Çdo vit, publikohen lista me librat më të mirë të biznesit, që janë lexuar nga miliona njerëz. Por me kaq shumë tituj dhe informacion, cili na duhet vërtet? Kujt duhet t’i japim prioritet?
Më poshtë janë renditur 8 libra biznesi, që të gjitha e kanë kaluar testin e kohës. Përpos faktit që për një kohë kanë patur numrin më të lartë të shitjeve, kritikët i rekomandojnë çdo herë e më shumë.
Bëjani vetes këtë nder duke lexuar librat më poshtë!
1. “Think and Grow Rich” (Mendo dhe bëhu i pasur)- Napolean Hill
Fjalia kyçe: Ju mund të arrini çdo gjë që përfytyroni dhe besoni.
Mendimet kanë fuqi të jashtëzakonshme. Fokusohuni tek ajo çfarë dëshironi dhe përkushtohuni tek qëllimi.
2. “Rich Dad, Poor Dad” (Baba i pasur, baba i varfër)- Robert Kiyasaki
Fjalia kyçe: Mësoni të bëni dallimin mes një aseti dhe një detyrimi.
Ka një arsye pse i pasuri bëhet edhe më i pasur. Ata e kuptojnë ndryshimin jetësor mes aseteve dhe detyrimeve. Një aset fut para në xhepin tuaj, kurse detyrimi i nxjerr. Nëse doni të bëheni të pasur, duhet të blini asete që gjenerojnë të ardhura.
3. “The E-Myth” (Miti E) - Michael Gerber
Fjalia kyçe: Punoni për biznesin tuaj dhe jo në biznesin tuaj.
Kuptoni që kushdo që punon në një biznes, shkon me 3 identitete. Si sipërmarrës, menaxher dhe si teknik. Të treja këto ju duhen për të ndërtuar një kompani.
4. “How to Win Friends & Influence People” (Si të bëni miq dhe të ndikoni tek njerëzit)- Dale Carnegie
Fjalia kyçe: Kujtoni që emri i një njeriu është për vetë njeriun tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në çdo gjuhë.
Ky libër është njësoj i rëndësishëm për botën dixhitale ashtu siç ishte kur u publikua për herë të parë në 1936- n.
5. “Shoe Dog”- Phil Knight
Fjali kyçe: “Mos i thoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thuajini çfarë të bëjnë dhe lërini t’ju surprizojnë nga rezultati.