Sot, në Athinë, u finalizua shitja e gjithë aksioneve të Telekom Sh.A. ndryshe njohur si Telekom Albania. OTE, pronari i mëparshëm, ia kaloi pronësinë totale kompanisë bullgare Albania Telecom Invest AD për vlerën e 50 milionë eurove.
Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i OTE, z. Michael Tsamaz tha se “shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri.”. Ai falenderoi stafin manaxhues dhe gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë dhe bashkëpunimin me OTE.
Marrëveshja me OTE dhe Albania Telecom Invest AD ka hyrën në fazën finale dhe pritet aprovimi administrativ i autoriteteve lokale dhe financiare. Gjithçka do të finalizohet gjysmën e parë të vitit.