Kur nuk gjendet përpara kamerës, Nicole Kidman preferon t’i qëndrojë besnike grimit minimalist. “Unë nuk vendos kurrë make up nëse nuk jam duke punuar,” tha aktorja për Allure në 2013-n.
Megjithatë edhe ajo ka mjetet e saj që e ndihmojnë të ketë një pamje të freskët dhe një lëkurë si bebe.
Nicole Kidman përdor ndër të tjera LA Mer Crème ($ 325), që e mban lëkurën të butë. Nëse ky çmim është jashtë buxhetit tuaj, aktorja pranoi se përdor edhe një hidratues të lirë, të përshtatshëm për lëkurën e saj të thatë, i cili kushton rreth 700 lekë - Aquaphor ($ 6,99, Amazon).
Burimi: Women’s World