Ndonëse Stephan Gaeth lindi femër, brenda qenies së saj ajo nuk u ndje kurrë e tillë. Kështu, për vite me radhë nisi procesin e shndërrimit nga grua në burrë. Përgjatë kohës që rrodhi, Stephan u njoh me Wyley Simpson, tanimë babain e fëmijës së saj të parë.
Stephan, 27 vjeç kishte marrë vazhdimisht hormone mashkullore ndaj ishte i bindur se nuk do të arrinte kurrë të mbeste shtatzënë. Por ja që gjithçka shkoi larg çdo parashikimi të mundshëm!
Në jetë erdhi djali i tyre, Rowan Fox.
Përpara se të zbulonin surpizën që fati kish’ rezervuar për ta, Stephan dhe Wylye ishin të mendimit për të adoptuar një fëmijë.
Burimi: Daily Mail