Thuhet se një ndër gjërat që duhet të bësh të paktën njëherë në jetë është të shkosh në një dasmë rastësore, ~sigurisht i/e paftuar~. Nëse kjo ka qenë në listën tuaj të “gjërave që duhet të bëni me patjetër”, keni mundësinë e artë. Nuk ju duhet një ftesë ndaj përgatisni grupin dhe bëhuni gati për ceremoninë.
Pas suksesit të dy viteve të kaluara, kanë nisur sërish përgatitjet për dasmën më të veçantë të Shqipërisë. TEG është kujdesur që me rastin e Shën Valentinit të celebrojë në martesë historinë e dashurisë së disa çifteve nën kujdesin e Ami Event.
Ndryshe nga herët e kaluara, e veçanta e këtij viti do të jenë personazhet VIP. Pra, çiftet do të ftojnë publikisht VIP-a të ndryshëm dhe në celebrim më 14-17 shkurt do të shkojnë çiftet ftesa e të cilëve është pranuar nga personazhet e famshëm.
Nuk besojmë se ju ka ndodhur së fundmi që të shihni kaq shumë dashuri të mbledhur në një vend të vetëm. Nëse dëshironi të martoheni mund të lexoni më shumë për detajet këtu ose nëse i ke pikë të dobët dasmat, por së fundmi asnjë prej fisit nuk është martuar, atëherë e di ç’të bësh.