Shën Valentini është 3 javë larg dhe nëse e ndjeni se doni ta festoni, shumë mirë për ju. Nëse nuk keni të dashur, festoni gjithsesi – rëndësi ka të doni veten. Të dyja rastet kanë një pyetje themelore: Ç’të vesh?
Për aq kohë sa e hapët këtë artikull do të thotë se ngjyra e kuqe është bërë për ju po aq sa është bërë për Dua Lipën. Duket sa zgjedhje e thjeshtë aq edhe e zgjuar, pasi e kuqja u shkon të gjithëve. Çdo gjë është tërheqëse, duke filluar nga fustanet e deri tek aksesorët.
1. Një fustan i kuq kokë e këmbë mund të duket i tepruar, por jo nëse është qepur mirë dhe është i përshtatshëm për format tuaja.
2. Sigurohuni që të vishni një palë xhinse me bel të lartë dhe një bluzë të kuqe të shkurtër për të treguar pak lëkurë. Gati për të dalë në mbrëmje.
3. Mund të ndryshoni rolet: Pantallona të kuqe dhe një bluzë e çfarëdoshme minimaliste.
4. Nëse detajet minimaliste nuk janë për ju, një fustan i shkurtër esktravagant është zgjedhja e duhur.
Mund të tentoni edhe ngjyrën e kuqe të flokëve, megjithëse s’jemi të sigurt për këtë detaj guxues.
5. Kemi menduar edhe për rastet kur thjesht NUK doni të dilni. Një palë të brendshme seksi bëjnë gjithnjë punë.