KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Karakteristikat e Shenjave

Si ta dalloni që së largu një të shenjës së Peshqve

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2019

Kur të takoni njerëz të shenjës së Peshqve, shihni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm tё vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe tё gjera, si kёmbёt e dikujt qё ka punuar zbathur nё arё. Lёkura do tё jetё e butё, flokёt shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrё tё celёt (edhe pse ju do të hasni një numër tё madh personave tё kёsaj shenjё zeshkan).

Sytë e Peshqve janë të lëngshёm, me qepalla tё rёnda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi tё theksuar dhe jashtёzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht tё bukur. Nuk ka fjalë tё tjeta për t'i përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lёvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jo-kёndshёm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshёm, kjo rrallё ёshtё e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, nё vend qё tё ecin, si tё jenё duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjёherë, ata janë vërtetë. Ku ёshtё uji? Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tёrhiqet prej tij.

Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dëshirat e dyfishta. Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundёrt, simbolizojnë zgjedhjen qё u ёshtё dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë t'i realizojnё qëllimet e tyre. Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, për ti shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe ti qёndrojё larg pasurive tё kësaj bote.

Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative. Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejnё pёr tё larë enët apo pёr tё hequr borën. Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë tё shohё pёrpara. Peshqit shpeshherё tёrhiqen- ose nga lartësitë sublime tё një jetë të pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.

Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit mё tё mirë në teatër. Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinё qё kanё ndaj punëve tё lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё përvojës. Tё mёsuarit përmendësh është rrallë një problem pёr ta. Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje tё Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.

Peshku duhet të ruajё energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Tё dobёt kur janё foshnje, rrallë tё fuqishёm kur janё fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanë metabolizёm tё ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.

Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund të sjellin probleme me mëlçinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet nё kёmbё, duar ose kyçe janë të zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitё.

Mushkëritë nuk janë shumё të forta dhe gёshtrinjtё dhe kyçet e kёmbёve janё tё dobëta qё nga lindja. Kёta persona duket se kanë ose k

ёmbё tё dobёta dhe tё plogёta, ose kёmbё shumё tё forta dhe tё zhdërvjellëta. Nuk ka tё ndёrmjetme pёr kёta. Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur tё brendshme dhe një nga sfidat më të mёdha tё Neptunit, është të zbulojё këtë forcë latente dhe ta nxjerrё nё pah. Pёshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse çdo gjё qё ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartësitë, metrotё, ashensorët dhe turmat me njerёz.

Shënim: Ky artikull është i përditësuar. Për herë të parë është postuar në janar të 2014-ës (Karakteristikat e PESHQVE nga Linda Goodman)

MOS I HUMBISNI