Letra 1
Pershendetje Anabel.....te flasesh per kancerin e gjirit ....po ....motres time i ra kjo fatkeqesi.e mori vesh kur ushqente me gji djalin e vogel.aty po kuptonte se kishte dhimbje e nuk dilte me qumesht nga njeri gji.me pyeste shpesh here per kete dhimbje dhe pse kishte prenotuar apuntamentin tek mjekja, por i thoja mos u shqeteso e ke nga qumeshti.sdo ta harroj kurre perballjen me kete semundje.....zotesine dhe fortesine e fortesine e motres time dhe lotet e mi...nje varg interventesh qe skishin te sosur.i shpetoi kemioterapise pir hoqi njerin gji.e kush pyet per gjirin ne te tilla raste.une doja te kisha motren time.po si nuk e pashe njehere te vetme te qante, se pashe kurre te dobet , te merzitur...perkundrazi ajo e quan nje semundje si gjithe te tjerat....do sherohem dhe kaq.dashuria per dy femijet e familjen e saj e ka bere te harroje qe po kurohet per nje semundje e ilacet e renda qe duhet te marre cdo nate.por ajo , motra ime nuk mposhtet kurre.ajo eshte me e forte se semundja dhe pse vetem 33 vjece nisi kete lufte te ashper.tani qe po shkruaj jam ne spital.nje pavion na ndan nga ai repart i cili ka femije te vegjel....lutem per to se jam nene vete.lutem dhe per motren time dhe pse e di qe ajo do ja dali.te dua Genta.
Letra 2
Semundja ime ishte ajo qe me beri te marr nje vendim me rendesi ne jeten time isha vetem 13 kur fillova te kisha probleme me shendetin .Eshte histori me e gjat semundja ime por si perfundim un kisha nje semundje shume te rralle hormonale e cila zgjat deri ne moshen 24 vjeqare ath kur trupi nk rritet me.simptomat e saj ishin marrje mend humbja vetedijes jo pak here,marrje frymes,dhimbje kockash .u lumturova sepse zgjidhja x semundjen time egzistonte por kishte dicka eshte gjthm nje por ...duke qene se semundja kishte te bente me hormonet un nese merrja ilace un nk do behesha kurr nene por nese nuk i merrja do me duhej te duroja dhimbjet e mia cdo nate e,bija duke qare ..Une doja te behesha nene me gjith shpirt po ashtu dhe prinderit e mi te beheshin gjysher ndaj un nuk mora ilace zgjodha te vuaja ne menyre qe ta degjoja dike te me thirrte NENA IME TE DUA SHUME...sot jm 19 vjec dhe ndonese po vuaj shume nga dhimbjet qe km sot un e lumtur qe km marr ate vendim ...!!!
Letra 3
pershendetje anabel..ne jete nuk ka gje me te rendesishme se shendeti..semundja ime nuk perben rrezik jete por te jep frustrim dhe gjendje te renduar fizike dhe psikologjike..vuaj nga hernia diskale dhe per fatkeqesine time ne moshe shume te re 23 vjec..mjeket te lene zgjedhjen ne dore(operim ku disa specialiste thone behu pa dhene garancine qe te perseritet dhe disa te tjere e perjashtojne per shkak te moshes shume te) gjendja rendohet se nuk mund te ecesh, qendrosh ulur etj dhe kjo per nje periudhe nga 4muaj kaq kam une tani ne 6 e me shume muaj..Megjithate pavaresisht disa momenteve qe ndjehem keq i jap kurajo vetes se do kaloj dhe nje dite do behem si me perpara..vleresoni mbi cdo gje shendetin tuaj dhe mos shkoni te mjeku vetem kur ju dhemb dicka..uroj ta publikosh anabel
Letra 4
Pershendetje! Per mua historia e dhimbjes nisa para nje viti.kur mami me mer ne tel dhe me thote qe kishte bere nje kontroll dhe ishte diagnostikuar me kancer.mu shemb toka nen kembe.beme shume perpjekje dhe e nisem ne itali per nje kontroll me te mire.atje i thane qe kishte tumor malinj i nje lloji agresiv Kur e mora vesh se doja me jeten.dy jave as nuk haja e pija dhe naten nuk flija po qaja nen ze. Doktoret atje i thane qe duhet te niste menjehere kimioterapite per ta izoluar masen e tumorit. Ne kater terapite e para i rane floket.u tjetersua...po ajo prap kishte kurajo dhe fuqi.sa here flisnim me skype ishte ajo qe me jepte force duke me buzeqeshu E bukura ime ishte duke luftuar me ate semundje dhe prap falte miresi dhe dashuri. Terapite e para i perballoi mire.tek kater te dytat u dorezua.kishte shume dhimbje.u nisa direkt ne itali. Sdo ta harroj kurre diten qe e takova.dhe pse me pergatiten per ate qe do shihja ishte shume e forte per mua E mblodha veten se kisha shkuar per ti dhene force e kurajo e jo ta demoralizoja. Pasi shkova une u gjallerua dhe i perballoi shume mire terapite. Pastaj i bene operacion dhe ja hoqen gjokskn. Pas 8 muajsh mami u kthye. Ishte me e fortw se kurre, me e bukur se kurre. Tani po ben prap terapi mbrojtese qe ta largojme ate semundje te mallkuar njeher e pergjithmone. E di qe do ja dale...duhet tja dale per veten e saj se eshte shume e re por dhe per ne qe kemi nevoje per te. Dua te them dhe dicka te fundit,vajza duajeni me shume veten tuaj.kujdesuni per veten.
Letra 5
Pershendetje Anabel.....te flasesh per kancerin e gjirit ....po ....motres time i ra kjo fatkeqesi.e mori vesh kur ushqente me gji djalin e vogel.aty po kuptonte se kishte dhimbje e nuk dilte me qumesht nga njeri gji.me pyeste shpesh here per kete dhimbje dhe pse kishte prenotuar apuntamentin tek mjekja, por i thoja mos u shqeteso e ke nga qumeshti.sdo ta harroj kurre perballjen me kete semundje.....zotesine dhe fortesine e fortesine e motres time dhe lotet e mi...nje varg interventesh qe skishin te sosur.i shpetoi kemioterapise pir hoqi njerin gji.e kush pyet per gjirin ne te tilla raste.une doja te kisha motren time.po si nuk e pashe njehere te vetme te qante, se pashe kurre te dobet , te merzitur...perkundrazi ajo e quan nje semundje si gjithe te tjerat....do sherohem dhe kaq.dashuria per dy femijet e familjen e saj e ka bere te harroje qe po kurohet per nje semundje e ilacet e renda qe duhet te marre cdo nate.por ajo , motra ime nuk mposhtet kurre.ajo eshte me e forte se semundja dhe pse vetem 33 vjece nisi kete lufte te ashper.tani qe po shkruaj jam ne spital.nje pavion na ndan nga ai repart i cili ka femije te vegjel....lutem per to se jam nene vete.lutem dhe per motren time dhe pse e di qe ajo do ja dali.te dua Genta. Do doja shume te shtoja qe motra ime ndryshoi komplet si person...kuptoi rendesine e jetes, gjerat e verteta.ajo 4 vjet qe kurohet ne itali dhe nese arrin te kaloje edhe vitin e 5 eshte jashte rrezikut per jeten.une e kam moter por ajo eshte nje mike e shoqe qe do ti falte e bente gjithcka per ta ndihmuar.zemergjeresia e saj eshte e madhe.ajo arrin te na dhuroje shume dashuri dhe pse eshte ajo qe meriton dyfishin...mos me trajtoni te semure - thote, nuk jam e tille.ekzaminimet e gjoksit i kam bere edhe une.i kam marre TAKIMET me mjeket 2 here ne vit per te qene gjithmone nen kontrroll.jam frikacake dhe e dua jeten.ju puth e ju uroj vetem shendet.
Letra 6
Pershendetje miq te anabel... Historia ime e dhimbjes filloj vjet ne gusht ku mamit tim te shtrenjt pas nje gripi dhe nje ftohje i ra goditje ne kok,dergimi ne qsut u be me helikopter.Pasi u permend pas 11 oresh dhe pas sh vizitave mjeket kishin arritur ne konkluzios se mami ishte me tumor.Per babin,dajat dhe hallen e madhe ishte fundi i botes(gjysherit dhe ne tre motrat nuk dinim gje)kur kthehemi nga spitali pasi nuk e mbajti me iden se skemi cti bejm kthehemi ne shpi.Per 3 muaj rrjesht kemi kalu si "ferrin"ashtu dhe "parajsen".....ne nuk e dinim qe gjendja e mamit ishte "min me sahat"qe mund te plaste nga momenti ne moment.Un duke qe me e madhja nga 3 gocat kisha dhe pergjesin per shpin dhe per mamin pasi ajo vetem nga un donte sherbimin(jam bere guzhijere se vetem nga un donte peshkun e famshem,infermjere se vetem un i beja gjilperat si ajo(ka qen infermjerer)psikologe vetem nga un kerkonte miratimin e gjendjes se saj.por sa shpejt po iknin muajt!!Mina plas dhe pikerisht ne doren time ajo dha shpirt...vezullimi i saj u shua,ne mbetem jetim dhe babi i ve...e ajo iku,pergjithmon..pergjithmon.dhe nje muaj behet viti dhe luajm teater me nj tj,nuk na besohet,qajm cdo sek,puthim fotografit,e vizitojm te vari,e respektoj dhe me zi.por ajo sdo kthehet dhe kujdeset per ne qe atje.nderkoh motar ne shkoll,un ne pun e babi mundohet ta kaloj pas dhe nga puna e kan heq.Mos ngelt kush pa nen,u pershendes miq,anabel dhe ty dashuri..
Letra 7
Pershendetje anabel,po ju tregoj historine time te dhimbshme isha 9 vjece kur mora vesh qe mami im kishte tumor malinj...nuk kuptoja shume por di te tregoj vetem se nena ime ka qene nje femer shume e forte qe ka duruar ato dhimbje te tmerrshme.Vetem kur flinim ne degjoja mbytur te qarat e nenes sime,cdo dite para se te ikja ne shkolle i beja mengjesin dhe i mjekoja plagen se babi ishte ne pune.Te dy gjinjte i ishin bere plage dhe plaget po perhapeshin me shume.Mezi i rregulluam nje vize fallco per kurim ne greqi,se ne ate kohe ka qene veshtire,ishte viti 1993...doktoret atje e pane gjendjen edhe i thane te kthehej ne shqiperi te rrinte me femijet sepse nuk e kishte te gjate...jetoi 3 vjet me kete semundje,e dinte se do vdiste dhe mundohej te na i mesonte te gjitha punet e shtepise mua edhe motres...edhe pse ishim te vogla.vdiq 40 vjece,ne moshen me te bukur e nuk na rriti dot,na la te vegjel ,une 11 vjece motra 13 e vellai 5 vjec Tani jam 29 vjece dhe kam djalin 11 vjec,cdo vit une dhe motra bejme kontrolle te gjirit sepse eshte e trasheguar...ishalla nuk do ta kem ate fat,ta rris djalin tim sepse femija ka nevoje per nenen...uroj qe ti gjendet kura kesaj semundjeje vdekjeprurese
Letra 8
Pershendetje .... Historia ime fillon ne shkurt te ketij viti .Jam nje vajze 14 vjec dhe aktualisht ndodhem per kurim ne Itali.U diagnostikova me Leucemi Akute Limfoblastike (kanceri ne gjak) bota mu shemb ,kam pare prinderit e mi qe ishin bere si te cmendur dhe vetem qanin asgj spo kuptoja pas nje muaji tmerri ne Tirane gjetem mundesine dhe u larguam ne Itali .Po bej aktualisht nje vit qe jam larguar nga familja .Pas terapise se dyte kam pare floket e mi te gjate qe binin per toke o zot ishte tmerr,tashme per mua nuk kane me rendesi ato dhimbjet ato te vjellat me terapine e parafundit kam vuajtur shume renjen e qerpikeve vetullave mykut o zot jane kaq shume tashme i mbarova terapite por frika vazhdon edhe per 5 vjet te tjera pasi semundja mund te rikthehet dhe te kryet trasplant i palces Falenderoj Zotin qe me dha mundesine te largohesha nga spitali i mallkuar i tiranes ato dhembjet e vigonave ato te qarat e nenave tona te qarat e foshnjave (ilacet duhet ti blinim vete ne farmaci pasi spitali nuk kishte mundesi ishin tmeresisht shume shtrenjt) Por tani jam me e forte se kurre pasi ja dola mbane me kurajo dhe vetbesim arrihet cdo gje tash po i gezohem daljen e flokeve te pare ohh jane kaq shume ne lidhje me kete semundje qe une i kam mesuar tashme permendesh ...... kujdesine madh qe duhet te kushtosh .....Dua tju them qe nuk ka gje me te rendesishme se shendeti vleresojeni ate uroj ta publikosh Anabel puthje per te gjithe
Letra 9
Pershendetje Anabel doja te ndaja me ju historine time por anonim ju lutemmmm ne lidhje me kancerin e gjirit une jam vetem 19 vjece dhe qe para nje viti kisha vene re dicka ne gjoksin tim dhe gjate gjithe kohes vetem njeni gjoks me rritej, pas ca koheve mendoj dhe I them nje shoqes time kam nje problem kam nje kokerr ne gjoks dhe nuk e di cfare eshte ajo me thote ok shkojme bejme nje monografi dhe aty zbulova qe kisha kancer u tmerrova nuk e besoja dot shkova perseri tek nje mjeke tjeter dhe ajo me tha po te njejten gje ishte shume e madhe dhe me tha qe duhet ta heqesh patjeter dhe ma beri shume tragjike u merzita pafund vetem qaja se dinte asnjeri vetem shoqja ime, pas pak ditesh vendosa ti them mamit ajo u tmerrua u merzit shume...!! Brenda pak ditesh vendosa te ike ne itali per me mire atje bera te gjitha analizat bera perseri monografi tek dy doktoret me te mire atje dhe me thane qe me duhet te me heqin komplet gjoksin kur me thane vertet si di si reagova shpertheva ne te qare mu erresu cdo gje mendova jeta ime mbaroi aty, por perseri nuk rreshta se kerkuari mjeke te tjere dhe me ne fund dikush na drejtoi tek doktoresha me e mire per kancer ajo me beri monografi dhe u shokua tha ska mundsi je kaq e re vetem 19 vjec dhe me tha qe mos u merzit per fatin tend te mire e ke kuptu heret dhe ke "Fibroadenom Benigno" dhe pas pak javesh bera dhe operimin dhe cdo gje shkoi shume mire sepse vetem me hoqen kokrren dhe gjoksi mbeti perseri dhe pse pak por qe me pas mu formua njelloj si tjera tani me ka mbet vetem nje shenje e vogel qe me kalimin e kohes besoj se do me largohet e gjitha. Prandaj mos ngurroni te shkoni te mjeket per cfare do lloj ndryshimi qe shihni te gjoksi juaj sepse po kaloi shume kohe me nje "fibroadenom"te tille me besoni qe do beheni me keq pasi nga "benigno" mund te kaloje ne "maligno " dhe pastaj ska me kthim pas!!
Letra 10
Pershendetje Anabel! Historine time do e tregoj te ndara ne paragrafe ku secili permban nje faze te kesaj semundje! Si per ironi te fatit data 27 eshte data e kthimit tim nga Italia pas operacionit ne gji nje vit me pare! Do e nis nga injoranca e mjekeve tane: une kisha kohe qe e kisha vene re nje gjender ne gjoksin tim. Pa i treguar askujt drejtohem te mjekia e lagjes! Ajo me njihte mire, me kontrollon dhe me thote ske gje e ke nga bajamet. (pasi me pare kisha vuajtur nga bajamet vertet). U qetesova dhe thash ok do ike, si tregova asnjeriu se sdoja ti beja merak! Ku jetoj une, do pyesni, qe paska mjeke kaq "te afte"?Ne qender te tiranes! Keshtu qe dhe poliklinika eshte sh sh afer qendres! Konstatimi i semundjes: Nje dite shtatori teksa po ecja kisha veshur nje bluze te hapur tip poncho dhe kishte filluar te frynte cik ere! Ndjej nje djegie ne nensqetullen time. Mezi prita te shkoja ne shpi te konsultohem me mamin meqe ajo eshte personel mjekesor dhe ka informacion! Kesaj here e kuptova qe sishte dicka normale. Dhe menjehere le nje orar tek nje onkologe tek nje klinike private! Perballja me te verteten: Sapo shkoj tek mjekja specialiste (me mamin fale Zotit) me thote qe ti ke gjendrra qe mua me duken te mira, por ekzaminimiet do tregojne te verteten! Nuk mbaja dot lotet, as mami! O Zot nuk e dija cfare po me ndodhte e cdo me ndodhte me pas! Tmerr lotet e mi spushuan asnje dite deri sa shkoj ne itali (4 jave me pas, pasi mora menjehere disa ilace, qe nuk u gjenden ne farmacite tona ) dhe operohem. Pas ekzaminimeve mjeku tjeter ktu me thote eshte beninje! Nuk arrija ta besoja qe benije vjen nga fjala bene italisht , mire dmth! Mendoja po me genjejne, une do vdes! O Zot si do e perballoje mami, babi, vellai, i dashuri ikjen time! Syte e mi nuk e pane diellin e bukur te atyre diteve, se ishin te mbushur me lot gjithe kohes! Po syte e babit? Atij babit qe skishte qare kurre se sishte ushtarak. Lotonin si femije! Nisem per Itali! E urrej aeroportin e Rinasit se me kujton si lashe babin e vellain duke qare ne aeroport, syte e tyre qe me ndoqen deri te sporteli i vulosjes se pasaportave! I lutesha Zotit te kthehesha vetem ti shihja dhe nje here! Ne Itali kaloj ne depresion, vetem qaja deri ne momentin qe mbaroi operacioni dhe me tha mjeku! Its ok everything beautiful girl! (mjeku me tregoi ckishte hequr, e pashe me syte mi )Dhe mbaroi gjithcka! Operacioni: Zgjati pak, me anestezi lokale(mpirje te zones)! Trajtimi me pas: Vetem kontroll te here pas hershem! Kush preket nga kjo semundje? Kushdo! Une jam 24 vjec! Kur me bene nje test ne itali per te kuptuar shkaqet pyetjet ishin: Ndonje te aferm me kete semundje? Jo ! Pi duhan? Jo! Alkool? Ne gjithe jeten time vetem 1 shishe vere gjithsej dhe 2-3 koktejle! Mish? Te kuqin jo, vetem pule dhe peshk! Dhe ca pyetje pak me personale! Doktori thot? Why you? Why you? (P.S doktori fliste anglisht pasi une nuk jam njohese e mire e gjuhes italiane, fatmiresisht Ai fliste sh mire anglisht) Une bej cdo vit nje kontroll te pergjithshem por asnjehere skam pasur probleme te tilla! Mbeshtetja e njerezve qe ke prane: Gjeja me kryesore! Falenderoj mamin cdo dite qe megjithese lotonte nga brenda me dhuronte buzeqeshje qe me benin shume te lumtur! Faleminderit 2 familjeve qe qendrova ne itali (vacanerisht Lumit) per mbeshtetjen e pakursyer ne cdo aspekt! (sdo jua shperblej do kurre ate qe bene per mua) Feleminderit babit, vellait, te dashurit, familjes se tij qe me perkrahen ne cdo sekonde dhe bejne te pamunduren qe mos te me merzisin! Faleminderit Zot qe gjendrrat ishin beninje dhe te lutem keshtu te mbetem gjithmone! Te bukurat fjalet e botes: E moren vesh gjithcka te gjithe sepse ne familjen tone kishim nje sebep dhe une dhe mami mungonin. Plasen sms ne fb! Ti se meriton te vdesesh! Pse ty? Ti do ia dalesh! O Zot me benin vetem te qaj, mgj tani me duken pak qesharake! Me e bukura qe degjoj pasi kthehem: Qe e ka lene i dashuri se ajo eshte e semure, gjynah ti gjejme ndonje tjeter te semure! Doktori me tha qe cdo gjeje te keqe duhet ti gjesh nje arsye per tu lumturuar keshtu qe e mora si barcalete! Une vazhdoj te jem shume e lumtur me te dashurin tim dhe qeshim me te madhe me kte "miresine qe donin tme benin" Flm anabel nese e shperndan dhe anonim se nje pjese e mire e shoqerise nuk e dine se nuk dua ti shoh ato shikimet meshiruese! JU LUTEM FEMRA VETEKONTROLLOHUNI SE PARI! DREJTOHUNI TE MJEKU DHE NESE NUK KONSTATUAT DICKA !
Letra 11
Anabel sa mir bere qe hape kete tem. Sepse shum familje qe kan nje pjestar te semur me kancer te te gjitha llojeve vuan cmendurisht shum. Jemi kaq te pafuqishem ndonjeher perball kesaj semundje. Babi I'm nuk e meriton te vuaj.Njeri punetor, familjar I dashur shum me ne si femij, I papertuar per punen. Njeri I sakrifices dhe devotshmeris, sh her kam menduar clidhje ka kjo semundje ne trupin e tij. Ai ka kaq sh per te dhen akoma ksaj bote. Esht hera e dyt qe operohet nga kjo semundje, gjendra ne kanalin e urines, dhe te them te drejten te dyja heret qe e kam mar vesh jam tjetersuar si njeri. Heren e par isha me e vogel studente akoma, ka qen viti me I tmerrshem u dobesova sa nuk shikoesha me sy, harrova cdo te thot buzeqeshje,vetem qaja sa her e shikoja,po asnjeher se kam dhen veten perball tij. Sa optimizem I jepja. Beri terapit sh te dhimbshme I kishte. Por doli mir. Dhe menduam se ja hodhem. Sa e lumtur isha ato koh. Kaluan vite dhe e harruam si familje ate semudnje. Por semundja sna kish harruar ne. Ajo flinte prej vitesh ne trupin e babit tim. Rastesi u rishfaq. Kjo ishte me e tmerrshme se e para. Sa kam qar se beson njeri. I jam lutur zotit me shpirt mos tme jepte asgje tjeter vetem shendetin e tim eti. Jam ne mosh madhore por tani jemi si shok. Se keni iden sa kuptohemi sa keshillohemi e dua me shpirt babushin tim. Kuptova dita dites qe nuk hynte ne pun te qarit. As qe ndryshonte gje. As pesimizmi apo depresioni si me ndodhi heren e kaluar nuk ndryshonte asgje. Tani e kam stakuar mendjen. I jap optimizem dashuri perkushtim optimizem buzqeshje prinderve te mi. Ata kan nevoj per kurajo tja dalin mban. Kjo eshte arma ime me e fort. Ti bej te lumtur. Mendoj se zoti duke na par keshtu, do na leri edhe per ca koh te jemi nje familje. Kurajo ju keshilloj te gjitheve, nje I semur me te till semundje sduhet te shikoj trishtim ne sy te familjareve. Nese ne e ndjejm 100 her dhimbjen imagjinoni I semuri pervec dhimbjes shpirterore esht edhe ajo fizike. Skam cbej, un e dua babushin tim te shendetshem, dhe pervec mjekimit ai ka nevoj edhe per puthjet e perqafimet e mia.
Letra 12
Ne date 31.12.2008 kishim ftuar vellain bashke me te fejuaren per te festuar Vitin e Ri se bashku me gjysherit dhe prinderit e mi. Babit atehere i kishin dale dy gjendra tek pjesa e barkut, kishte pak kohe qe nuk ishte fare mire, kishte dhimbje, e shume pak force dhe sipas ekzaminimeve ne Tirane kishte tumor dhe tashme s'mund te behej asgje sepse ishte ne fazat e fundit. Ate nate im vella pati nje super sherr me te fejuaren aq sa pervec ofendimeve dhe te sharave gjuanin njeri tjetrin me c'te kishin neper duar. Pervecse si ndalonte dot, babit po i shteronin dhe fuqite ate nate. Po ate nate erdhen prinderit e te fejuares dhe e moren, dmth u ndane. Nejse. Pas disa ditesh babin e cuam ne Tr serish i operoi ato gjendrat pavarsisht se mjeket kembengulnin se do ishte e kote. Kaluan pak dite dhe ju shfaq dhe nje tjeter, dhe nje tjeter. Burri i motres mori persiper ta merrte ne Greqi per te vazhduar kimioterapi. U be e madhe nga njerezit e xhaxhait, harxhoni leket kot, do vdese rrugeve, jo keshtu po ashtu. Kujt i interesonin leket ne ate kohe kur e di qe nuk mund ti lesh kurrsesi disa persona te largohen pernjeheresh nga jeta jote? Gjithsesi kunati e mori babin, me shpenzimet e veta, beri dy here kimioterapi, dhe pas nje muaji erdhi tek ne. Ishte dobesuar aq shume. Filluan ti binin floket, dhe une qe mos ti shihte tek jasteku i mblidhja fshehur teksa i ledhatoja koken. Ai e kuptonte, dhe me thoshte "Po do bien ato tani me babi" .. Mamit fshehur ne i thonte gjithmone une e mora rrugen po si do besh ti me gjithe keto halle. Nuk kaluan as dy muaj qe te vinte dita e fundit qe ai jetonte me ne. Dita kur me keputen shpirtin qindra duar mizore duke me dhene mundesine te shijoj dhimbjen e te rri duarkryq. Ai me pare vuante nga reumatizma dhe sa here kishte dhimbje kycesh kockash me thonte, ja kur te behesh ti doktoreshe do me sherosh. Ah sikur.... Nuk ka humbje me te medha se keto lloj humbje, nuk ka asgje qe i lehteson keto lloj dhimbjesh sado vite te kalojne, nuk ka sese te ndodhe sepse nese nje pjese e shpirtit mungon, mungon dhe nuk zevendesohet, mjer ke zë, nuk ka fjale qe te ngushellon.
Letra13
Ishte nje dite tetori,dita kur zbulova qe kisha gjendra ne gjoks.Me sakte data 23 tetor.Gjithcka filloi pasi kisha lexuar menyren sesi behej vetekontrolli i gjirit dhe ne kete forme zbulova disa gjendra.Te nesermen menjehere shkoj te imazheristi dhe kryej nje echo-mame(eko qe kryejne femrat qe nuk kane mbushur moshen per mamografi) dhe aty zbuloj qe kisha 9 gjendra dhe pasi konsultohem me onkologun me thote qe njeri prej tyre duhet ta operoj sepse kishte arritur ne nje madhesi te caktuar dhe do me sillte komplikacione me vone.Pasi operohem,kryhet dhe biopsia e gjendres dhe rezultati ishte qe ishte gjender fiberadenome qe prek kryesisht moshat e reja por fale zotit beninje.Mendova se cdo gje mbaronte me aq dhe sdo kisha shtim ne numer te tyre por...gjithmone ka nje por,ato u shtuan por sme sollen komplikime te tjera dhe thjesht duhet te kryej kontrolle periodike ne baze te udhezimeve te onkologut.Fale zotit,situata nuk ka ndryshuar prej vitesh.Kryeni vetekontrollin,beni nje echo-mame dhe kujdesuni per shendetin tuaj.Mos lejoni asgje dhe askend ta demtoje ate.Jeta eshte shume e cmuar dhe duhet ta ruajme qe ta jetojme ne formen me te mire.ME MIRE TE PARANDALOJME SE TE KUROJME.Patjeter anonime
Letra 14
Mami im vdiq perpara pak javesh nga kanceri malinj. Jetoi 3 vjet ne kimioterapi te vazhdueshme por nuk pati sherim. Mjeket nuk te japin garanci sigurisht por edhe kimioterapia per ata qe nuk kane sherim eshte vetem vuajtje. Mendoj qe ajo kohe qe u ka ngelur le ta jetojne si njerez se sa ashtu me ato vuajtje te tmerrshme. E megjithe ato vuajtje ajo ishte njeriu me optimist i botes. Nuk e kuptoj pse zoti zgjedh te marre njerez si ajo? Kjo eshte pyetja qe i kam bere vetes per 3 vjet rresht por sigurisht qe nuk do gjej asnjehere pergjigje. Thjesht ndodh dhe kaq. Ajo cfare kemi ne dore te bejme eshte te kontrollohemi qe ti kapim gjerat ne kohe. Perndryshe do ti bejme ata qe kemi afer te vuajme ashtu sic vuajta dhe po vuaj une per mamin. Ndihem jetime dhe me mungon shpirti. Nena: kontrollohuni. Nese nuk e beni per vete bejeni per femijet tuaj. Ata kane nevoje per ju dhe asgje ne bote nuk e mbush vendi qe ju lini bosh. Habitem me shume nena qe degjoj' eee na iku jeta ne tani' dhe nuk kujdesen fare per veten. Nuk e kuptojne se sa me fat qe jane qe zoti nuk ka zgjedhur ato per ti marre heret.
Letra 15
Anabel, me preku shume historia e asaj vajzes 14 vjece zoti vente dore ne te dhe te kete nje jete te lumtur ...une kisha nje mbes 14 vjece qe sot nuk jeton me,mbesa kishte tumor ne sy dhe ne nje pjes te trurit tumorin ja kuptuam kur ishte ne moshen 10 vjece se filloj ti dali njeri sy e cuam i beme analizat dhe doli qe kishte tumor beme cmos qe ta conim jasht mezi e rregulluam per ne itali aty i bene operimin e pare dhe na dhane shpresa po mbas ca kohesh asaj filloj i doli syri me shume gati ti dilte nga vendi ..vajtem prap ne itali dhe ja hoqen syrin fare ..doktorat thane tani ne ja pastruam sdo kete problem ...u kthye ne tirane filloj kimion po ajo ishte dhe si fizik e dobet dhe nuk i rezistonte dot ...e po thame me nje sy shef gjithe boten vetem te na roje mbesa ..nje dite te bukur ajo bashk me mamin e vete do shkonte te merte rezonacen kur ne mes te rruges i bie si te fiket e cojne urgjent ne spital ku aty dhe dhe shpirt ...dhimbje me te madhe nuk kishte sidomos per vellain ,kunaten dhe mamin tim dhe babin ....mbas 1 vit e gjys babi se duroj dot dhimbjen dhe u semur keq sa na iku dhe ai nga kjo jet :'p....dhimja akoma vazhdon ne familjen tone sikur te kete ndodh dje ....mbesa do ishte ne moshen me te bukur te jetes vete 18 vjece ,,,prandaj uroj te gjithe femijet te kene shendet zoti i bekofte ...dhe kushdo qofte i/e semur zoti shendet dhe asgje tj ...flm ...me falni se mund te kem bere ndonje gabim po jam duke e shruajtur me lot ne sy ....flm te gjitheve ...po qe se e shef te arsyshme Anabel mund ta postosh ....respekte ...
Letra 16
Anabel, nje vit me pare, nena ime u diagnostikua me kancer ne gji. Pas fiks 12 muajsh, kimio-sh pa fund, te qarash fshehurazi, e pas shume "pse-sh" te heshtura drejtuar Qiellit, duhet te shkoja te terhiqja pergjigjen perfundimtare te CA15-3(cancer antigent), e cila duhet te tregonte nje numer me te vogel sesa 5 nese qelizat tumorale do ta kishin ndaluar aktivitetin e tyre metastazor. Merreni me mend filmin 12 mujorsh, qe me kalonte me metrazh te shkurter para syve ne ato momente. Pa u zgjatur... Mora pergjigje pozitive. Nena ime luftoi me gjithe forcat me ate semundje duke na perdorur ne si frymezim. Mua semundja e saj me rriti shume. Neve (familjen time), semundja e saj na bashkoi me shume. Kuptuam sa e duam njeri tjetrin. Une personalisht mesova vleren e asaj qe nuk preket dhe nuk blihet. Dua te shtoj nje pasazh te shkurter nga 25 dhjetori i vitit te shkuar. Ndodhesha tek Onkologjiku, per kimion e dyte te mamit. Kur mbaruam dhe po iknim, pershendetem te gjithe aty brenda, te gjithe te panjohur, duke uruar per festat e fundvitit. Ajo e gjitha, ishte gjeja me e bukur ne bote. Nuk kishte as flashing lights, as brohoritje dhe as ngjyra te ndezura. Kishte mure te zhgaravitur kryesisht nga infermieret e turnit (te cilat dua ti falenderoj nga thellesia e shpirtit sepse i benin ato seanca me pak te hidhura), kishte paruke dhe kapele te lira, kishte ere te rende ilacesh, por mbi te gjitha kishte njerez qe ia dinin vleren jetes dhe ishte pikerisht jete, ajo cka i uronin njeri tjetrit. Gjithesesi ishte e veshtire. Por dua te them qe kurre nuk qajta para saj, edhe pse me mblidhej nje lemsh shume i madh ne gryke sa here shikoja sa vuante per cdo fije floku qe i binte. Familja ime kuptoi pse Qielli na dha kete prove. Ne jemi te forte. Ndoshta me te fortet. Pra, ti na kerruse, na derrmove, na bere te mbanim lote qe aq shume donin te binin, por kurre nuk na mposhte dot o kancer idjot!
Letra 17
Prsh anabel. Po ju shkruaj se me pelqeu tema e sotme ne faqen tuaj , dhe un doja ta ndaja historin time me ju. QE i vogel fare jam diagnostikuar me nje semundje qe quhet Pankerson'disease dhe per ata qe se din eshte nje semundje ne tru qe ka te bej me mos kontrollimin e muskujve te gjymtyreve. Pra me nje fjal kam dridhje te medha te duarve ,kembeve dhe kohet e fundit me eshte shfaqur edhe ne koke. Une jam 21 vjec dhe e kam shume te veshtire te perballoj gjerat normale ditore, nuk mund te ha ,pi , apo te shkruaj pa u dridhur dhe eshte nje tmerr i vertet,shkollen e kam len , kam mbaruar vetem gjimazin pasi e kishe te pamundur nga opinionet e te tjerve kur me shikonin , dhe e njejta pyetje ,cdo dite, cdo ore , aq sa fillova u mbylla ne vedvete dhe kalova ne depresion . Fale nje shokut tim shume te mire kam arriturpak ta kaloj kete faze ( depresionin ) ai per momentin eshte me studime ne angli dhe me ka rregjistruar ne nje support grup per njerzit me keto semundje dhe shume shpejt do shkoj atje per nje njet me te mire ,pasi atje e di qe nuk jam vetem, dhe kam persona qe e kan kete semundje dhe e din se cfare vuajme ne te vertete. Per fat te keq shkenca nuk ka arritur te shpik ndonje kure per kete semundje dhe me duhet ta kaloj gjith jeten keshtu . Prandaj mora t ju shkruaj per me teper t ju them qe shijojni jeten pasi i keni gjithe te mirat, fatkeqsisht keshte ishte e shkruar per mua. Cdo dit , ore , minut ,mendoj se si do kishte qen jeta ime pa kete semundje te neveritshme. Me falni qe u zgjata kaq shume , Anabel te lutem anonim ,
Letra 18
mirmbrema anabel...jam ber tashme nje komentuese e regullt ketu,e te them sinqerisht faleminderit per ket temen e sotme..un jam nje vajz qe po jetoj me ndjenjen e frikes qe prej plot 5 vitesh..shikoj 2 grate e familjes time te vuajne me semundjen qe un tashme e konsideroj '' virus gripal '' per te vetimin fakt sepse po perhapet kaq shum .nena ime sivjet beri vitin e 5 dhe teorikisht i bie qe te kete kaluar rrezikun..ja hodhi semundjes pavarsisht sakrificave edhe vuajtjeve te medhaja qe ju desh te kalonte...tani lutemi per motren qe te kete te njejtin fat me mamin ta kaloj dhe ajo paçka gjith ketyre dhimbjeve e sikleteve...nuk ka gje me te keqe se te shikosh njeriun tend te zemres teksa vuan e ti je komplet e pa fuqishme per te ber dicka e ta lehtesosh..kami fatin me te madh sepse motra ndiqet jasht shtetit edhe cdo mjekim e mer sipas diagnozes e jo si ne shqiperi qe mungojne disa flakone .. e kam ber lemsh shkrimin tim e di,as qe e kisha menduar te shruaja ne fakt..por u acarova sepse shikoj qe po komentojne ca drite shkurtra qe mjaft se na hape barkun e gjera te tilla..nuk ka asgje per tu hapur barku por hap mendjen dhe zemren.mendjen per te ndergjeqsuar se mund te jesh dhe ti viktim e radhes.dhe zemren duke thene nje fjale kurajuese,jo sepse ka ngel njeri per te lexuar komentet tuaja,por mos harro se cte mbjellesh do korresh..(njera ketu ka shkr te rafte ne koke) pa piken e torpit ...uroj per te gjith te semurit sherim te shpejte.me kurajo vullnet e besim ne Zot do kaloj gjithcka..nese e poston thuaje edhe emrin nuk ka prob edhe pse me fb real jam.