Një problem i softuerit të Apple lejon përdoruesit që teksa bëjnë telefonata audio–video në FaceTime të kenë mundësi të dëgjojnë ose të shohin personin që po telefonojnë, pa qenë nevoja që ai të pranojë telefonatën.
Problemi u vu re nga shumë përdorues të cilët përdorin versionin e fundit të iOS, 12.1. Mundësia për të dëgjuar personin tjetër aktivizohet kur rrëshkisni lart për të shtuar një numër tjetër në bisedë dhe shtoni numrin tuaj të telefonit. Kështu personi që nisi telefonatën, është në gjendje të dëgjojë ose të shohë personin tjetër. Ndërkohë në ekran nuk jepet asnjë shenjë.
Një përfaqësues i Apple u shpreh se “kompania është në dijeni të problemit dhe po punon për ta zgjidhur”.
Për të mos lejuar dikë që t’ju dëgjojë/shohë pa aprovimin tuaj, shkoni tek Settings –> FaceTime dhe shkyçni butonin e gjelbër derisa problemi të jetë zgjidhur nga Apple.
Burimi: CNN