Nëse deri më sot menduat se Kim Kardashian nuk qesh në foto thjesht për estetikë gaboheni. Arsyeja është sa e trishtë aq edhe e zgjuar nga ana e saj.
Teksa gjendej në fundjavë në një nga Master Class- et e Mario Dedivanovic- it, dikush e pyeti Kim- in se cili ishte sekreti i lëkurës së saj të lëmuar dhe të paprekur nga rrudhat.
“Mos qesh.” qe përgjigjja fare e shkurtër e Kim- it.
Megjithatë kjo nuk është e vetmja arsye. Ju kujtojmë se kohë më parë, Kim- i rrëfeu se në "mosqeshje" ndikuan edhe komentet negative të njerëzve gjatë shtatzënisë së saj me North West- in ku pësoi një ënjtje edhe të fytyrës. 39- vjeçarja tha për “C Magazine” se e gjitha kjo ndikoi në mënyrën se si ylli i Kardashian- ve dëshironte të dilte në foto. Po kështu shtoi se nuk kishte përse të tregohej e ëmbël dhe e buzëqeshur ndaj fotografëve që shkrepnin foto të saj dhe i shisnin.
Kështu sa nga qëllimi për të mos u dukur vajza që qesh në çdo foto dhe sa nga dëshira për të shmangur me çdo kusht vijëzimet rreth buzës apo syve, Kim ka ndaluar së qeshuri.
Burimi: Cosmopolitan