E di, jam lodhur nga baret apo restorantet e zakonshme që të ofrojnë pakgjë e të kufizojnë në zgjedhje. Përherë kam kërkuar diçka më shumë, një vend ku mund të më shijojë ushqimi, të argëtohem, të dëgjoj muzikë të mirë dhe të rrethohem nga një arredim i këndshëm. Nuk më pëlqen e zakonshmja ndaj përpiqem t’i qëndroj larg duke u endur pas të bukurës, të resë dhe NDRYSHE-s! Ju e dini sa e vështirë është t’i gjesh të gjitha këto të ndërthurura në një të vetme, por më lejoni t’ju them: jo e pamundur ama... Dje e gjeta një të tillë, është këtu, në Tiranë. Kava Bistro Bar!
Mbrëmë, 21 Dhjetori u ndriçua nga fishekzjarre dhe dritat vezulluese- KAVA bëri hapjen e madhe. Fati deshi të rastisja aty, ndaj do t’ju shëtis dhe rrëfej gjithë çka ndodhi përgjatë këtij artikulli në vazhdim.
Si detajiste që jam s’mund të rri pa u ndalur tek ato, gjërat e vogla, në dukje krejt të parëndësishme, por besomëni, premtojnë një diferencë të garantuar.
Kuruar me dashuri dhe vizion, në bar- restorantin e këndshëm do të mund të shijoni kafen e mëngjesit, një drekë me familjen apo orët e vona me shoqërinë.
Kava përshtatet harmonikisht me gjendjen tuaj duke ofruar diku ambjente më intime e klasike e diku më argëtuese e popullore. Në fakt e gjithë kjo s’mund të ishte rastësi. Për arkitekturën intriguese është kujdesur vetë arkitektja Stela Lako që idetë i pati mëse të qarta: Të sillte në kryeqytet diçka që s’kishte mbërritur kurrë më parë.
Zhvendosemi pak te ushqimi, ai për të cilin më pëlqen kaq shumë të flas. Cilësi, larmishmëri dhe art në pjatë!
Veçanërisht fundjavave do të mund të ndjeni emocionet e të kënduarit live dhe performanca nga më të mirat.
Një vend kaq në zemër të Tiranës por njëkohësisht kaq larg përsa i takon përmasave, perceptimit dhe shërbimit të ofruar. Mbajeni mend këtë emër: Kava Bistro Bar!