KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Top List

3 këngë shqiptare që do t’ju shpien në një tjetër nivel!

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2019

Si e diel që është (dhe ne e dimë sa javë e ngarkuar ka qenë për ju) menduam të linim pas listat e gjata me shumë e shumë këngë, për t’ju ofruar një gjë fare të shkurtër dhe të këndshme njëkohësisht.

Në këtë artikull do të gjeni tre projekte muzikore shqiptare që sollën diçka ndryshe në treg dhe përçuan ndjesi tepër emocionuese. Nëse ashtu si edhe ne besoni te forca e jashtëzakonshme e fjalëve, më poshtë do ndeshni 3 tekste të shkruara dhe performuara bukur.

Pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2017”, “E ndjej” nga Egzona Ademi ishte e pamundur të harrohej nga kushdo që e dëgjoi në radio, kafene apo kudo tjetër.

Klithmë e dikujt që po vuan nga humbja e dashurisë, kënga shpreh dëshpërimin dhe frikën e të mbeturit vetëm.

“E ndjej se nuk do të kthehesh 
Dhe unë si çdo njeri e kam të fundit shpresë 
E ndjej se nuk do kthehesh 
Nuk dua që të zgjohem vetëm çdo mëngjes 
E ndjej se nuk do kthehesh 
Me sytë e zemrës nga dritarja po të pres 
Vetëm njëherë të kthehesh 
Të të shtrëngoj pas vetes e pastaj të vdes”

Kënga është e duhura nëse ashtu siç jeni, vetëm, me një gotë verë në duar po kërkoni një kolonë zanore që t'ju shoqërojë në dhimbjen tuaj.

Për diçka më të gjallë dhe lozonjare, pak dozë “Ti dhe Unë” është ajo që ju duhet.

Ndjen se me këngën fluturon në vend dhe kohë duke e gjetur veten larg muzikës dhe ambjentit të përditshëm.


Muzika është tepër flirtuese dhe kombinimi i zërit  burrëror me atë femëror ju jep mundësinë ta luani këngën çdo herë që ju pret një mbrëmje romantike dhe pasionante.

“Edhe kjo natë më është e gjatë 
të pres të vish në përqafim 
Ne jemi lot që s'thahet kurrë 
tregim i bukur me dhimbje shumë 

Vetëm për ty frymoj në jetë 
netët e errëta ti m'i ndriçon 
Dëgjoje zemrën që rreh për ty 
ajo rrëfen për dashuri”

Ndërkohë, nëse ëndërroni për disa fjalë zemre kënduar nga një çunak i rënë kokë e këmbë në dashuri dëgjoni:

"Ëndërroj, të ta puth dorën,
t'ledhatoj
Fantazoj, je bashkë me mua,
t'përqafoj

U bo mëngjes, dita e mirë,
M'u qu prej gjumit pe kom fshtirë.
Pse s'po vjen ti mu me m'qu?
Me t'pasë gjith afër keq jom msu.
Ku me dit tash ku je ti,
ku me dit ti n'men a m'ki.
A t'kujtona ndonjë herë ty?
A më mban mend me m'pa me sy?"

MOS I HUMBISNI