Metropolitan

Si burrat!

- Nuk dal nga dritarja të them!- nguli këmbë Shefi- hapja derën mamasë dhe thjesht më prezanto si punëdhënësi yt. Bëje si burrat!

- Burrat e bëjnë në këmbë, s'kam si ta bëj ashtu por një gjë është e sigurtë që po nuk dole menjëherë, do ta bëj këtu!- i thashë dhe tregova me shenjë nga prapanica ime.-Dil të them se ime më është e tmerrshme, me shpakë më rrihte kur isha e vogël.

- Epo duke të njohur, mendoj që nuk ka patur faj e shkreta- mu përgjigj këtë radhë gjithë irritim.

- Shiko, po të pa këtu mamaja ime do ti llomotisë gjithë fisit që po fejohemi, do detyrohesh të shkosh nëpër dreka e darka, madje do të të prezantojë edhe te Lavdoshi.

- Kush është Lavdoshi?

- Ai që shet gjizë te lagja.

- Epo ndoshta nuk do ta kisha aq problem-tha ai dhe më nguli sytë ndërkohë që një tjetër trokitje e fortë në derë më bëri te rrënqethesha duke më rikujtuar se Iliri po priste.

- Çfarë do të thuash?

- Që të dua!

Hapa gojën për t'ju përgjigjur para se ta kuptoja se cfarë tha dhe ngela ashtu me buzët gjysëm ngritur...pastaj ndjeva nje copë mish të butë që mu fut pa paralajmërim mes buzëve të mia. Me sytë hapur pashë hundën time që ngjeshej në faqen e tij dhe qerpikët që i kishte aq të gjatë sa më preknin faqet e mia, ndërkohë që më puthte.

 Zakonisht jam menduese aq e shpejtë sa kthej përgjigje ende pa dëgjuar çfarë më thonë, por këtë herë  u ndjeva tamam si kur në përpjekje për të ngjitur shkallët, më iku këmba bosh.

U zmbrapsa si e frikësuar dhe i ulërita:

- Je cmendurrrrr???!!

Ai uli shikimin përtokë dhe pashë si po luftonte me veten. Mendova se për pak do qante. Aman vetëm të mos qante se nuk ka asgjë më pak tërheqësë se dobësia, ose të qante, të qante! Pse të mos qante një herë një mashkull edhe për mua? Mund edhe të dukej seksi nëse qante bukur. Pse dreqin po mendoj për lotët e Demi Moore? Eh, bukur qante ajo. Patrick Swayze! Po, dua një burrë që të qajë si Patrick.

- Nuk ishte mami në derë...apo jo?- zëri i tij e ndërpreu heshtjen dhe medimet e mia dhe papritur u kujtova se kishte kaluar kohë që kur ra dera. Mesa dukej Iliri do të ketë menduar që nuk ndodhesha në shtëpi.

Shefi më vështroi ngultazi dhe psherëtiu si i zhgënjyer, mori xhaketën e tij në dorë, më përkëdheli faqen dhe më tha: 

- Mund të më tregoje që ke dikë në jetën tënde para se të bëja figurën e idiotit.

- Po hë, s'ka gjë, nuk flliqesh me mua- u mundova ta lehtësoja duke shtirur një buzëqeshje të pafajshme.

Edhe ai e shtiri një buzëqeshje që unë të ndjehesha sikur ja arrita qëllimit. Mbylli derën pas vetes dhe me la në mes të korridorit me një ndjesi shumë të hidhur në grykë. U ndjeva sikur dicka ishte thyer, sikur kisha lënduar jo vetëm jo mik të mirë, por një pjesëtar të familjes.

Ok, koha për ta shoqëruar gripin me muzikë depresionuese mendova, kur zilja e celularit më lajmëron se Enka po më telefononte.

- Dëshiron të jesh muzika ime depresionuese?- i thashë pa e lënë të fliste.

Jo, dëshiroj të jem një rrudhë e thellë që të ulem lehtë poshtë syrit tënd. Çfarë ke se të qenka mekur zëri?- tha ajo nga ana tjetër e telefonit.

- Eh, e di çfarë kam bërë o Enkë?

- Jo nuk e di çfarë ke bërë, por unë kam bërë seks anal.

- Epo të paktën njëra nga ne të dyja e paska bërë si burrat.- iu përgjigja.

- Si?

- Në bythë pra! - dhe largova telefonin nga veshi të mos më shurdhonte me të qeshurën e saj.

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰