KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sex

5 gjëra që vajzat duhet t'i dinë patjetër rreth seksit!

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2019

E vërteta është se përtej të gjithave,  vajzat duan dhe duhet të mësojnë më shumë rreth seksit. Informacioni s’është kurrë i dëmshëm dhe pasojat negative vijnë nga mungesa e diskutimit.

Kështu që fillojmë këtu. Më poshtë, do të listojmë disa prej gjërave më të rëndësishme që çdo vajzë duhet t’i dijë rreth seksit.

Masturbimi është normal-dhe shumë i mirë për ju!

Edhe nëse s’e keni dëgjuar atë legjendën e frikshme që thotë se mund të verboheni nga masturbimi, me siguri keni dëgjuar gjëra të tjera që ua kanë paraqitur si diçka “të turpshme”. Të mësosh rreth masturbimit mund të kthehet në benefit për vajzat e reja dhe jetën e tyre seksuale. Ju e njihni më mirë trupin tuaj dhe jo domosdoshmërisht duhet të përfshini dikë tjetër për t’u kënaqur.

2. S’ka asgjë të keqe rreth periodave

Shpesh, vajzave të vogla i flasin për menstruacionet vetëm në momentin që ato përballen me ardhjen e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i shpjegohet gjithçka rreth tyre.

3. Të gjithë format trupore janë të bukur!

Trupat që shohim nëpër revista përfaqësojnë një numër shumë të vogël njerëzish prandaj është e rëndëishme që vajzat të dinë që nuk janë ato modele për tu ndjekur me çdo kusht.

Prindi duhet të luajë një rol thelbësor në proçesin e vetëbesimit, duke i shpjeguar se sa më shumë ta dojë veten vajza e tyre, aq më e bukur do të duket.

4. Klitori është shumë, po shumë i rëndësishëm

Të rinjtë kanë ende nevojë të edukohen rreth rëndësisë së klitorit.  Ai është stimuluesi numër 1 që çon drejt orgazmës.

5. Është normale që vajzat të jenë gjithashtu seksuale

Shpesh prindërit, në veçanti nënat,  i rrisin vajzat duke e quajtur si tabu të qënit seksual. Nuk duhet patjetër të jesh në një lidhje për ta ndjerë këtë. Seksi mund të ndihesh edhe duke u ndjerë mirë me trupin tënd!

MOS I HUMBISNI