Relationships

E mërkura e sakrificës

Letra 1
Mirbrema Anabel! Dua te tregoj per sakrificen me te madhe te halles sime sepse nuk njoh njeri qe ka sakrifokuar me shume se ajo. Prinderit i vdiqen kur ishte vetem 15 vjece dhe kishte nje moter me te vogel dhe babain tim te cilet i rriti vete, lante, shplante, gatuante, i conte ne shkolle dhe punonte derisa i rriti e i martoi. Sakrifikoi rinin dhe jeten e nuk u martua kurre se kur i mbaruan hallet ishte teper vone per burre, thote ajo. Sot ajo eshte e moshuar, ska patur kurre nje mashkull ne jeten e saj, asnje gezim por nje jete te sakrofikuar. Une e falnderoj per ate qe ka bere per babin tim.

Letra 2
Meqe sonte qenka e merkura e sakrificave po marr dhe un mendimin te shkruaj sakrificen time qe kam bere per djalin tim te vogel 5 vjecar... Un isha e dirvocuar me burrin per 3 vjet, bera te pamunduren per te mos arritur ne divorc per hater te djalit por ishte e pashmangshme... Kaluam 3 vjet te divorcuar dhe sot jemi serisht bashk por kjo ishte sakrifica ime qe e bera vetem prej djalit, sepse ne periudhen qe isha e e ndare pas nje fare kohe komplet rastesisht njoh dike tjeter qe me beri te besoj serisht ne dashuri, por duke pare qe djali im kishte nje rraport shume te ngusht me babain mu desh te ndahesha me te dashurin dhe te pajtohesha me ish burrin... Edhe pse sot vuajtje shume per ate person por njekohesisht ndihem dhe e lumtur teksa shoh djalin tim te rritet i lumtur prane te dy prinderve, besoj qe cdo nene do ta bente kete per femijen e saj... Lumturia e engjellit tim vjen para gjithckaje... Ju falenderoj per kohen qe do i kushtoni....

Letra 3
Mirmbrema Anabel .Meqe tema eshte per sakrificen me te madhe te bere ne jete ,une po them timen.Isha ne vitin e fundit te gjimnazit kur njoh nepermjet shoqerise njoh nje djale qe pas disa kohesh qe u njoh ne perfunduam duke u lidhur mirepo une mbarova shkollen dhe doja medoemos shkollen e larte por perfundoi duke me dal ne nje vend tj jo ne Tirane ...Lidhja vazhdoi une vazhdova shkollen por cdo dite e me shume ziheshimi dhe kshuqe vendosa te ndahesha se nuk mundesha me ...Pas disa muajsh merr perseri ne tel dhe sa shikova nr e mbyll pastaj me mben sms ku me thonte qe duhet te me thonte dicka ..Filluam te flisnim me tha qe me donte por qe ishte fejuar me dike tj dhe qe ajo ishte shtatzane dhe se donte ate ..me tha qe do ndahej nga ajo vec per mua...Por une jam rritur ne nje familje me parime dhe i them vetem kaq qe une nuk do le nje femije te rritet pa prinderit afer..Per hater te atij femije hoqa dora nga ai njeri se ai femije eshte nje foshnje e pafajshme dhe pse une u lendova ..plz postoje dhe anonim te lutem Anabel

Letra 4
Prsh anabel. Ju lutemma postoni kete sms. Kam 1 vit e fejuar me nje djale. Cdo gje eshte perfekte e jemi shume te lumtur. Para 1 muaji ai zbuloi se vuante nga nje semundje e trashegueshme per te cilen ai nuk ishte ne dijeni. Pyetja ime eshte nese duhet te vazhdoj me te apo jo? E kam te veshtire te iki sepse ne kemi qene te lumtur gjithnje, e smund ta le vetem tani qe ka kaq shume nevoje per mua. Se bej dot sepse kemi 4 vite lidhje dhe 1 vit fejese e smund ta hedh poshte kaq lehte nje njeri si ai. Por nga ana tjeter nuk dua qe ne te ardhmen femijet e mi te vuajne nga ajo semundje. Me keshilloni ju lutem. Ndjehem po aq keq sa ai. Te lutem shume postoje. Dua te di mendimin e fansave. A ja vlen nje sakrifice e tille apo jo.

Letra 5
Nuk e di nese bej mire qe e quaj sakrifice, sepse te them te verteten, jam teper e lumtur qe e bera. Vellai im vdiq ne moshe shume te re bashke me gruan e tij, aksident! Isha 24 vjec asaj kohe, sot jam 34 dhe vajzen e tij e rrita une dhe prindrit e mi. Mua mu desh te hiqja dore nga cdo gje, madje dhe nga i fejuari im, sepse i dukej absurde qe te mbaja mbesen. Jam e lumtur qe ajo sot eshte nje 16 vjecare e qet dhe e lumtur, packa se her pas here mengjeseve eshte e trishte dhe me thot me mungojne dhe pse nuk i mbaj mend shume.  Sot jam e martuar dhe pres vajzen time te dyte... Bashkeshorti im ka nje djal 9 vjecar, deshi fati dhe na bashkoj me te njejtin hall... Flm nese e boton, dhe nese jo gjithashtu  Anonim dhe pse shumica do e kuptojne kush jam.

Letra 6
Mirmbrema Anabel Ne shume tema qe ke bere kam dashur te shkruaj historine time sepse e kam gjetur veten ne to por sot vendosa ta bej sepse besoj se kam sakrifikuar shume . Para disa vitesh takova ate qe sot eshte bashkshorti im,isha e re.po dashuri me shikim te pare  ,u largova nga Shqiperia per te, rreth nje vit pas martese Zoti na dhuroi nje princeshe te vogel,ishim te lumtur,kishim si te gjithe ulje ngritje po prape mire, tre vjet me vone papritur ne shpi me vjen policia ,nuk kuptoja asgje isha e shokuar me thojne qe im shoq ishte i arrestuar per nje krim dhe pas disa marrjesh ne pyetje e procedurash me leshojne bomben pervec se kishte bere nje shkelje ligji jo te vogel e kishte bere me nje femer qe kishte qene e dashura tij prej sh vitesh.me ra qielli mbi koke,se harrova gjate kesaj kohe isha perseri shtatzene ,nuk dija cte beja.me erdhen te gjitha pernjehere...e denuan.sh madje sot vuan akoma denimin,gjate gjithe kesaj kohe e kam takuar sh shpesh,po behen tre vjet,duhet te bej rreth 3-4 ore rruge per ta takuar, duhet dhe te punoj aq sa mundem,jo avokati jo femijet,jo fakturat qe nuk mbarojne ndonjeher,e kam takuar gjate gjithe shtatzanise,qe dhe ai te ishte pak prezent.i kam qendruar afer sikur nuk me kishte shkaktuar aq dhimbje sa cme kishte bere,ia coj gjithmone princeshat e tij ti takoje,me ka kerkuar falje,dhe e kam fal,largesia me beri te kuptoja qe e doja shume,po sakrifikoj shume per te,per familjen qe kemi...shpresoj te kthehet ne nje bashkshort dhe nje baba model... flm Anabel pa emer te lutem

Letra 7
Mirmbrema Anabel e dashur! Sakrifica me e madhe qe kam bere ne jete eshte qe i kam falur femijen tim motres. Oh Zot me dhemb zemra cdo dite per kete. Motra ime me mbi 15 vjet martese nuk bente dot femije dhe kur ngela shtatezene, ajo ma kerkoi mua meqe une i kam 3 femije te tjere. Me dhimbsej motra se une kisha 3 gezime ne jete e ajo sdo kishte kurre asnje. Mezi e binda dhe burrin me lutje e pergjerime por ai sot e kesaj dite sa here zihemi ma permend femijen. Goca ime u be 6 vjece e i therret mami motres time. Anonime te lutem

Letra 8
Prsh Anabel Shoh sakrifica dashuriqkash qe nuk mund ti quaj as sakrifica... Nuk po them qe un kam sakrifiku kushedi se cfar po per mua ka qen vertet sakrific e madhe se kam kaluar shum gjera e kurr nuk jam lodhur... Mua me vdic babi kur isha 13 vj dhe tani jam 23,motra ka qen 9 vj ndersa vllaj 7vj Ngaqe isha me e madhja isha e detyruar te beja shum gjera qe dy te vegjelve mos tu mungoj asgje... Dhe kur kisha ndonje mundsi per fejes thoja gjithmon jo sps nk mund ti lija engjejt e mi vetem...dhe pse nk isha shum e madhe ne mosh babai kishte shum besim te une dhe gjithmon me thoshte qe un mund tja dal dhe pa te.pasi ai I semur dhe e dinte qe nk e kishte te gjat... Nk jam martuar sps nk mundesha ti lija per asnje arsye nbot ato ishin gjithca per mu dhe martesen e shihja shuum larg..nk me kaloj mosha po un jetoj ne fshat dhe ktu martohen qe 14vj dhe gjithmon me hidhnin nganje fjal se shoqet e mia u martuan te gjitha..po as kjo nuk me bente te mendoj per martes sps kisha koh boll.. Tani motren e kam martuar dhe esht plotesisht e lumtur.vllaj esht ber per kurbet dhe per fat te mir esht ber me letra.. Dhe un nuk behem kuurr pishman pse sjam martuar sps shyqyr zotit qellimin tim ja arrita ata qe du me shum njet jan mir dhe nuk u mungon asgje... Tani do martohem dhe un dhe pse e kam pak te veshtir te vendos prap pasi nk dua te le mamin vetem..po do vendos nje dit..nk e di a mund te quhet sakrific..nqs jo mos e publiko. Faleminderit

Letra 9
Me qe eshte tema sakrifica edhe une do doja nje mendim nga fansat. jam nje vajze 22 vjec jeta ime ska qene e lehte ne te gjitha drejtimet..po i thone nje fjele cfar te ze edhe nuk e heq njeriu...une kam nje boshllek te madh qe e vuaj shume per familjen time qe jane keq nga gjendja ekomomike qe jane te semure,ne shqiperi qe me kepusin shpirtin edhe vetem per ta mendoj ne cdo cast,une punoj jasht shqiperise bej nje pune ku mar vetem 20 euro qe me zi me dalin per vete uj qira drita etj...edhe prinderit tim shume pak mund ti ndimoj...tani keto kohet e fundit kam njohur nje djale qe me thote te punoj ne nje shtepi publike qe do kem te ardhura shume,tani nuk di si te bej tani,ta bej ate pune per hir te familjes sime qe ti ndimoj edhe te shikojne edhe ate dy dite te mira edhe te hedh veten time ne ruge.??? une nuk mund te jem e lumtur kur prinderit tim vuajn    ju lutem me jepni nje mendim si per veten tuaj po te ishin ne kete pozite si do vepronit      ju lutem mos me paragjykoni

Letra 10
Qe ne moshen 16 vjec u detyrova te le shkollen sepse babai me vdiq e u nisa per ne greqi se nuk kisha te ardhura per te mbajtur dy vllezrit e maman qendrova 4 vjet pa par vellezrit e mi te vegjel por prap u ktheva se mamaja na kish len nuk.jetonte.me.aty mu permbys bota. kalova ne depresjon per 2 muaj por nuk u dorzova mendoja gjithnje per vellezrit te cilet ishin akoma ne shkoll me keputesh shpirti kur i nisja ndonjer edhe pa lek se nuk kisha . Kishte net qe qaja me or te tera se nuk kisha nje pun e te ardhura kjo perjudh zgjati afro dy vjet . Por tani kam nje pune dhe dy vellezri qe i dua shum dhe do sakrifikoj cdo gje qe atyre mos ti mungoj asgje.  Anonim te lutem

Letra 11
Speaking of sacrifices:  Halla ime e martuar prej shume vitesh, infermiere me profesion. Kishte nje marrdhenie jashtezakonisht te mire me burrin e saj, e donte aq shume saqe kjo e perjetonte shume keq faktin qe nuk i dhuronte dot nje femije, per kete arsye pas shume vitesh martese, pasi ben gjithe kontrollet dhe i konfirmohet qe problemi vinte nga ana e saj (pasi ishte sterile), vendos ti propozoje burrit te martohet dhe te kishte ne jete ate gje qe ajo nuk ja mundsonte dot. Pas kundershtimeve nga ana e tij qe ky ishte fat per te dy dhe qe ky diskutim s'duhej as te parashtrohej me nga ana e saj, ajo e injoroi kerkesen e tij dhe i gjeti nuse (me mbleseri). Beri c'beri perfundimisht e martoi dhe pse gjithe familja e saj ishin kunder ketij vendimi. Meqe ajo nuk u gezua dot me nje femije, i kerkon ish-bashkeshortit qe ta lejonin te ishte pjese e asaj familje pasi donte te shihte me femije dhe ti shifte ata tek rriteshin. Cifti ne fjale bene 4 femije dhe meqe halla ishte infermiere kujdesej ne maksimum per rritjen e tyre dhe femijet u lidhen aq shume pas saj saqe filluan problemet nga ana e mamit te femijeve. Si perfundim mami i femijeve i kerkon halles te dilte nga jeta e tyre. Halla dhe pse me dhimbje te madhe per femijet qe sdo ishte me prezente ne jeten e tyre, e respektoi vendimin e saj duke i dhuruar shtepine femijeve (pasi shtepia qe ata jetonin ishte e saja), dhe vet vajti e jetoi me te vellain. Ja pra dhe pse absurde keto jane disa nga gjerat qe ben njeriu per ate qe do.

Letra 12
Pershendetje Anabel. Ndoshta kjo nuk do t'ju duket sakrifice e madhe por une i kam dhene njeren veshke shoqes sime te ngushte. Perveç frikes se madhe qe kisha per operacionin, dhimbjeve, tani e tutje une nuk mund te bej shume gjera si per shembull aktivitete fizike si vrap apo lojra. Me kujtohet kur ishim shume te reja qe sa here ajo ankohej nga veshkat, une ja thoja me shaka: he se po i ruaj une veshkat te shendetshme te ta jap nje. Por ja qe erdhi dita qe mu desh ta ktheja shakane ne realitet ndryshe ajo do vdiste. Fale Zotit veshka perputhej  Une nuk pendohem. Te kam xhan A.

Letra 13
Persh Anabel.  Do doja te ndaja me miqte tuaj historine time te sakrifices e cila nisi kur une isha vetem 12vjec. Ne ate moshe familja ime emigroi jasht ne nje vend afer shqiperise.  Un sapo kisha mbaruar klasen e 6-te ne shqiperi dhe isha nje nxenese e perkryer. Endrra ime ishte te studioja e te behesha dikush ne jete por per fatin tim te "keq" nuk ndodhi ashtu. Kur emigruam me familjen time fillimi ishte shume i veshtire per ne ne nje vend te huaj as gjuhen nuk flisnim te ketij vendi. Une arita te mesoja shume shpejt e te mund te komunikoja ne gjuhen e vendit ku jetojme tashme.Per prinderit e mi ishte shume e veshtire te gjenin nje pune pa ditur gjuhen e keshtu mqs une munda te mesoja i kerkova prinderve te shkoja une ne pune pasi nuk kishim asnje te ardhur ne familje dhe gjithcka po shkonte shume keq prinderit qe grindeshin cdo dit e veshtiresi te ndryshme "emigracioni"  Keshtuqe un arita ti bind ata dhe fillova te punoj tek nje zonje e madhe ne moshe te ciles une i beja punet e vogla pagesta e llogarive,smarketin e disi keshtu. Kete pune e kam bere per 3vjet deri ne moshen 15 vjece nderkohe ne shtepine time shkoja vetem per fundjave sps duhet te qendroja ne punen time.tani pjesa sakrifice une sakrifikova endrren time shkollen studimet per te ndihmuar disi familjen time dhe ja dola mbane. Mbase nuk eshte ndonje dicka e madhe por kjo eshte sakrifica ime e cila me ben te jem krenare per veten time edhe pse nje enderr e imja ngeli diku neper sirrtaret e jetes e pa realizuar.  Flm nese e postoni respekte (anonim te lutem)

Letra 14
pershendetje anabel... Jam 18 -vjece Sakrifica qe un kam ber eshte qe lash studimet per tu kujdesur per gjyshin 90 -vjecar dhe maman e semure .Babai me ka vdekur ka plot 10-vite.Dhe duheshe medoemos qe un te mos shkoja ne shkolle te larte se nuk kishte njeri kush tu qendronte prane ketyre dyve...  flm nqns e poston  anonim

Letra 15
pershendetje anabel...mqs paskemi nje tem per sakrificat un po flas per nenen time...historia ime nis q ne bark ku mamaja ime ishte 8 muajshe shtatzen nje nat im at peson aksident i cili humb jeten  pas nj muaji vi ne jet un mamaja ime biologjike me braktisi dy diteshe ne shtepin e xhaxhait pasi mendonte t krijonte nje jet t re dhe per te un isha thjesht nje problem mua me rriti nusja e xhaxhait me xhaxhain t cilet un i njoh si prinderit e mi dhe jam teper krenare per ket  mamaja ime (nusja e xhaxhait) me rriti si t isha e saja me dashuri prej nene net pa gjum perkujdesje ajo kishte dhe 2 vajza me t medha se un t cilat un i quaj motra por un kurr skam ndjer aspak dallim nena ime esht luanesha ime falenderoj zotin q me rriten dy prinder kaq t mrekullueshem! me nenen time biologjike skam asnje kontakt dhe as dua te kem sepse un e kam nje nen.ju lutem anonim 

Letra 16
Mbase jam i cike me vonese po doja te tregoja sakrificen qe beri mamaja ime per "motren" time  Them "motren" time sepse eshte goca halles.Flasim per vitet 1980 mami sa ishte martuar atehere,kur per fat te keq halla ime divorcohet nga burri.Kthehet tek shtepia e prinderve me femije te vogel,goca 1 vjec e ca,njs kaluan 2 vite halla martohet perseri por gocen e le tek shtepia jone.Merr persiper mami im qe ta rrise,nje nuse e re qe s'kishte as 2 vite martese qe nuk ishte bere nene akoma behet papritur me femije,me tregon mami ate periudhe me syte m lot,sepse ishin shum te varfer dhe mami thoshte qe kishte raste qe rracionin e darkes vet e ruante qe tja jepte goces diten tjeter,sakrificat behen akoma me te medha kur lind vellai im,varferia extreme,puna ne koperative,jeta ne fshat e ja benin mamit jeten me te veshtire,ne ato kohe skishin as uje ne shpi dhe mami merrte rrobat e femijeve dhe shkonte 30 minuta larg shtepise ne burim ti lante,nga ema e goces nuk pat asnjehere kontribut as monetar as afektiv,madje as kur ju be dasma goces,mami im nuk mori asnjehere asnje falenderim vetem sharje pas kurrizit,po jam e sigurte qe heret a vone zoti do ja shperblej,nuk e them pse eshte nena ime,po eshte femra me zemren flori.Naten ju puth.Anonim se ka dal moda 

Letra 17
Pershendetje anabel. Eshte nje nder faqet me te bukura qe kam ne fb complimetet e mia per kete. Meqe po flitet per sakrificen doia te te thoia edhe un dicka. Jeta eshte e ter nje sakrific,kush pak me shum e kush pak me pak.jeta eshte si nje shkall qe dikush ben nje shkall me larte e dikush nje me poshte. E imja ndoshta nuk munde ta quaj sakrifice se nuk me mungon asgje ne kete jete.kam nje familje te mbrekullueshe. Por si nene me mungon rritja e femijeve te mi.i kam len te dy qe tre muajsh per tu rikthyer punes. Dhe kam nje boshllek te mathe nen vete kur per femijrin e tyre un sdi asgje.. Sic ju thash kio seshte sakrific e madhe ne jete. Por ja qe mua me mungon gjithcka.  anonim te lutem nese e poston.

Letra 18
Kam sakrifikuar fëmijërinë... Që 8 vjeç mbaja motrën time, bebe 14 muajshe herë ditën e herë natën kur mami shkonte turn I tretë pasi punonte në spital (nuk kishte zgjidhje tjetër). Mbroja 2 më të vegjlit me trupin tim nga ai që na solli në jetë, një njeri i pashpirt dhe i dhunshëm që bezdisej nga e qara ose lojërat e fëmijëve . Shenjat e shkopinjve e të shuplakave nuk mu hoqën nga trupi deri sa unë u bëra 22 vjeç po kurrë nuk e pata problem ti kundërvihem . U bën disa denoncime por në rajon ai kishte miq dhe duroja dhe ofendimet e policëve : Turp të kesh është babai jot !  U deshën vite po më në fund familja ime u çlirua nga një mostër . U rrita nën presion, u shkollova me sakrifica , gjeta punë pa më ndihmuar askush...Gjithsesi fundi I historisë është i lumtur, pres të martohem me një njeri të mrekullueshëm që më zbukuron jetën çdo ditë   Anonim ju lutem .

Letra 19
Prsh anabel. Un jetoj ne nje familje qe nk esht mir ekonomikisht por pavarsisht ksaj ata arriten tme shkollonin,kam mbaruar dhe 3 vitet e universitetit,dhe tani punoj (jasht profesionit) dhe ndihmoj motren time qe te vazhdoj studimet..e bej me kenaqesi dhe pse gjendja ime shendetesore nk ma lejon un do beja tpamunduren qe ajo te mbaroj shkollen pa i munguar asgje.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb