
Letra 1
Ai eshte i miri im qe di tma nxij jeten kur do e ta bej diell dhe diten me te zymte kur do!Jemi njohur perpara 3vitesh atehere kur une i kisha mbyllur te gjitha dyert e zemres sime pasi zhgenjimit nga dashuria e pare(sa budallaqe kaq qene kure mendoj.per nje dashuri femijesh). Ai arriti te gjente celesin e zemres sime dhe kete e arriti vetem me ciltersine qe ai ka,me beri qe ta kisha perzemer qe ne takimet e para te cilat nuk kane qene vetem per vetem.por me shoqerine. Kjo pasi ai nuk nxitonte ne asnje momente,ishte aq i kujdesur e aq i embel e me trajtonte per mrekulli.Madje nj periudhe te mire te lidhjes sone me ka folur gjithmon "Bebi im". Por sic dihet fillimi eshte kaq i embel.pastaj me kalimin e kohes fillonte te dalin gjera te tjera ne siperfaqe. Keto mosmarrveshje apo nderhyrje e te tjereve e kane lekundur marrdhenien tone por kurre nuk kane arritur ta rrezojne,ne gjithmone jemi munduar ta mbajme te forte. Shpesh here te merzis me veprimet qe bej dhe ti me denon duke mos me folur po ca te bej qe xhelozia per ty shpeshhere me mbyll syte.Por as rastet e tua per te me merzitur nuk jan te pakta.Gjithsesi une te dua fort! Anonim Te lutem!
Letra 2
Nese eshte e mundur me miresjellje te kerkoj ta postosh I them asaj vajzes me hunden e vogel dhe buzen e bukur, qe buzeqeshja e saj eshte arsyeja me e bukur e buzeqeshjes se shpirtit tim. Te dua ne cdo gje, te dua cmendurisht ashtu sic mund te duhen dy njerez te cuditshem.Je femer e adhurueshme .Te dua kur nervrikosesh kur acarohesh ateher mendoj se behesh edhe me e bukur, ndoshta jam marrosur mbas teje se di.Te premtoj se do te te dua keshtu sic te dua tani deri ne fundin tim..your nigga..
Letra 3
Mirmbrema Anabel..doja te tregoja historin time,historin time dhe te asaj...historia jone vazhdoi kur ne ishim akoma ne gjimnaz..ajo ishte me vit te dyte dhe un ne te tretin..qe heren e par qe e kisha pare ate vajze me kishte pelqyer dhe rene ne sy..por shoqeria jone e ndryshme kishte bere qe te mos njiheshim..por nje dite nje shoqe ne klasen e saj beri nje party per ditelindje dhe aty ishte dhe ajo..un e ftova te kerceja dhe ajo pranoi..kemi kercyer per afro 1 ore dhe skemi folur asnje fjale vetem kemi shkembyer shikime..pas disa ditesh i cova ftes ne fb dhe ajo ma pranoi..kemi filluar duke folur me njeri tjetrin dhe po krijonim nji afrimitet qe nuk e kisha me asnje vajze tjeter..derisa pas 2 javesh qe flitnim me njeri tjetrin e ftova te dilnim bashke..ishte nje nder momentet me te bukura dhe me emocionuse,ajo rrinte gjith turp dhe me zor fliste,edhe un isha ne ate gjendje..ajo ishte e skuqur nga turpi..pas 2-3 takimesh ne krijuam nje afrimitet me nj tj..flitnim pothuajse tere kohen me nj tj..flitnim per cdo gje me nj tj..nuk kisha sy per asnje vajze tjeter por vetem per te..pas disa muajsh un i propozova asaj..ajo ne fillim ishte shume dyshuese,kishte friken time se une e kisha thjesht per nje aventur,kishte frike se une do ta tradhtoja..pas shume e shume dyshimesh ajo pranoi te lidhej me mu..isha nder personat me te lumtur ne bote..e adhuroja ate femer,e adhuroja ne cdo aspekt te sajin..ne kishim friken e familjareve te saj se ato mund te na dallonin per lidhjen tone dhe do te na duhej te ndaheshim,por un vazhdoja dhe i thoja qe kjo gje nuk do te ndodhte dhe i thoja qe cfardo qe te ndodhte mua me ke afer..derisa nje dite ndodhi ajo qe kishim me frik..babai i saj na pau duke dale nga nje lokal..na u duk sikur na u shemb toka..ai erdhi dhe me nje pamje te eger mori vajzen e tij dhe mua me tha 'ne qofte se ke prekur vajzen time do ta kesh punen pisk' dhe nuk me la te flisja dhe iku..pas disa kohesh ajo me con sms dhe me thote 'cfare do te besh me mua,do me braktisesh tani?'..un isha ne dilem te madhe..ne ishim te rinj per tu fejuar po ama nuk mund ta lija me balt jeten time..i thash 'jam ai qe isha par dhe nuk te braktisi sa te jem gjalle'..un i thash familjes time dhe ato shkuan dhe sqaruan punet me familjen e saj..ne ishim shume te gezuar,sidomos ajo sepse e shifja ne syt e saj ne menyren se Si me shifte gjith adhurim q nuk e kisha braktisur..tani ne kemi 3 vite fejes,dhe vitin tjeter martohemi..desha ti thoja dhe dicka dashuris time:Je jeta ime dhe nuk te braktis kurre.
Letra 4
Mirembrema anabel. E kam shok,por se konsideroi te tille! Dalim bashke ne menyr shume shoqerore,ama gjithmone kam rrahje zemre kur jam prane tij. Rrim me ore te tera bashk dhe ja kalojm shum bukur,e sa her kthehem ne shpi jam me nje ndjenje aq fantastike sa ende sja gjej dot emrin.... Ajo qe smundem ti them dot shokut tim,por qe se konsideroj te tille eshte fakti qe e Dua! Qe cdo nate fle me mendjen tek ai,qe cdo gezim i tij me gezon dhe mua dhe cdo merzi e tij me merzit dhe mua! Nuk i them dot qe e dua,se ai eshte i lidhur me dike tjeter! Ama jam e lumtur qe e kam pran si shok.
Letra 5
Pershendetje Anabel ! :)) Sapo lexova temen mendja me shkoi direkt tek Ai. Ai qe per pak kohe u shnderrua ne nje nga personat me te rendesishem te jetes sime. Kam vetem 2 muaj e lidhur me te por kane qene muajt ku jam ndjere me e lumtur se kurre. Eshte kaq shume i adhurueshem. Eshte ai qe ne cdo moment me ben te qesh, qe asnjehere nuk me ve siklet per asgje. Me pelqen buzeqeshja e tij qe kurre si iken nga fytyra sa here jemi te dy. Sa here takohemi nuk harron kurre te me komplimentoje dhe pse floke mund ti kem keq xp dhe me fshin lipstickun qe te me puthe rehat :PP. Ndoshta historia jone nuk eshte si te tjerat shume vjecare qe kane kaluar veshtiresi e sakrifica,por di te them qe eshte nje nga fillimet me te bukura qe une mund te mendoja se do me ndodhte. E admiroj, e adhuroj ate person dhe falenderoj Zotin qe na bashkoi rruget te dyve. I dua ato momente kur me ngre ne krahe pa ia kerkuar une e para, ato momente kur me thote sa xhan me ka dhe mbi te gjitha kur me ben te ndihem e vlersuar, e respektuar nga ai kur takojm shoqerine e tij. Per te me merr malli sa ndahemi kur me percjell per ne shtepi. Me ka marr edhe tani qe po bejm 24 ore pa folur pasi ai u nis per jashte. Dua ti uroj me zemer nga ketu, qe cdo gje ti shkoje mbare dhe si te doje ai. Te dua tropojani im. Flm nqs e postoni :))
Letra 6
FB- Me ndryshoji jeten Jam nje vajze 20 vjece dhe cdo gje filloji para 4 viteve kur un isha vec 16 vjec dhe i dashuri im 17 Ishte ora 8 e mengjesit kur ngrihem nga gjumi dhe i them motres qe do shkoj deri tek interneti..atehere kisha hap nje adrese me emer te rrem dhe pa foto...keshtu qe ika tek interneti dhe u futa ne fb dhe shikoji qe me kishin ardh 6 ftesa,te gjitha i fshiva por shikoj qe kisha harru 1 pa fshi .edhe kjo adrese ishte me pseodonim dhe pa foto...nga kjo ad me vjen nje SMS (CKEMI si je) ky sms me beri te futem tek muri i tij dhe aty me prekin statuset e tij...dhe ne ato momente me fiksohet ne koke sikur eshte goce ...futem tek te dhenat dhe aty kishte nr e tel...i bej zile sps nk kisha kohe te rrija ne fb...(dhe thashe nese eshte cun dhe me shqetson do thyej nr) Kur shkoj ne shtepi me ben nje sms dhe keshtu filluam te flisnim vec me sms por mua akoma sme mbushej mendja qe eshte cun...dhe me merr ne tel (theksoj qe per sa kohe kemi fol vec me sms nk i kemi ditur emrat e nj tj)...dhe sapo i degjova zerin cdo gje mu ndricua...por serisht nk mendoja per lidhje dhe kurr sme kishte shku ne mendje te kem nje lidhje me te...folem pak minuta dhe pastaj e fikem...por un fillova te cmendesha me mbeti ne mendje e qeshura e tij...folem edhe ca dit te tjera me sms deri sa nje dite i thash DUA tet shikoj ta di me ke pa flas (gjithmon si shoke) ok tha mund te fls ne skype...dhe e lam per nje dite te shtune ne oren 9 mengjes..po ce do ate dite un kisha njerz dhe i them tme pres per pasdite dhe me priti...erdhi ora dhe ika ....Sapo kam hapur skapyn zemra me ka rrah fort..doja vec ta shikoja aq i bukur ishte ..nk munda dot as te flisja..dhe e genjeva i thash qe nk punon kompjuteri..vec po e shikonim njeri tj...kur dola nga interneti me ben nje sms dhe me pyet si te dukem...dhe un i thashe qe ke ndnj gje tjeter..dhe me tha po...UN DO KISHA SHUM DESHIRE QE TI TE ISHE E DASHURA IME...dhe un pa u menduar 2 here i thash po...keshtu u lidhem..kaloji nje muaj dhe i kerkova te takoheshim pavarsisht se ishim 4 ore larg nga nj tj ai erdhi dhe e lam ta takoheshim tek nje kishe qe e kisha perballe shkolles...dhe kur ai vjen un qellova jashta dhe e shikova te futej tek kisha dhe ne ato momente me ben sms..un nisem te shkoj por u ndala ne mes te rruges dhe pyeta veten po sikur ste ka par mire tek interneti dhe mos ti pelqej...pastaj e mblodha mendjen dhe u nisa sapo i shkoj drejt i hidhem ne krahe dhe se le fare te flas..i thashe qe te dua..ai me shikoji dhe me tha TE BETOHEM KETU NE KETE SHTEPI TE ZOTIT SE JAM DHE DO JEM GJITHMONE I JOTI...u ngritem nga aty dhe shkuam ne nje kafe ..aty nderruam 2 unaza te thjeshta sps keshtu ishte deshira ime..dhe kur me zuri pa vemendje me puthi..dhe keshtu ne u takonim nje here ne muaj deri sa nje dite i them qe te vij tme kerkoje ne shtepi...me shum doja ta provokoja a mund ta bej...por prgj e tij ishtee po ...kur ai erdhi un isha 17 vj & ai 18...aty filloji sherri prinderit mu kundervune aq shum sa kurr nk e imagjinoja...un i kundershtova dhe babi qe kurr nk kishte vene dore mbi mua ate dite vuri..dhe me tha qe ti nk do marresh ate..un i thashe po. .ne ato momente mamit i bie te fiket dhe e dergojme ne spital..babi me fajsonte mua per cdo gje..nga frika se mos do i ndodhte gje mamit ...i kerkova ndarjen dhe i thashe do te dua gjithmon por nk dua qe mamit ti ndodh dicka.... fika tel kur e ndez pas disa orve shikoj qe me kishte bere sms mami i tij ku me thoshte ..Te lutem Sona lidhu cuni sps ai ka ik nga shtepia ka ore qe sdim gje per te...Qielli mu shemb isha ne mes mamit dhe atij qe e doja shum..por zoti me ndihmoji..e marr ne tel dhe i them ku je nderkohe qe degj zhurm andej nga ai...me tha po iki.. i thash kthehu sps te betohem qe asgje sme ndan nga ti...dhe keshtu u lidhem prap...po kalonim shum bukur por po lodheshim nga fshehtesia dhe nje dite me tha un nsr do vij ne aty tek ti dhe do kerkoje pune dhe shtepi mqs ky ishte nje nga kushtet e babit.. ai erdhi por fati nk ishte me kete rradhe...flejti 1 jave jashte dhe nk gjeti pune dhe asgje u detyrua te ikte..mbremja e matures po afrohej dhe duke e shtir si kamraman arrij ta fus mbrenda ....aty kisha mbi 10 kushrij qe nk ishin ne dijeni te lidhjes sime dhe situata po nxehej por njerit qe kalonim sh mire i them .....mos i thoni asgje jam une ajo qe e solla ketu dhe ju betohem qe nk ne merrni te gjalle nga ketu nese beni dicka ok ...kaloj dhe kjo shkollen e lart e djega se fillova fare...dhe nje dit i them mamit serisht per kete...dhe me thot akoma se ke harru..dmth aty kuptova qe se kan ndermend te ndryshonin....dhe vendosa te ikja nga shtepia...i thashe je gati te luftosh me mua...dhe me tha po ...ikem ne kosove . Ndjenjem 1jave pastaj u rregullova me familje....mbasi u rregullova me to ne vazhduam te jetonim ne kosove aty ku nisa dhe studimet e larta ...por qe ka 1 vit i kam nderpre sps zoti deshi te sillte nje engjell ne jeten tone........dhe sot jam shum e lumtur dhe ne rregull me te gjith...ja vlen cdo pike loti qe kam derdh Sps soot jam shum e lumtur qe kam 2 princa te bukur... ne jemi shum te rinj 20 & 21 por nk na tremb asgje nga jeta sps jemi bashke. . Djali jone eshte 8 muajsh..... DASHURIA EKZISTON por DASHURIA E VERTET KA SHUM PENGESA PO NE FUND TE FUNDIT JA VLEN
Letra 7
Pershendetje Anabel, Mendova te ndaj dhe une historine time me ju. Per nje arsye te vetme: per te vertetuar shprehjen "Largesia shuan zjarret e vogla dhe ndez ato te medha" . Me burrin tim u njohem pak para se tu largonim nga Shqiperia per studime. U njohem ne nje moment pasi te dy kishim marre nje vendim per jeten tone: do vazhdonim studimet jashte...ne shtete te ndryshme.. Vendosem te dy te sakrifikonim e te mbanim nje lidhje ne largesi.Nga nje pelqim filluan te kalonin vitet dhe gjithcka ishte kthyer tashme ne nje "kishim rene koke e kembe brenda":)Une kisha sy vetem per te e ai vetem per mua:) Nuk ishte e lehte nje lidhje e tille, shpeshhere kishim deshiren te merrnim valixhet e tu bashkonim pergjithmone. Por sado deshira ishte e madhe, te dy e dinim qe jeta eshte e gjate dhe duhet te perfundonim ate rruge qe kishim nisur. Mes shume udhetimesh,telefonatash,takimesh,dashuria jone vetem shtohej. Ato 8 vite larg ia vlejten.U diplomuam,u bashkuam,ja ku jemi sot pas 13 vitesh me 1 vajze te bukur e me shume shume dashuri per njeri tjetrin:).
Letra 8
Sa e cuditshme eshte dashuria. Cfare fuqie te tmerrshme I japim nje personi kur I dhurojm zemren,shpirtin , trupin e gjithcka . Majmuni im I bukur, tani qe po shkruaj me vjen perpara sysh ajo zgerdhirja jote kur un behem xheloze , dhe ato vetullat e ngysura kur ti behesh xheloz. Hahha, sa e dua. Nuk eshte perfekt, por kush esht ne fund te fundit? Kemi plot 5 vite qe jemi bashk, me uljet e ngritjet tona, por bashk, gjithmon dhe kudo.Falenderoj zotin qe e njoha dashurin te misheruar ne nje njeri si ti, aq te cilter dhe te dashur, aq toc dhe aq I embel. I uroj cdo femre te arrije te dashuroje nje here kaq shum, kaq shum sa nuk di as si ta shprehesh e shkruash, nuk mjafton as nje liber as nje bot as nje pafundsi. Ja dhe tani qe po dua te shkruaj ndonje gje te bukur qe te shprehem u trasha . Lum kush e provon dashurin e vertet , kaq.
Letra 9
prsh anabel, ju lutem postoheni kete sms, po ju shkruaj per dashurin time, per ate vajz qe une nuk i thash kurr TE DUA, por derisa erdhi dite, dhe zoti ma mori, nuk rri as1 dit pa menduar pe te, madje dhe kur shtrihem per te fjetur gjum, i them, zemer, naten e mire, te dua shume, ajo ka 2 vjet qe nuk jeton me, dhe une 2 vjet i flas cdo nat, me vjen shum keq qe nuk ja shpreha dashurin time kur ajo ishte me mua, dhe ja po e shpreh tek ju, ajo ishte femra ideale per mua, femra qe me jepte vetem dashuri, ndo1 her mendoj se une jam fajtori qe ajo nuk eshte me, ngaqe ajo me degjonte per cdo gje q i thoja une, por 1 dit me tha zemer une do shkoj eskursion ne sr, te iki dhe une, une i thash jo, por ajo mu lut, jemi vetem goca me tha, ok i thash shko, por kur mora vesh qe autobuzi ku ndodhej ajo kishte ren n humner, nuk di se si tjua shpjegoj se si u bera, dridhesha, dhe nuk flisja fare, thoja me vete pse pse e lash t shkonte, po te mos e kisha len, ajo do ishte me mua tani, gjithsesi ajo per mua jeton, jeton ne zemren time, dhe gjithmon do e kujtoj, ju lutemi postoheni. faleminderit.
Letra 10
Mimbrema Anabel! Dashuria per mendimin tim nuk eshte nje ndjenje qe lind papritur e pakujtuar. Dashuria eshte respekti reciptok, vemendja e kushtuar, besimi ndaj njeri tjetit dhe pak nga pak mbledhja e ketyre con ne te ashtequajturen Dashuri. Me falni nqs u zgjata pak por keshtu doja ta perkufizoja kete marredhenie qe po perjetoj per momentin. Ai u shfaq ne nje moment te papershtatshem te jetes time pasi une po perjetoja akoma pasojat e nje lidhjeje te deshtuar por qe kurre fundi nuk u pa. Ndoshta ishte e shkruar qe tu shfaqte Ai tme shpetonte dhe te me bente vajzen me te lumtur ne bote. Me durimin e pasosur me qendroi prane edhe pse ftoftesia nga ana ime ishte e akullt pasi sdoja qe serish te isha viktime ama me ngrohtesine qe me fali Ai arriti ta shkrinte ate ftohtesi dhe te me bente vajzen me t dashur dhe t ngrohte qe dhe mua vete me kishte munguar. Koha kalonte dhe pam te njeri tjetri te mirat dhe difektet (sdo i quaja te keqija) dhe kuptuam qe pasi mbushnim boshlleqet e njeri tjetrit formonim ciftin perfekt. Ai qe me ploteson cdo deshire (qofte edhe te cmendur), ai qe nuk ngopet kurre me pranine timen por perkundrazi ma shpreh qe deshiron ta kaloje jeten me mua aty prane tij. Ai qe kur flet me te tjeret me quan Nusen e tij dhe vleresimi per mua eshte maksimal. Do ti uroja te gjitheve nje dashuri te tille qe mbi te gjitha mbizoteron respekti pasi jetes nuk i dihet dhe neser pasneser nqs gjerat nuk jan te shkruara te vazhdojne, te mbahemi mend per mir. Sa me shum dashuri
Letra 11
Anabel te lutem postoje Po te dashuroj nuk mund ta mohoj,te dashuroj me te gjithe qenien time,e di qe ta kam thene me mijera here por nuk do lodhem kurre se theni kete fjale qe aq shume me pelqen ta them.Te dashuroj kur behesh xheloz per mua dhe mendon se une shikoj te gjithe djemte qe kalojne perpara meje,nderkohe qe une kam sy vetem per ty piti ime.Te dashuroj kur me thua:Ah sa mire qe gatuan vogelushja ime,kur une nuk di fare te gatuaj por te kam premtuar se do te mesoj.Te dashuroj kur ti me mbron perpara te tjereve edhe pse ndoshta jam une ajo qe mund ta kem gabim.Te dashuroj kur ti behesh copa vetem per te me bere mua te buzeqesh.Te dashuroj kur ti behesh romantik,edhe pse nuk je nje tip i tille por e ben vetem per mua.Te dashuroj kur ti e mban telefonin hapur edhe pse mua me ka zene gjumi.Te dashuroj kur me vjen ne oren 3 te mengjesit ne shtepi me nje buqete me trendafila dhe thua SURPRIZ .Jeta ime faleminderit qe ekziston,faleminderit qe nuk me braktis ne asnje cast te jetes time,faleminderit qe e ben boten time akoma me te bukur.Une te premtoj se do te dua gjithmone sepse jeta ime pa ty nuk ka kuptim.Une e di qe jane shume te rralle djemte si puna jote dhe se une jam shume me fat qe kam perkrah meje mashkullin me te mrekullueshem qe kam njohur ndonjehere.Te duuuuuuuuuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaa OLSI.
Letra 12
Anonim nese e publikoni U njohem shume rastesisht ne nje qytet shume larg shqiperise kur une isha me shkollen vetem per pak kohe. Nuk isha e interesuar per asgje per momentin, isha sh e lumtur qe isha aty dhe kaq. As Ti nuk me hyre ne sy, se di pse kisha krijuar pershtypjen qe ishe dhe me i shkurter se une. Mu duke tip i ftohte qe nuk lejon njeri te te afrohet. Kete ta thashe qe ne biseden e pare qe patem bashke. U habite nga ky konstatim dhe me pe cuditshem. U pendova qe thashe cmendova por ishte shume vone. Me the duke qeshur qe ishte e vertete. Dhe keshtu nisi biseda jone e pare dhe e vetme ne ate nate te fundit para kthimit ne shqiperi. Ti erdhe ate vere per pushime me deshiren per te me takuar sepse ishte e kendshme te bisedoje me mua ( rralle here gjen njeri me te cilin mund te bisedosh me ore te tera pa u merzitur) . Dhe kshu u takuam per nje muaj rresht nga mengjesi deri ne darke pa u lodhur se foluri, gjithmone me deshiren per te kaluar kohe bashke. Cdo dite e me shume po ndjenim dicka te lindte. Te dy me friken se po benim gabim sepse duhet te largoheshe dhe do i benim keq njeri tjetrit, por smund te benim ndryshe. Duhet te takoheshim dhe pike. Ska rendesi se kisha provim apo diplome per te dhene, apo se ate dite ti ishe operuar ditet mbaruan edhe pse e shtyte kthimin njehere. Kaluam nje vit larg, vit qe sdua ta kujtoj. Vit qe me beri te merja vendimin qe me ndryshoi jeten, te vija tek Ti. Aplikova per nje shkolle ( kisha bere shkolle sa me kish ardh ne maje te hundes ) mora ca leke borxh dhe erdha. Se dija cme priste vertete, por dicka me thoshte qe Ti ishe ai. Dhe e verteta keshtu ishte. Sot ti je bashkeshorti im, shpatulla ku une mbeshtetem. Nuk je romantik e di, ma kishe thene, por me ke bere propozimin me te bukur qe mund te kisha enderruar. Skam per ti harruar djerset e tua ate dite dhe te dridhurat e gjunjve, ty qe zakonisht nuk te tremb asgje eshte kenaqesi te ndash jeten me Ty! Ty qe ste del dita dhe me flet edhe ne gjume Ti qe do te me besh qejfin gjithe kohes dhe ne cdo moment, qe sle askend te me merzisi Ti qe njeh cdo shprehi te fytyres sime, dhe qe me kupton pa folur ti qe vetem kur je me mua qesh. Te premtoj qe do te kujdesem per ty me shume sec kujdesem aktualisht per bebin qe kemi sjelle ne jete (gjelozi im). Faleminderit qe je pjese e jetes sime!
Letra 13
Te tregosh nje histori dashurie eshte shume e veshtire , pasi mundesh te renditesh rrjedhen e ngjarjeve por jo te pershkruash ndjesite dheperjetimet. Gjithsesi po perpiqem... Historia ime e dashurise eshte ne fakt derivati i nje miqesie 10 vjecare. A e keni patur ndonjehere prane ate person i cili ju kupton pa folur, ju ben per te qeshur kur rrini te ngrysur , ju lehteson brengat me dy fjale? Une kete person e pata shok per 10 vite. Nuk e di si ndodh, perse dhe si por nje dite u gjenda perballe nje te vertete te cilen e kisha refuzuar cdo moment! E DUA !!!! Fillova ta evitoja , e shmangia pasi kisha ato simptomat e te dashuruares sapo e shihja! Nuk kisha ndjere dashuri ndonjehere per dike dhe nuk e menaxhoja mire situaten Nuk e kisha idene se si te veproja , mendova se ai do te qeshte po ti dinte keto mendime. Keshtu heshta... E mbyta ate ndjenje duke u harruar mes librave dhe tedalave me shoqet! Madje fillova t dal me nje djale te grupit tim, ishte djale i kendshem dhe kishte kohe qe insistonte te dilnim keshtu pranova t dilja dy tre here. Ai me pa te shoqeruar me kete djalin dhe me mori ne tel duke me pyetur mbi te. Mu duk i bezdisur ne tel... Nderkohe qe i pergjigjesha ftohte ne mendjen time po fluturoja !!! (ishte momentale , nuk mendova :"Ua me dashuron") E lame te takohemi, ishte nje situate e sikletshme , asgje nuk ishte si me pare ... Une nuk e shihja dot ne sy ndersa ai perpiqej shume te lexonte ne to! Me pyeti hollesisht per kete djalin me te cilin dola disa here , i'u pergjigja shkurt dhe ika. Te nesermen ne mengjes zgjohem dhe shikoj ne tel thirrje ne oren 5:00 Am prej tij.Pata nje rrahje zemre te forte , pata frike mos dicka kishte ndodhur! E marr ne telefon dhe kur degjova zerin e tij u lehtesova , u lumturova ... Kuptova perseri se sa dashuri ndjeja per te ! E pyeta per telefonaten ne mengjes dhe ai duke qeshur pak n siklet mu pergjigj se donte te me merrte ne telefon por pastaj u pendua. -"Shpresova se nuk te kishte rene zilja!" Qesha per nje sekonde. Heshta... Ajo heshtje besoj se na beri te dyve te kuptojme qe ajo dileme ne te cilen kishim ngelur te dy nuk ishte e njeanshme ! Me kerkoi te dilnim por une me nje justifikim te kotee refuzova. Ne mbremje erdhi ne shtepi! E marrte dreqi ... Pse skuqem aq shuuuuumeeeee ???? Ai me shihte me nje veshtrim te embel, pak capken! Bobobo... Do te thoni si adoleshente. Une besoj se dashuria eshte keshtu per cdo moshe , thjesht me kalimin e kohes meson ta kammuflosh! Nuk mund te harroj momentin kur ai me kapi perdore dhe me tha :"E di qe ti je shoqja ime me e mire , mikja e vetme e vertete pa te cilen nuk e imagjinoj jeten ? Mendoj se duhet te te rrefej qe dicka ka ndryshuar per ne ... (O M G )--->(I Know u want me) Me prek floket , me perqafon dhe me ne fuuuuund ... Me puth! Kam 4 vite me dashurine e jetes time! Cdo dite e dua me shume. Kam fatin te kem ne krah shokun me te mire ne bote, bashkeshortin e dashur, njeriun me te embel e me gazmor qe egziston! I love U to the moon and back Ps.anonim dhe pershendes t gjithe ata qe nuk do ta lexojne
Letra 14
Hi anabel!!! dashuria eshte ai puci im i vogel... Jan ato detajet qe ai ben qe kur hap syte ne mengjes dhe i mbyll ne darke... Ai eshte i vecante anabel.. Kemi 2 vjet qe bashkjetojm dhe ai eshte cdo sekond dashuri....edhe ne momentet me te veshtira per shendetin tim ai eshte aty x te me bere te qesh mes lotesh dhe dhimbjesh.... E dashuroj kur me jep kurajo dhe me thot: jet do behesh mire , mos harro ti do me besh babi ......eee si mos ta dua ate engjell qe ben gjithcka qe un te jem mire... E dashuroj cdo sekond me shume...e adhuroj !!!! Nese e poston flm anabel!!!
Letra 15
Mbrema!Ne pamundesi per tju rrefyer historin time të dashuris 8vjecare a mundem ti rrefej të dashurit tim dicka? Duke shpresu qe ta postoni! Dua ti them të dashurit tim qe ne gjithe kto vite rrugetim sebashku sjam lodhur asnjehere duke të dashur edhe pse kam pas shume dite të kqia nga gabimet tua edhe pse se kam ndjere me deshiren të jetoj ne disa momente të veshtira qe kam kaluar,por per asnje sekont skam reshtur se dashuri ty, dhe edin pse sepse ne momentin qe ti ke ardhur ne jeten time me ke bere të harroj shume gjera të perjetuara ne femiri të cilat cdo nate me shfaqeshin para syve dhe smundja të flija e qete apo pa lotuar.Me bere të njihja lumturine deshiren per jeten dhe me dhe ate forcen qe me mungonte,edhe pse ti se kuptoje pasi une genjej me buzqeshje e cila eshte e vetmja gje qe kam per tu fshehur nga trishtimi.Por buzqeshja u be origjinale fal dashuris tende zemer dhe diteve e viteve tbukra qe jetuam sebashku,dhe nese sot gabove nuk mundem as nuk munda tet urreja as të hidhja poshte aq me pak mos tet doja me pasi nuk hidhej poshte lumturia e cdo gje qe perjetova fal teje.Pas shume peripecishe ne jemi prap bashk dhe e nesermja se di si do jete edhe pse me dhemb ne shpirt ta them kte, por dua tet falenderoj per cdo gje zemer e tet them qe të dua me gjithe forcen e shpirtit e kundra të gjithve,je gjithcka qe kam dhe sic ta them gjithmon falenderoj zotin qe të solli ne jeten time flm qe egziston flori. Ju lutem postojeni anonim dhe ju lutem shume postojeni kte here.
Letra 16
Duke lexuar historite mu kujtua Ai. Tani nuk jemi me bashke por qe ka qene i vetmi i dashur real per mua puthja ime e pare, lidhja ime e fshehte e pare dhe e vetmja qendron akoma. Edhe pse puthja e pare nuk me pelqeu, ai ishte kaq i adhurueshem sa dinte te me bente per vete me ate sinqeritetin e tij dhe dashurine e marrosur qe kishte per mua, jepte cdo gje vetem tme takonte ose qofte dhe tme shikonte nga larg. Si e therrisnim nj-tj ishte majmunia ime dhe majmuni im dhe me lutej qe keshtu mos te therras kurr asnje njeri tjeter. Menyra si me perqafonte apo me puthte me bente te humbisja dhe te strukesha ngrohte ne krahet e tij. Tani me nuk jemi bashk faji eshte i imi, une fillova te praktikoj fene, ai ishte musliman por nuk eshte se falej etj etj por si shumica shqipetareve, dhe se pranonte dot qe une te mbulohem dhe keshtu une vendosa te ndahem edhe pse ai me lutej vazhdimisht mos ta le per kete gje. Akoma me shkruan ndonjehere, nuk harroi te me uroje kur filloi shkolla apo ndonje rast tjeter por une i pergjigjem ftohte vetem qe ta largoj e te filloje jeten me dike tjeter i lumtur, e kam lenduar sa e sa here dhe kur ishim ne lidhje sepse une nuk eshte se dilja shum dhe prap nuk arrinte dot kurr te mbante inat apo te mos me telefononte apo te me bente sms. Ai ishte i vetmi qe nuk me lejonte te qaja dhe nuk me zhgenjeu, qendruam gati nje vit dhe donim te fejoheshim deri kur une ndryshova cdo gje. Me mungon shummm shummm e dua ate por fati keshtu ishte. I uroj vetem me te mirat.
Letra 17
Shpresoj te ma postosh se ai ju lexon rregullisht. Anabel , shyqyr me ne fund dita e marte e dashurise erdhi...ne fakt se di e dua apo jo por di qe me shkakton te dridhura neper trup, flutura ne bark , 1000 mendime neper mend ... Nepermjet jush (meqenese as me sms se kam guximin )desha ti them atij pikes se yllit , rrezes se drites ,dy metroshit qe kam ne zyre se dita eshte me e bukur me ty . Je aq i bukur sa zbeh cdo gje rreth teje . Fakti se je i vetedijshem per pamjen te ben edhe me shume te parezistueshem . Meshkujt si ty duhet te mbillen per tu shtuar , je aq i paster,aq i rregullt, aq i pafajshem sa cdo goce marroset prej teje . Duhet te dish qe kam nja 2 muaj qe sdegjoj me ca thua shpresoj mos te me kesh share teksa une jargavitem pas buzeqeshjes tende dhe nuhas aromen tende . PS: Po kostumet o Anabel sa bukur i rrine , ndoshta nje dite do jete i imi..
Letra 18
pershendetje te gjitheve. jam shum e lumtur ta ndaj me fansat kete histori kaq te mrekullushme te jetes time gjithashtu duke u transmetuar nje mesazh shume te bukur per te gjitha vajzat jam nje vajze 19 dhe jam e martuar (me shkues) dhe jetojm ne angli bashke me burrin -> un kam qene (dhe jam) nje vajze qe nuk i pelqejn lidhjet ose "dashurickat" dhe kjo per arsye sepse kur kam qene ne shkolle shum djeme me kan pas kerkuar per lidhje ose sicdoqofte un gjithmone e kam mbajtur koken lart dhe nuk kam pranuar asnje por gjithmone shkoja ne shkolle per te mesuar dhe isha nje nxenese shum shembullore dhe e edukuar. shikoja shum shoqe qe u lidhnin me djem per turp dhe shkonin neper banjot e shkolles me ato .. shum vajza nga shkolla ime perfundonin rrugave por mua kjo me bente me te forte, me bente te kuptoja qe jo cdo cun te mer per seriozisht e si mund te mari ai per seriozisht kur ti i ndrron te dashurit kur te doje qejfi. i kam keshilluar shoqet e klases here pas here e ku merr vesht ti me thonin ti si njeh djemt se ti ngele gjithmone vetem. por nuk kaloi shum koh un mbarova shkollen gjithmone shum e vendosur per gjerat qe beja dhe ngado qe shkoja gjithmone do me propozonin,, por dihet qe un kemgulja qe do gjeja nje person qe te krijoja familjen time, por sic thash nuk kaloi shum koh dhe nje mikeshe e familjes tone hyri shkues per te me bere burrin qe kam sot. zoti nuk me solli nje burre si gjith te tjeret por ama me solli nje burre qe te vlereson siper cdo gje te trajton si princesh /// ne jetojm shum te lumtur perkrah njeri tjetrit duke respektuar fljalen e njeri tjetrit dhe duke shijuar cdo dite krah njeri tjetrit... un jam vajza me e lumtur ne bote. prandaj vajza mos u beni pre e vetes suaj se zoti u shikon dhe fatin qe kerkon ai ta sjelle ne dore. perpiquni ta vleresoni veten tuaj mos ia falni nje personi thjeshte per te kaluar rradhen se jo cdo gje fshihet sot. degjoni fjalen e prinderve se ato e din me mire sec te gjith ne.. gjithmone eksiston dikush qe do te mbroje ashtu sic duhet ju e keni ne dore fatin tuaj! shpresoj te keni sa me shum fat ne jeten tuaj. flm revista anabel
Letra 19
Pershendetje anabel , po shkruaj edhe une per ate vajze qe me ka burgosur me syte e saj dhe zemren , qe nga momenti qe syte e mi paten fatin ta shikojne zemra u roberua keqas , aq me teper kur e njoha ate shpirt te lire dhe te dlire . Kokderre por e dashur , e qeshur dhe romantike ... ahh Bona sa te mire te ka bo nona ... Dua ti them sado qe jemi larg prape te dua qype ... ps : anonim anabel se ajo e kupton vet kush jam :):):)
Letra 20
Po e hap zemren dhe une sot. Megjithese jemi zene sot uroj mos te kem te keq pershkrimin per te. Prej disa vitesh jemi lidhur bashke, i kemi kaluar 3 vitet e mjaltit. Doja shume qe te thoja qe ai ishte djali i endrrave te mia, ai qe kisha imagjinuar por nuk eshte. Eshte nevrik,xheloz, posesiv,pak pertac, pak prapanik... mund te vazhdoja me gjate. do thoni ju cbej une me te? po ja ajo dashuria qe ju po flisni....Lidhja jone ka filluar shume e bukur, shume e cmendur, shume e embel, shume e zjarrte por nuk eshte me ashtu.Tani eshte shume e pjekur, serioze, qe mendon per shtepi, familje... Une nuk e dua keshtu. Kam punuar qe e vogel per shkak te kushteve ekonomike nuk kam mundur ta shijoj jeten. Kam imagjinuar vetem, kam imagjinuar aq shume saqe zhgenjimi tani me behet me i madh...Sot jemi zene, u zume se kush do merrte pultin e televizorit. sa gje e vogel eshte po ky ishte thjesht sebepi per ti thene shume gjera njeri-tjetrit. Nuk mund te them se dashuria mes nesh mbaroi se per kete ska dyshime nga asnjera pale (akoma :P), po dashuria ndryshoi, dhe mua nuk me pelqen kjo dashuria e re...
Letra 21
Hey Zhakline! Duke lexuar keto historite e dashurise po mendoja ... Sa e bukur eshte dashuria! Sa bukur eshte te falesh e te marresh dashuri pa kushte. Une bera shuuume kohe qe kur nuk jam me e dashuruar. E tani kam nevoje te kem dike afer. Dua te bie ne dashuri e te dashurohem cmendurisht. Dua te provoj ate ndjesine "e te ndjerit si adoleshente " nga dashuria. Dua te bej cdo gje me kete qe do vije. Dua te shperthej. Por ai nuk po vjen. Shpirti im binjak nuk duket gjekundi. Nuk e di ku ka ngecur... Cfare e pengon te vije? Edhe tani ,po vrisja mendjen cfare do jete duke bere ai ne keto momente. Mund te jete ne gjume. Ose duke pire birra me shoke. Mbase po e lexon dhe kete status(nqs ti e poston) ... Imagjino te jete me te dashuren ne ndonje hotel,me paraardhesen time. Ah...maskarai! Cfaredo te jete duke bere ne jeten e tij,si s'e kupton qe duhet te lere cdo gje dhe te vije tek une ?! Kaq i trashe te jete? Gjithe jeten ate do pres une?! Boooh... la nam la!
Letra 22
PAS KESAJ LETRE U BINDA QE BURRI NUK ME DO. EDHE COPEN E FUNDIT TE DJATHIT E HA PER VETE: Mirmbrema anabel! Gjithcka per mua filloj kur ne shkollen time u rregjistruan vitparistet , tek po shikoja vajzat qe kishin ardhur si cdo cun mua me zun syte nje vajz aq perfekte saqe u ndjeva sikur u dashurova sa e pash , i thash shoqeve qe tma prezantonin dhe ne filluam te flasim shwm rrinim bashk shum flinim nfb 24 ore per cdo gje per cdo prb dhe ndjeja shum per ate dhe i propozova por nuk me pranoj dhe perseri i flisja se e doja shum e kshu vazhdoj 4 her i propozova por prap Jo ose mthonte qe tlt folim me von per ket gje dhe vendosa ti propozoja diten e ditlindjes time i bleva nje unaz dhe i thash qe do dalim bashk diten e ditlindjes time mtho ok , dhe diten qe Kisha ditlindjen mu ne vollga ne dr ishim i thash kam per Te te then dicka u ula Pak ne gjuj dhe i thash me unaz ne dor pranon te lidhesh me mua dhe aty Mora nji PO dhe nji super puthje u ndjeva personi me i rendesishem ne bote . E kshu lidhja jon vazhdoj per shum koh me zenkat e xhelozit si cdo cift por dashuria mbizotronte , cdo mengjes i bleja dy milka dhe ja coja ke kl dhe npushim nji pica tmadhe ose sufllaqe keshtu beja cdo dit deri sa nje dit kjo me thot qe do ndahemi se familja ime e ka mar vesht ajo ishte gjeja me e rende per u bera keq Fr smendoja asgje as nuk haja asgje deri sa Mora guximin i thash families time dhe Ata shkuan dhe i kerkun doren e vajzes per mua e kshu ne jemi perseri bashk tashme te fejuar nga 1 vit dhe esht shtatzene dhe jemi ne shkoll te lart te dy te dua jeta ime