Këtë të shtunë, Franca do të zgjedhë këngën e saj përfaqësuese për Eurovizion-in e 2019-ës, por surpriza e vërtetë qëndron tek juria.
Në panelin e jurisë profesionale, për garën “Destination Eurovizion” do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu. Një lajm të tillë, ajo e ka konfirmuar vetë për Magazina.al.
Ky format konsiston në tre netë spektakli, 2 gjysmë finale dhe finalja e madhe, që do të mbahet më 26 janar. Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv janë 7 këngëtare dhe një grup, ndërkohë që fituesi do të vendoset nga juria në bashkëpunim me publikun.
Pjesëmarrja e Rona Nishliut, përkthehet padyshim në një tjetër sukses për këngëtaren, e cila në 2012-in përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me “Suus”, këngë e cila bëri jo pak bujë.