KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity Style

Në darkën me Kate Middleton- in, Victoria guxoi me pak rozë NEON!

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2019

Kur e mendon, prania e mbretërorëve në një event të caktuar, e çon këtë të fundit në të tjera përmasa. Detyrimisht kërkohet seriozitet, klas dhe shumë, po shumë shije e rafinuar!

Mbrëmjen e shkuar, Kate Middleton- i iu bashkua galasë “National Portrait Gallery” së bashku me emra të njohur si Victoria Beckham, Kate Moss e të tjerë.

E meqë jemi këtu, kujt ia mori mendja se Victoria do të hiqte dorë nga takat e saj të zeza (tashmë historike) për t’i zëvendësuar me trendin e momentit: FO-S-F-O-R-E-SH-E-N-C-Ë-N.

45- vjeçarja mendoi të realizonte një thyerje interesante të kontrastit bardhë e zi me një palë stiletto neon ngjyrë rozë.

Marrë shkak nga veshja e Victoria- s mund t’i bëni ngjyrat fosforeshente pjesë të garderobës suaj, fillimisht në përmasa fare minimaliste. Një palë vathë:

ose çantë:

Për të vazhduar me fustan:

apo kostum sportiv:

Përsa i përket Kate Middleton- it, 37- vjeçarja veshi sërish fustanin e “BAFTA 2017” nga Alexander McQueen, shoqëruar me disa ndryshime të vogla:

BAFTA 2017
2019

MOS I HUMBISNI