Si të gjithë ditëlindjet e tjera, edhe 40-vjetori meriton të festohet, ndaj mos u bëni më të këqinj seç duhet me veten. Gjithsesi në këtë artikull do të flasim për disa nga ndryshimet themelore që pëson trupi i gruas pas moshës 40-vjeçare.
Harron shpesh
Nëse hyni në dhomë dhe papritur harroni se ç’deshët të merrnit ose nuk ju kujtohet emri i dikujt, mos u shqetësoni sepse nuk jeni vetëm. Sipas studiuesve, aftësia për kujtesë fillon edhe ulet, sidomos gjatë fazës së menopauzës. Megjithatë ndër të tjera ndikon edhe jeta e ngarkuar dhe stresi i përditshëm. Një gjë e tillë nuk është domosdoshmërisht tregues se do të vuani nga Alzheimer.
Bien flokët dhe fillojnë thinjat
Ndryshimi i niveleve të hormoneve ndikon tek shëndeti i flokëve. Përgjithësisht ndikon shumë gjenetika, megjithëse është normale që me rritjen në moshë të bien edhe flokët. Për të shmangur këtë, konsumoni vitamina dhe trajtojini vazhdimisht flokët me vajra esencialë dhe maska të ndryshme.
Përjetoni afshe të nxehta
Afshet e nxehta mund të zgjasin edhe për një dekadë të tërë, derisa të futeni zyrtarisht në fazën e menopauzës. Nëse po përjetoni ndjesi të tilla për momentin, mos u shqetësoni pasi menopauza mund të jetë vite larg.
Seksi bëhet i parehatshëm
Si për burrat, ashtu edhe për gratë, seksi nuk do të jetë më i rehatshëm si dikur. Nivelet e hormoneve fillojnë të bien dhe rrjedhimisht ndikojnë në performancën dhe kënaqësinë seksuale.
Nuk pini dot alkool, të paktën jo si dikur
Pas moshës 40-vjeçare, fillon tendenca për të pirë më pak alkool dhe një ndër arsyet lidhet me mëlçinë, e cila nuk funksionon më si më parë. Ndër të tjera, përdorimi i medikamenteve të ndryshme mund të sjellë vështirësi në metabolizëm.
Ndryshon gjumi
Me rritjen në moshë, “freskia” e trurit ulet dhe kjo gjë mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Problemet kryesore të gjumit nisin rreth moshës 50 dhe 60-vjeçare.
Me ndryshimin e moshës, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten ato të testosteronit. Një gjë e tillë ndikon në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta.
Burimi: CheatSheet - Health & Fitness