Sa e sa herë i kemi dëgjuar këshillat klishe që në fakt do të përsëriten gjithnjë: “Ndiq ëndrrat dhe pasionet e tua! Puno fort për to!” Kanë të drejtë. Asgjë s’vjen vetë dhe dëshira nuk mjafton.
Në epokën që jetojmë, as shprehjet më lart s’mjaftojnë. Pse? Sepse nëse pasioni dhe talenti nuk përpunohet në vendin e duhur me njerëzit e duhur, dashur pa dashur mund të deformohet. Përshembull, si mund të bëhesh një kuzhinier i zoti nëse vendi ku kalon një pjesë të mirë të kohës, nuk të jep dashuri?
Nëse chef-at nuk kanë aftësinë të të bëjnë ta kombinosh imagjinatën tënde me profesionalizëm dhe prakticitet? Ushqimi është ndoshta e vetmja gjë që ka fuqinë t’i bëjë njerëzit bashkë. Pavarësisht kulturës, vendeve apo çfarëdo gjëje tjetër, njerëzit do të ulen për të ngrënë së bashku. Ç’duhet për tu bërë një shef i suksesshëm?!
Të shkosh në vendin e duhur dhe nëse mendoni se në Tiranën tonë (jo dhe aq) të vogël ky vend s’ekziston, jeni gabim. E dini ku ndodhen tani kuzhinierat e ardhshëm?
Tek Albanian Gastronomy Academy! Në jetë, shumë mundësi i humbasim nga mungesa e informacionit, kështu që konsiderojeni veten me fat. Mjaftoi vetëm të telefononin tek ky numër (069 777 3333) për të mësuar se AGA, që ndodhet në zemër të Tiranës, në rrugën Qemal Stafa (pranë Pazarit të Ri), është jo vetëm një shkollë më vete, por dhe një hap i sigurtë drejt së ardhmes.
Studentët që shkojnë aty, duan jo vetëm të dalin si kuzhinierë të mirë, por në fund të gjithë rrugëtimit; gjejnë një vend pune!
Pasi të jesh specializuar si mjeshtër picash, a kuzhine të mirëfilltë, AGA të pajis me çertifikatat e duhura për të ushtruar gjithçka ajo familje e madhe të mësoi. Sepse aty ishte fiks si një familje! Shef-at, me profesionalizmin e tyre e dinë se kuzhina është i vetmi profesion të cilit t’i s’mund t’i fshihesh dhe askush tjetër s’mund t’a bëjë për ty.
Për më tepër, bashkëpunimi i AGA-s ka kaluar kufijtë e vendit tonë duke e çuar në një tjetër standart mësimin e botës së kulinarisë. Në maj të 2016-ës, AGA bashkëpunoi me Pellegrino Artusi, Itali. Me ndërmjetësimin e Ambasadës Italiane instituti profesional, i 2-ti më i mirë në të gjithë vendin, binjakëzohet me AGA-n për ta bërë rrugëtimin tuaj edhe më funksional!
Ata dallojnë talentin dhe të shtyjnë në drejtimin e duhur, të sigurtë që prej asaj shkolle nxorrën një tjetër profesionist. Përpos faktit që është si një familje e madhe ku studentët mësojnë artin e gatimit që në gjenezën e saj, AGA është njohëse e mirë e tregut. ky vend, ishte një eksperiencë më vete, një investim të cilin s’duhet ta mendoje 2 herë për ta provuar!
Shënim*: Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në 069 777 3333