Astro Fun

Mërkuri në prapavijë: Çfarë duhet të bëni këto ditë dhe çfarë JO!

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2019

Mërkuri në prapavijë: Çfarë duhet të bëni

Në 5 mars, Mërkuri hyri në prapavijë dhe e thamë më herët që ky fenomen do të ndikojë tek komunikimi ynë, lidhja me teknologjinë dhe shanset për tu keqkuptuar janë më të larta.

Kjo peridhë, deri në 28 mars do të jetë e tensionuar, kështu që në mënyrë që të shmangni konfliktet dhe situatat e pakëndshme, ndiqni këshillat më poshtë.

Ç’duhet dhe çfarë s’duhet të bëni gjatë këtyre ditëve?

S’duhet:

1. Mos filloni kapituj të rinj.

Nuk është momenti i duhur për të nisur një punë të re, një projekt apo një romancë.  Fillimet e reja shtyjini pasi Mërkuri të ketë dalë nga prapavija, ndryshe do të hasni vështirësi.

2.Mos dilni në përfundimi ose të lexoni mes rreshtave!

Siç e thamë, Mërkuri në prapavijë do të ndikojë shumë në sektorin e komunikimit. Kështu që bëni mirë të shmangni edhe debatet më të vogla pasi ka shumë mundësi të përfundoni në konflikt.

3. Mos e merrni shumë seriozisht një ndarje që ndodh gjatë kësaj kohe.

Kujtoni Mërkurin, pas çdo sherri.

4. Mos krijoni  shumë varësi ndaj teknologjisë këto kohë.

Ç’duhet bërë?

1. Koha për të mbyllur çdo gjë me të cilën po merreni është tani. Përdoreni prapavijën si kohën më favorizuese për t’i përfunduar gjërat e vjetra me efektivitet.

2. Bëhuni produktivë, por duke qenë shumë fleksibël.

Prapavija është koha ideale për tu ulur dhe reflektuar rreth jetës suaj. Gjithsesi, mos harroni se janë ditë të tilla që rrisin produktivitetin tuaj. Mund të mbaroni shumë punë , për aq kohë sa lini tendencën tuaj perfeksioniste mënjanë.

3. Kontrrolloni, analizoni dhe kërkoni.

4. Riskeduloni çdo gjë që është me shumë rëndësi.

E dimë që disa gjëra s’mund të presin, por nëse bëhet fjalë për një udhëtim, një blerje të re apo një vendim që duhet të merrni, prisni. Gjithçka do të duket më bukur pasi Mërkuri të dal nga prapavija.

MOS I HUMBISNI