KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Në ‘Dua të të bëj të lumtur’ ndodh propozimi më ‘i frikshëm’ për martesë

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2019

Prej tre vitesh, Juela dhe Bleriani jetonin historinë e tyre të dashurisë, që ishte kurorëzuar edhe në një fejesë. Si një mënyrë për t’i propozuar të dashurës për martesë, Bleriani mendoi që t’i bënte një rreng në “Dua të të bëj të lumtur”. Po, tmerri i të gjitha gocave ndodhi: U shfaq një tjetër!

Një aktore luajti rolin e “dashnores” së Blerianit. Anxhela, e fejuara e tij, fillimisht nuk e besoi situatën, megjithëse zor se mund t’i kontrollonte emocionet dhe shpërtheu në lot në prapaskenë.

Ndërkohë që Arbana përpiqej ta qetësonte, studioja bëhej gati për surprizën e madhe. Ai u ul në gjunjë, dhe ajo tha “Po!”. Meqë jemi këtu, ja një ide nëse i keni qejf këto propozimet me rrengje.

 

MOS I HUMBISNI