TV Mania

Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’, ‘Al Pazar’ dhe ‘Duplex’

12 Janar 2019

Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,

E ftuar sot në “Thumb” (e shtunë, 12 janar), Rudina Dembacaj, dikur aktore fillimisht në “Portokalli” e më pas në “Al Pazar”, tregoi se ç’mendonte sot për emisionet e humorit, përshirë këtu edhe “Duplex” në Tv Klan.

Për “Portokallinë”:

“Të jem e sinqertë, me ‘Portokallinë’ qesh gjithmonë. Për mua ‘Portokallia’ ka ngelur akoma frymëzuese. E di shumë mirë punën e regjisorit Altin Basha, e di shumë mirë sensin e masës sa të rëndësishëm e ka. Dhe unë e dalloj shumë mirë se ku ka thënë ai ‘stop’.

Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,
"Portokalli" - 28 mars 2010

Për “Al Pazarin”:

“Ndërkohë kur kam qenë në ‘Al Pazar’ gjithmonë e luftoja këtë gjë [sensin e masës]. Madje Llakaj me përbuzje më thoshte ‘hë të ka mësuar Altin Basha ty’. Sepse unë ia kisha vjedhur këtë [veçori] Altin Bashës – sensin e masës. Ndërkohë Llakaj e ka komplet të kundërtën – e zgjat materialin, e bën leckë me pak fjalë. Por kam pasur vetë në dorë montazhin në një periudhë kohë dhe e prisja kur të doja. Për mua sensi i masës është shumë i rëndësishëm. Dhe me thënë të drejtën, ‘Al Pazar’ s’më bënte për të qeshur kurrë më, përveç binjakëve, se ata i dua shumë. Sa gjynah, se do marrin gjobë ata: Nuk flas me binjakët, nuk i kam shokë.” – ironizoi ajo.

Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,
"Al Pazar" - 2 maj 2015

Po për “Duplex?:

“Vdes për Visjanin [Ukcenajn], e kam pikë të dobët si aktor. Më pëlqen edhe Albano Bogdo, edhe Egi [Laknori]. Me thënë të drejtën, kohëve të fundit, Julin e shoh pak në presion. Është me atë presionin e shikueshmërisë dhe përgjegjshmërisë dhe nuk po shpërthen. E kuptoj shumë mirë se më ka ndodhur edhe vetë, nën presionin që gjërat duhet të dalin mirë, nuk luan ashtu siç duhet.”

Ndër të tjera, Rudina shtoi se disa nga aktoret më të talentuara sipas saj janë:

“E dua shumë Albana Perhatin, e dua shumë te roli i Bukrës. Dua shumë Renadën, e cila ka ngelur tek roli i Luzes, është rehat aty, megjithëse jam e sigurt që do të qante edhe shumë personazhe të tjera. Më pëlqen shumë edhe Cubi te ‘Duplex’ dhe Delinda që edhe pse nuk kam shumë marrëdhënie shoqërore siç kam me gocat që kam qenë dikur në ‘Portokalli’, më pëlqen shumë.”

Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,
Albana Perhati
Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,
Renada Caci
Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,
Esmeralda Metka (Cubi)
Ç’mendon sot Rudina Dembacaj për ‘Portokalli’,
Delinda Disha