Ndër të ftuarit e “Thumb” të shtunën e sotme ishte edhe Enkel Demi. Moderatori dhe shkrimtari foli për planet profesionale, por u ndal gjithashtu tek jeta personale.
Teksa fliste rreth jetës familjare dhe partneres së tij, Mesila Dodës, ish-deputetes së PD-së, Demi hodhi poshtë mitin që ka qarkulluar historikisht, se politikanët pa përjashtim nuk shpëtojnë dot nga jeta e luksit.
Ndonëse prej shumë vitesh Mesila Doda ka qenë figurë aktive në politikë, ai tha se janë në gjendje të mirë ekonomike dhe gëzojnë pasionet e tyre në çift, siç është gatimi.
I pyetur për nëse do ta kthejnë këtë në profesion, Demi përgjigjet:
“E kemi menduar, por ne gatuajmë për pasion dhe është një biznes i vështirë. Po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi. Unë për fat të keq nga të gjithë politikanet, kam politikanen më të varfër!”- tha ai duke qeshur.
Po po, e dëgjuar mirë! Politikanen më të varfër në shtëpi*!