
Një ligjvënës nga shteti i Ohio- s (Ohajo) SH.B.A, i cili vazhdimisht promovonte besimin e krishterë dhe pikëpamjet kundër komunitetit LGBT dha dorëheqjen pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë në zyrën e tij.
33- vjeçari Wes Goodman, të cilit i referoheshin si “ndërgjegjja e lëvizjes konservatore” dha dorëheqjen nga posti për sjellje të pahijshme.
Përgjatë viteve, Goodman predikonte të ashtëquajturat “vlera të vërteta familjare” duke u shprehur se martesa e vërtetë ndodh mes një burri dhe gruaje.
“Një familje e shëndetshme është burimi i historisë krenare dhe çelësi i madhështisë së ardhshme të Ohajos.” shkruhej dikur në faqen e tij të fushatës elektrorale, aktualisht jo më funksionale.
Burimi: Independent