Kit Harrington, ose ai kaçurrelsi që luan Jon Snow te “Game of Thrones,” nuk e pati problem t’i tregojë gruas së tij, Rose Leslie, fundin e serialit. Leslie, luante rolin e Ygritte-s së famshme, e dashura e Jon në serial, dhe siç ishte fatkeqe në botën imagjinare, po ashtu edhe në realitet. Tani nuk e shijon dot sezonin e fundit dhe gjithë fajin e ka Kit!
Në një intervistë me KISS Breakfast, Kit rrëfeu me siguri mëkatin e tij më të madh, pra që i tregoi gruas s’i mbaron seriali. Reagimi i saj është mëse i kuptueshëm. Nuk i foli për tre ditë. Dhe e dini ku është më e bukura? Që ajo e pyeti vetë si është fundi.
Sidoqoftë, përtej reagimit ekstrem të bashkëshortes, Kit po e shijon shumë fuqinë që mbart, të paktën edhe për ca muaj. “Është këndshëm të ecësh rrugëve kur di diçka që s’e di askush tjetër, të paktën deri kur të dalë sezoni i fundit,” tha ai. “E di unë dhe askush tjetër. E di si mbaron. Mendoj se do të bëhet nami.”
Për sa i përket fundit ama, Kit s’është tërësisht i lumtur. “Nuk mendoj se është punë lumturie ose trishtimi,” tha ai. “Jam i kënaqur me rrugën që ndoqën skenaristët, por s’e di nëse do të më pëlqejë deri kur ta shoh.” Edhe Maisie Ëilliams mendon të njëjtën gjë.
Na mbetet të presim 14 prillin.