Një revolucion i jashtëzakonshëm po ndodh dita ditës në botë- Miliona njerëz i janë bashkuar mrekullisë së momentit, asaj ndaj zhdukjes së rrudhave dhe konturimit të fytyrës, në kushte shtëpie! Jemi të parët që po jetojmë lindjen e kësaj epoke gjeniale, ku mund të zbehësh vijëzimet e ashpra të lëkurës, t’u japësh jetë e volum mollëzave apo të krijosh buzë sa më mishtore, pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kjo është çmenduria më e re e shkencës dhe Fillerina është produkti që do t’ju shpjerë përtej imagjinatës! Popuj nga më shumë se 34 shtete po realizojnë ëndrrën e tyre dhe gjejeni çfarë, gjigantja Fillerina ka mbërritur edhe në Shqipëri, falë Rejsi Farma!
Fillerina- Trajtimi i së ardhmes
Linja kozmetike zviceriane, Fillerina surprizoi mbarë globin me trajtimin e parë Filler Dermo- Kozmetik për përdorim në shtëpi, një trajtim ky që arrin të sfidojë kohën dhe gravitetin duke ruajtur rininë dhe dhënë tiparet e shumëdëshiruara; mollëza të kërcyera e buzë të plota.
Ku fshihet magjia e Fillerina- s
(Nga vetë emri) Fillerina gëzon efektin Filler (mbushës) ku 6 acidet hialuronike depërtojnë në shtresat e thella të lëkurës duke dhënë rezultatin e ëndërruar ndaj rrudhave dhe ushqyer mollëzat e buzët, për më shumë pompozitet. E gjitha kjo, nga rehatia e shtëpisë!
SEKRETI? 6 molekula të acidit hialuronik me pesha molekulare të ndryshme, që ndërthuren harmonikisht dhe mbi të gjitha veprojnë suksesshëm.
Si funksionon kjo teknikë inovatore?
Fillerina është ideuar për këdo që kërkon t’u qëndrojë larg shiringave apo ndërhyrjeve, të cilat kushtojnë një mal me para. Kështu, xheli çudibërës mbartet brenda disa aplikatorëve që ju ndihmojnë ta aplikoni mbi rrudhat e moshës, linjat e shprehjes dhe në zonat që kanë nevojë për një efekt volumizues (buzë dhe mollëza). Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe me pëllëmbën e duarve cekni lehtë pjesën e mbetur për të siguruar shpërhapjen e duhur dhe përfunduar përthithjen.
Pse bota po çmendet pas zvicerianes Fillerina
Ende është e pabesueshme se si ky Filler Dermo- Kozmetik bën ndryshime në shumë pak kohë. Afro një muaj trajtim dhe lëkura juaj do të përfitojë freskinë, rininë dhe konturimin e dëshiruar. Ndonëse efekti ndjehet që në ditët e para, mjaftojnë shumë pak javë për të nisur një jetë të re, me një pamje shumë më të freskët e të kuruar. Sa zgjat magjia? Plot gjashtë muaj!
Për këdo, për të gjithë ne
Fillerina nuk përjashton askënd! Të gjitha llojet e lëkurës mund të përfitojnë nga ky efekt i pabesueshëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, xheli jetëndryshues gjendet në tri përqëndrime të ndryshme; ekzaktësisht për moshën 23- 30- vjeçare, 30- 40- vjeçare dhe 40- vjeçare e tutje.

A ka efekte anësore?
Përpos pamjes natyrale, Fillerina ofron siguri të plotë. Acidi hialuronik që përmban trajtimi është një përbërës natyral, i cili ekziston gjithashtu edhe në trupin tonë. Pra thjesht zëvendësohet ajo pjesë që ka humbur në lëkurë me kalimin e viteve ose shtohet në zona të caktuara (buzë, mollëza) pa rrezikuar asgjë!
Funksionon porsi një filtër Instagram- i në jetën e vërtetë, fal rini dhe konturim perfekt, sa hap e mbyll sytë. Mbajeni mend mirë këtë emër, FILLERINA. E gjeni në çdo farmaci!