Një ndër të ftuarat e puntatës së sotme të “Ftesë në 5” ishte Rudi Demaliaj, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Gentjan Demaliaj.
Teksa fliste për vështirësitë e të qenurit pa Gentin, Rudi u ndal pak edhe tek zëri i një këngëtari shqiptar, i cili e çmall me Gentin. Për rastësi, bëhet fjalë për një tjetër Gent:
“[Po, ka një këngëtar zëri i të cilit më ngjason me Gentin], ai është Eugent Bushpepa. Kur kemi përkujtim të Gentit, shkojmë në lokalin e Eugentit dhe ai këndon gjithë repertorin e tim shoqi. Më çmall me Gentin.”
Sa për të krijuar një ide, ja dy cover të këngëve "Baladë për Jakup Ferrin"
dhe "Lamtumirë" nga Eugent Bushpepa.
Vokalisti i grupit të famshëm të viteve ’90 “Djemtë e Detit” u nda nga jeta më 27 janar të katër viteve më parë në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.
Këngë si “Mos qaj”, “Kohë pa ty”, “Jo tani”, “Endrrat që për ty i thurra”, "Lamtumirë" janë disa prej këngëve ikonë të grupit të famshëm të rrokut.