Out and About

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2019

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Billy Porter, ikonë stili momentalisht në SHBA-ës, u shfaq në tapetin e kuq të Oscar-it i veshur me një kostum krejtësisht të veçantë nga dizajneri Christian Siriano. Një xhaketë e zezë që përfundon në një fund të fryrë gjer në fund të këmbëve.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Kjo nuk është hera e parë që aktori dhe këngëtari bën zgjedhje kaq të veçantë. Për të, moda është një mundësi e mirë për të shprehur dhe përfaqësuar atë ç’ka je.

Gjithsesi, veshja e tij na frymëzoi për t’ju rikthyer historisë së lidhjes që ekziston mes fundeve dhe burrave.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Burrat kanë veshur funde që në antikitet. "Kaunakes" ishte veshja unisex që burrat dhe gratë vishnin në Mesopotami. Fundi i ardhur nga kultura sumeriane duhet të ishte më i shkurtër nëse ishe një ushtar i thjeshtë dhe më i gjatë nëse gëzoje status të lartë në shoqëri.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Grekët e lashtë gjithashtu kishin veshjen e tyre tipike të bardhë që lidhej me një rrip në mes.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Një stil të ngjashëm përqafuan dhe romakët

Gjermanët vishnin një fund të tillë, të cilin historiani grek Diodorus Siculus e quante “chiton”.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Në fakt, pothuajse të gjithë veshjet antike ishin të bazuara tek ideja e fundit; kjo sepse ishte stili më e thjeshtë për t’u dizenjuar  dhe të krijonte shumë lehtësi në lëvizje.

Ti mund të ishe duke luftuar, duke punuar në një ndërtesë apo duke kryer rituale fetare dhe fundet ishin veshja ideale.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Që këtu, steriotipi se fundet janë veshje femërore dhe pantallonat mashkullore, bie poshtë. Në fakt, origjina e pantallonave erdhi si nevojë: njerëzit duhet të mbroheshin nga i ftohti. Gjithashtu, gjatë kalërimit  duhej diçka më e sigurtë për trupin, pasi fundet s’ishin dhe aq praktike.

Sidoqoftë, ky lloj “paragjykimi” nisi zyrtarisht rreth shekullit të 19-të. Për një kohë shumë të gjatë, fundet e shkurtra ishin baza e veshjeve për burra në Rilindjen Europiane.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Në shekullin e 16-të dhe 17-të, fisnikët në Angli dhe vende të tjera, përpos fundeve, nisën të vishnin dhe çorape ose pantallona të fryra poshtë tyre.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Kurse në vendin tonë, fundet e burrave në lashtësi quheshin burrat "fustanella", veshje e cila përdorej si uniformë zyrtare e Gardës mbretërore. Një traditë e tillë ruhet edhe sot e kësaj dite nga grupet polifonike.

Për herë të parë, përdorimi i pantallonave nisi tek fëmijët në shekullin e 19-të. Djemve të moshës 4-7 iu jepeshin pantallonat e para për të treguar që tani janë të rritur. Sigurisht, kjo lidhet dhe me idetë e reja që u përhapën rreth fëmijërisë apo trurit të një fëmije.

Një palë pantallona do ta bënin vogëlushin “burrë” dhe që prej kësaj kohe, fundet u bënë gjithnjë e më të papranueshme për djemtë e vegjël.

Sa e vjetër është historia e burrave që veshin funde?!

Ditët e sotme, ideja se fundet janë veshje shumë femërore, vjen nga perëndimi. Në kultura të tjera, si Indi, Japoni, Skoci apo Azinë Juglindore, fundet janë krejtësisht të pranueshme për tu veshur nga burrat.