“The Winter is Coming” - në pranverë...Më në fund, u bë e ditur data e fillimit të sezonit të fundit të “Game of Thrones”: 14 PRILL 2019. Sezoni i tetë do të përmbajë 6 seri të gjata gati sa një film.
Deri tani dihet shumë pak për finalen e serialit të famshëm, megjithëse videoja e publikuar nga HBO është tmerrësisht ngacmuese. Aty shfaqen Arya Stark (Maisie Williams), Sansa Stark (Sophie Turner) dhe Jon Snow (Kit Harington) duke tentuar të zbulojnë sekretet e familjes së tyre në Winterfell...
Aq të pabesueshme janë ngjarjet, sa Kit Harington (Jon Snow) nuk pranoi t’ia tregonte skenat bashkëshortes madje thuhet se aktori ka qarë kur ka lexuar skenarin. Kit është i martuar me Rose Leslie, edhe ajo aktore në “Game of Thrones”, ku të dy luanin rolin e dy kundërshtarëve që binin në dashuri.
Për informacion të përgjithshëm: Ngjarjet bazohen te romanet e shkrimtarit George R.R Martin. Ato zhvillohen në kontinentet imagjinare “Westeros” dhe “Essos”, ku trajtohet gjithë lufta për “Fronin e Hekurt” midis 7 mbretërive. Sezoni i parë u transmetua në prill të 2011-s.
Prej kohësh bota është fiksuar me këtë serial, që edhe pse drejt fundit, po kthehet në një fenomen kulturor. Megjithatë shumë shqiptarë (si edhe shumë njerëz të tjerë nëpër botë) mund të mos kenë parë asnjë seri të vetme. Prandaj nëse jeni një ndër ta, lexoni më parë disa arsye pse duhet parë dhe na falenderoni më pas.