Flokët

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin të bëheni bjonde

14 Janar 2019

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin

Për ta qartësuar që në fillim, ky artikull vlen më së shumti për ato që e kanë me dy mendje të bëhen ose jo bjonde, megjithëse lexojeni njëherë pasi mund të ndryshoni mendim edhe nëse jeni betuar të qëndroni përgjithmonë brune.

Në vijim kemi marrë shembull disa nga vajzat e famshme shqiptare që kanë qëndruar rehat tek nuancat e ngjyrave të hapura.

Ombre: të paturit kryesisht të dy ngjyrave drastike: një e errët (përgjithësisht nuancat e kafes) dhe një tjetër më të çelët. Ombre-ja nënkupton se i gjithë floku do t’i nënshtrohet procesit të lyerjes dhe se ka një vijë ndarëse të qartë se ku fillon njëra ngjyrë e ku tjetra. Prandaj ky model është një zgjedhje e zgjuar pasi qëndron te natyraliteti duke eksperimentuar me pjesën e poshtme të flokut.

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Elvana Gjata

Balayage: ndryshon rrënjësisht ngjyrën e flokëve duke sjellë një ndriçim total dhe theksim të ngjyrave. Nuancat bashkohet me njëra-tjetrën dhe ndryshe nga ombre-ja nuk ka një vijë ndarëse mes ngjyrave.

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Elvana Gjata

Shatush: është e ngjashme me ombre-n, por rrënja e flokut nuk lyhet dhe mund të jetë zgjedhja e duhur për flokë të shëndetshëm. Në të njëjtën kohë, nuk kaloni menjëherë tek ngjyrat bjonde pasi rrënjët natyrale krijojnë një efekt interesant. Pak a shumë duket kështu:

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Foto ilustruese

Babylights: kemi të bëjmë me mini-fije që imitojnë ato fijet e zbehta ngjyrë gruri që kishim në fëmijëri. Nuancat janë të këndshme dhe qëndrojnë afër natyrales.

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Elvana Gjata

Rrënjët e errëta: Gjithmonë nëse e keni me merak, mund të zgjidhni të mos e lyeni rrënjën e flokut, duke aplikuar bojë në pjesën e poshtme.

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Tuna

Pjesën e rrënjëve mund ta errësoni shumë

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Lori Hoxha
Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Luana Vjollca

ose ta mbani në nuanca më të zbehta.

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Lori Hoxha
Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Luana Vjollca

Në fund, për këdo që s’i ka me frikë eksperimentet, mund të provojë të parën “bjondllëkun” nga rrënjët tek maja e flokëve.

Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Marina Vjollca
Sipas VIP-eve shqiptare: 6 ngjyra flokësh që do t’ju bindin
Marina Vjollca