TV Mania

Probleme në ‘E diell’: Ç’po ndodh me programin?

14 Janar 2019

Probleme në ‘E diell’: Ç’po ndodh me programin?

Deri para pak orësh, gjithë ç’dinim për “E diell” ishte se do të prezantohej nga Edi Manushi, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Xhilda Luzi dhe jo vetëm. Pjesë e programit do të jenë edhe Ervin Kurti, ish-moderatorja e “Adrenalinë” në INTv Gentjana Pepa, moderatori i “Pushime on Top” Flori Gjini, ish-balerini i trupës së “Të dielës shqiptare” Enea Malaj etj. Në promo nuk bëhej e ditur data, por Fjoralba e kishte zbuluar në InstaStory dhe ishte e diela e fundit e muajit, 27 janari. Por, gjërat duket se do të ndryshojnë.

Burime për Prive, u shprehën se programi do të nisë në mes të muajit shkurt. Shkak për këtë thuhet se është paqartësia e rubrikave, temave që do të preken, roleve të secilit prej personave të përfshirë dhe skenografia.

E kontaktuar nga Anabel.al, Fjoralba Ponari u shpreh se “skaleta e programit është gati”.

Pra, nuk ka paqartësi dhe rrëmujë të panevojshme tek pjesa e ndërtimit të programit.

“Skenografia është ajo që mund të na detyrojë të startojmë në 3 shkurt”, shtoi ajo duke konfirmuar kështu se ndoshta “E diell” shtyhet për në fillim të muajit të ardhshëm.

Në lidhje me orarin – për të cilin Prive shprehet se nuk do të jetë një program maratonë siç pritej, por do të transmetohet nga ora 15:40-18:00 – Ponari preferoi të mos jepte detaje të mëtejshme.