Komentet negative apo ofendimet nëpër rrjete sociale janë një nga fenomenet me të cilin personazhet e njohur duhet të përballen. Disa prej tyre zgjedhin të tregohen indiferentë, e ndërsa të tjerë reagojnë.
Njëri prej tyre është dhe Genc Prelvukaj, që duket se nuk i ka kursyer disa fjalë për ata që kanë shpërthyer në komente negative kundrejt tij.
"Për ata 0.0000001% që shajnë në komente në rrjete sociale. Fort i dëshpëruari mik: A ta merr mendja që njerëzit e suksesshëm zbrazin urrejtjen ndaj të tjerëve nëpër komente? A ta merr mendja që kanë kohë? A e kupton sa në depresion e i pavlerë duhet të jesh të shfaqësh urrejtjen tek njerëzit e tjerë? A e kupton se me secilin koment të tillë tregon sa të thatë dhe kot e ke ndërtuar jetën?
Kuptoje, dështimi yt në jetë, i vëllait apo motrës tënde nuk ndodh për faj të njerëzve të suksesshëm, por për shkak se jeni të paaftë në çdo gjë dhe dini veç të fajësoni të tjerët."- shkruan këngëtari.
Nga mënyra se si është shprehur, duket se diçka e ka revoltuar këngëtarin, i cili është përfolur jo pak së fundmi në lidhje me marrëdhënien e tij me Eni Koçin.