Revista kulturore amerikane, “Destig” e ka cilësuar piktoren shqiptare, Eva Belishova si “Top Artist” [Artistja në krye, më e mira] për vitin 2019.
Artistja ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e kritikës në Kaliforni; veprat e së cilës janë shfaqur në ekspozita dhe galeri të zonës së gjirit të San Francisco- s.
E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, punimet e piktores shqiptare janë pjesë e koleksioneve private në San Francisco, Londër dhe New York.
E pyetur në intervistë se prej nga ku gjen frymëzim, Belishova përgjigjet:
“Muzika, dëgjoj shumë nga Paul Oakenfold , Metallica, The Doors, DMX, Jimi Hendrix, Radiohead, Led Zeppelin dhe disa të tjerë. [Po kështu] Mjeshtërit e vjetër- Rembrandt, Bosch, Brueghel, impresionisti- Pissarro Klimt dhe modernët- De Koeing, Warhol, Rauschenberg. Gjithashtu filmat horror, subkoshienca e errët.”
Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e Belishovës, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan.
“Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova se si t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar.”
Njihuni me veprat e Belishovës…
Ndërkohë që intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.
Burimi: Top Channel