KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

Hëna e Plotë në Virgjëreshë: Si do të ndikojë te shenjat e horoskopit

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2019

Dashi

Hëna e plotë e 19 shkurtit në shenjën e Virgjëreshës do të sigurojë finalizimin e një projekti të rëndësishëm. Urani dhe Marsi do të udhëtojnë bashkë gjithë muajin dhe do e përshëndesin miqësisht Hënën në fjalë. Është një dhuratë nga universi. Projekti me të cilin po merreni tani do të ketë shumë rëndësi në të ardhmen e karrierës suaj. Teksa bëheni gati t’ia tregoni botës, do të haseni me disa ndryshime të papritura që do të dalin për mirë. Madje, do të duartrokiteni. Është momenti ideal për të marrë pjesë në një garë, sepse Urani dhe Marsi do t’ju japin energjinë që ju duhet. Nëse nuk ushtroheni, ky është momenti që të anëtarësoheni në palestër dhe të filloni. Hëna do t’ju ndihmojë të hani më mirë. Nëse nisni tani, do të jeni gati për plazh më shpejt se ç’e prisni.

Demi

Javën e tretë të shkurtit do të hiqni fokusin nga karriera e do t’i përkushtoheni jetës romantike. Hëna e plotë e 19 shkurtit është shumë e veçantë. Marsi do t’ju veshë me një tis joshës. Ndoshta s’e dini sa tërheqës jeni, por nëse jeni beqarë, sigurohuni të dilni e të njihni njerëz të rinj edhe katër ditë pas Hënës së plotë. Mund t’ju ftojnë në një event më 23 shkurt. Përpiquni të dukeni sa më mirë. Dhe, nëse jeni me dikë, planifikoni diçka romantike.

Binjakët

Hëna e plotë e 19 shkurtit do të shkaktojë kulminimin e një çështjeje pronësie. Mund të blini, shisni, merrni/jepni me qira një pronë. Përfundimi do të jetë i lumtur. Nëse s’e keni mendjen te pronat, atëherë mund të jeni të shqetësuar për familjen. Ndoshta një prind mund të shpërngulet ose një prej fëmijëve tuaj. Nëse duhet të vendosni në vend të nënës ose babait tuaj, vendosni gjatë hënës së plotë. Të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Gaforrja

Hëna e plotë e 19 shkurtit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të komunikimit, prandaj bëhuni gati të finalizoni një marrëveshje. Shfrytëzojeni këtë hënë pasi Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5 deri 28 marsi. Në atë periudhë do të jetë e vështirë të bini dakord. Në mars, klientët, blerësit dhe shitësit do të ndryshojnë mendje disa herë, pa asnjë arsye. Ky është një muaj produktiv. Përdoreni. Ndoshta keni nevojë për një udhëtim jashtë qytetit për pak ajër të freskët dhe kohë për të pastruar mendimet. Do të shkoni mirë me partnerin, s’keni pse niseni vetëm. Mund të argëtoheni bashkë.

Luani

Hëna e plotë e 19 shkurtit te Virgjëresha do të sjellë një çështje finaciare në vëmendje – mund të pranoni pagën e një pune të e. Nëse jeni duke u përpjekur për një pozicion të ri në anën profesionale, bisedimet do të kulmojnë shumë shpejt. Duket e mundur që të fitoni një punë të re ose një pagë bujare.

Virgjëresha

Hëna e plotë e 19 shkurtit në shenjën tuaj do t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Do të nisni të konsideroni të ardhmen në lidhje me një marrëdhënie të ngushtë. Si një Virgjëreshë, gjithmonë vendosni nevojat e të tjerëve në vend të parë, por tani mund të vendosni tuajat si më të rëndësishme dhe me të drejtë. Për shembull mund të fejoheni, të martoheni gjatë kësaj jave, plus minus katë ditë. Kjo do të thotë se do të përfshiheni nga surpriza dhe të qeshura dhe pse jo, një udhëtim dhe dhurata financiare ose të vlefshme. Nëse keni nevjë për një plan sesi të bëni më shumë para, mos u shqetësoni pasi do të shfaqet.

Peshorja

Hëna e Plotë në Virgjëreshë do t’ju sjellë goxha kohë për të pushuar. Bëni kujdes me shëndetin, pasi gripi apo ndonjë i ftohtë po ju vjen nëpër këmbë. Këtë muaj prisni gjithashtu disa surpriza në lidhje me financat. Gjatë një muaji me kaq gjëra të mira, jini optimist- ju jeni të zotë të zgjidhni gjithçka që ju del para.

Akrepi

Rreth datës 19, mund të keni një dasmë, baby shower ose një festë përvjetori. Duke marrë parasysh që Dielli, Neptuni dhe Mërkuri janë të gjitha në sektorin tuaj të dashurisë, kjo Hënë e plotë është e mbushur me elemente romantike. 6 marsi do të vijë me një erë të re!

Shigjetari

Lajmin e madh, që do të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj përsa i përket aspektit profesional do ta merrni më 19 shkurt. Ngazëllimi do të jetë i papërshkrueshëm për ju- Do të keni kaq shumë gjëra për t’i bërë me dijeni.

Bricjapi

Jeta juaj shoqërore do të shkëlqejë dhe ju do të jeni ylli i çdo vendi, tubimi apo mbrëmjeje. Nuk do të mungojnë udhëtimet dhe romanca në jetën tuaj, madje më mirë akoma, që të dyja do të bëhen bashkë duke iu ofruar një arratisje të ëmbël me njeriun e zemrëns. Nëse udhëtimi do të ndodhë për arsye pune, përsëri lajmet janë pozitive. Ndaj përpiquni ta shfrytëzoni këtë periudhë të favorshme për të publikuar sa më shumë punë, të cilave nuk do t’u mungojë duartrokitja dhe vëmendja maksimale.

Ujori

Hëna e plotë në Virgjëreshë më 19 shkurt do të jetë jashtëzakonisht miqësore dhe do të ndezë shtëpinë e parave. Nëse jeni duke negociuar me dikë, mund të arrini papritur marrëveshje. Saturni do të jetë në anën tuaj për të sjellë qëndrueshmëri në financa. Afërdita gjithashtu do të sjellë fitime të shumta.

Peshqit

Hëna e plotë në Virgjëreshë më 19 shkurt ka të ngjarë të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e ngushta. Për shumicën e njerëzve, një Hënë e plotë në shtëpinë e shtatë tregon një zhvillim të madh në jetën romantike – mund të fejoheni ose të martoheni për shembull. Nëse jeni tashmë të martuar, lajmet nga partneri do të ndikojnë edhe tek ju.

MOS I HUMBISNI