një udhëtim? Ushqimi i mirë? Kultura? Historia interesante? Ka të ngjarë që këto të jenë elemente të rëndësishme, por sigurisht që përparësi i jepni çmimit.
Posta e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë një llogaritje vjetore në lidhje me shpenzimet e turistëve për një fundjavë në shtete të ndryshme të Europës – nga çmimi i një kafeje deri tek akomodimi në hotel.
Qyteti më i përballueshëm për të udhëtuar është Vilnius në Lituani, i njohur për pamjet piktoreske, arkitekturën me stil barok dhe historinë e larmishme.
Në Lituani mund të udhëtoni nga aeroporti për në qytet me vetëm 250 lekë dhe të qëndroni në një hotel me 3 yje për 10,000 lekë. Kostoja totale: 16,200 lekë.
Mundësi të tjera janë Beogradi në Serbi – ku arkitektura sovjetike ndërthuret me atë moderne. Një shishe birrë mund ta shijoni për vetëm 250 lekë.
Vendet e Europës Lindore janë ndër më të lirat në rajon. Një udhëtim në Varshavë mund t’ju kushtojë diku tek 23,000 lekë. Pak a shumë çmime të njëjta raportohen edhe për vende si Stambolli (Turqi), Bukureshti (Rumani), Porto (Portugali), Riga (Letoni).
Budapesti, një ndër destinacionet më të preferuara të shqiptarëve kohëve të fundit, nuk qëndron më në Top10, pasi është pozicionuar në vendin e 11.
Në vijim gjeni listën me 10 shtetet më të përballueshme për të udhëtuar:
1. Vilnius, Lituani – 16,200 lekë
2. Beograd, Serbi – 20,000 lekë
3. Varshava, Poloni – 23,000 lekë
4. Stamboll, Turqi – 24,000 lekë
5. Bukuresht, Rumani – 24,000 lekë
6. Porto, Portugali – 24,000 lekë
7. Riga, Letoni – 25,000 lekë
8. Bratisllava, Sllovaki – 26,000 lekë
9. Moskë, Rusi – 27,000 lekë
10. Pragë, Republika Çeke – 27,000 lekë
*Shënim: Çmimet janë konvertuar në lekë dhe duhet të merren si një udhëzues i përafërt.