Metropolitan

Ja kush janë librat më të shitur në Shqipëri

Në prag të çeljes së Panairit të Librit që do të mbahet në Tiranë në datat 12-16 nëntor 2014, Anabel.al ka kontaktuar përfaqësuesit e disa prej shtëpive botuese në Shqipëri, për të folur për librat dhe autorët më të shitur, të huaj dhe vendas, të këtij viti dhe të vitit që shkoi.

Më poshtë gjeni listën e librave më të shitur nga shtëpitë botuese:

BOTIMET DUDAJ

Triologjia "Millennium"- Stieg Larson

"Ferri" dhe “Kodi i Da Vinçit”- Dan Brown

"Preja e një martese të lodhur"- Rudina Xhunga

"Vargjet satanike"- Salman Ruzhdie

Sipas botueses Arlinda Dudaj, sukses të madh ka pasur libri i shumëpërfolur i kryeministrit Edi Rama "Kurban.

Por ajo që ka thyer rekordet në shitje, ka qënë libri i gatimit i moderatores së njohur, Arbana Osmani, që falë shitjeve të rrufeshme, ka qënë libri më i shitur në stendën "Dudaj", në panairin e shkuar.

BOTIMET PEGI

“Delikatesa"- David Foenkinos

“Krijesa të bukura"- Kami Garcia & Margaret Peterson

"Lista e dëshirave të mia"- Gregoire Delacourt.

"Burimi i jetës"- Ayn Rand

“Mos harro të më puthësh"- Alexandre Jardin

“Rebeka"- Daphne Du Maurier

Shtëpia Botuese OMSCA-1

"Gardalina"- Donna Tartt

"Mendo dhe bëhu i pasur"- Napoleon Hill

"Sekreti i bashkëshortit"- Liane Moriarty

Triologjia e Sylvia Day "E lidhur ngushtë me ty", "E pasqyruar te ty" dhe "E zhveshur përpara teje".

"Të vrasësh zogun përqeshës"- Harper Lee

"Ndihma" (The Help)- Kathryn Stockett

Gjithashtu shumë i shitur është edhe autori Khaled Hosseini me librat e tij "1000 diej vezullues", "Edhe malet oshëtijnë" si dhe "Gjuetari i balonave". Vend të mirë në shitje zë edhe autori rus Anatoli Toss me veprat e tij "Fantazitë e një gruaje", "Një histori amerikane" dhe "Tej cakut të dashurisë".

I pyetur përsa i përket autorëve shqiptarë, Luan Pengili, përfaqësuesi i shtëpisë botuese OMSCA-1 tha për Anabel.al, se autorët shqiptar Visar Zhiti dhe Petro Marku janë më të shiturit në vite.

Botimet TOENA

Në krye të listës qëndron autori brazilian, si një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë botërore, Paulo Coelho, me romanin e tij të fundit “Alef”.

Paullina Simons, me romanin “Kalorësi i Bronztë”

Autorja bestseller, Lesley Lokko me dy veprat e saj- “E fshehta  një vere” dhe “Kryekëput mashtrim”.

Nga letërsia greke vijnë veprat: Anteos Hrisostomidhis “Antenat e epokës sime”, Lena Manda “Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit”, Nikos Kazantzaki “Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More”.

Vend të rëndësishëm zënë edhe autorët më përfaqësues dhe më të fuqishëm të prozës bashkëkohore shqiptare: Fatos Kongoli me romanin e tij të fundit “Njeriu me fat”, si dhe Besnik Mustafaj me librin “Autoportret me teleskop”.

Pa harruar edhe veprat e akademikut shqiptar, Rexhep Qosja, me pesë vëllimet e tij të deritanishme të Ditarit “Dëshmitar në kohë historike I, II, III, IV, V”.

Gjithsesi, pavarësisht pretendimeve të shtëpive botuese se librat e tyre janë më të shiturit në treg, shifrat ekzakte mund të konfirmohen vetëm në Zyrën e Tatimeve.

REELS

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍