Nëse keni parë foton e kryebashkiakut Veliaj me divën Adelina Ismaili, besojmë e keni bërë lidhjen. Për herë të parë në gjashtë vite, Adelina kthehet në ekranet shqiptare, specifikisht në puntatën e parë të “E diell” në Top Channel.
Këtë fakt e bëri të ditur Ervin Kurti, një prej moderatorëve të të dielës në Top Channel, i ftuar dje në “Ftesë në pesë.” Adelina do të flasë për mëmësinë, për xhelozinë për të shoqin, tërheqjen nga muzika, karrierën dhe “do të jetë pjesë e disa gjërave të tjera për të cilat nuk flas dot,” tha dje Kurti.
Për herë të fundit, Adelina u shfaq në “Top Show,” në vitin 2012.“Ajo i ka refuzuar gjithë televizionet e tjera dhe zgjodhi momentin e duhur për t’u rishfaqur,” thotë Kurti. Luajti rolin e tij televizioni, stafi, emisioni, fakti që është puntata e parë, etj.
Deri nesër në 15:15, le të shijojmë performancën e shkëlqyer të ikonës së përjetshme, gjashtë vite më parë në Top Show.