Horoscope

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Peshqit

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Peshqit

19 shkurt – 20 mars

Simboli: Peshku

Planeti sundues: Neptuni

Shenjë e dimrit

Shenjë uji

Sapo nisi viti më fantastik për karrierën tuaj në dhjetë vitet e fundit. E gjitha falë vizitës së Jupiterit, planetit fatsjellës e cili do të vendoset në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Nëse do të punoni me zell, Jupiteri do të sigurohet që të arrihet diçka. Shumë njerëz do të flasim për ju. Vitin që vjen, do të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur e do të shfrytëzoni mundësitë që do t’ju paraqiten. Do t’ju ofrohen shumë zgjedhje përgjatë vitit dhe bëni mirë t’i keni punët në vijë deri kur të vijë momenti. Do të tundoheni t’i pranoni të gjitha, por ky vendim do t’ju konsumojë dhe rezultatet s’do të jenë ato që dëshironit. Zgjidhni ofertat më afatgjata që ju bëjnë të lumtur dhe vënë në përdorim talentet tuaja.

Sigurisht, kur merrni shumë, duhet të jepni shumë mbrapsh. Sidoqoftë, s’do të ndiheni nën trysni, por të përgatitur për rolin tuaj të ri.

Jupiteri, dhuruesi dhe fatsjellësi, do të bekojë grafikun tuaj. Këtë vit do të çani në karrierë, kështu që merrini seriozisht këto që po ju them.

Veprimet që bëni këtë vit do të ndikojnë dhe do t’ju paguajnë dhjetë vitet në vijim. Do të shihni përfitime të mëdha financiare pjesën e dytë të këtij cikli, sidomos gjatë 2020-s. Për të marrë këto përfitime, tregojuani idetë tuaja sa më shumë njerëzve. Çdo të fitoni vitin që vjen, varet nga ç’bëni këtë vit.

Në 2019-s, Jupiteri do të jetë në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Me siguri do të kontribuoni bujarisht në industrinë ku punoni dhe do të lini shenjën tuaj. Meqë Jupiteri ndodhet në shenjën e Shigjetarit, ndikimi juaj do të jetë botëror.

Me Neptunin te Peshqit, mund të përfundoni në ekranet e televizoëve, në gazeta, në internet ose në filma ku do t’u bini në sy plot njerëzve.

Le t’i rikthehemi situatës suaj financiare, e cila do të shohë përmirësim. Më 22 janar, do të ndodhë diçka e mirë finaniarisht për ju. Në fjalë të tjera, do të merrni një dorë të mirë lekësh.

Çuditërisht, e njëjta gjë do të ndodhë më 24 nëntor në shtëpinë tuaj të arritjeve profesionale. Kjo ndodhi është shumë e rrallë. Një projekt shumë fitimprurës e prestigjoz do të bjerë në duart tuaja.

Situata e tanishme financiare mund t’ju ketë shkaktuar ca netë pa gjumë. Edhe pse keni fituar më shumë nga ç’prisnit, keni pasur shpenzime të mëdha. Financat tuaja do të qetësohen, do të bëhen më të parashikueshme.

Pas 6 marsit, Urani do të dalë nga shtëpia juaj financiare dhe ju presin ditë të bardha. Planeti s’do të ndikojë kurrë më për keq në portofolin tuaj, jo për sa kohë të jeni gjallë.

Urani do të lëvizë në shtëpinë tuaj të komunikimit nga 6 mars 2019 deri më 25 prill 2026 – shtatë vite. Sa mirë flisni a komunikoni me të tjerët, varet nga aftësia juaj për të shfrytëzuar Uranin.

Me Uranin në Dem, mund t’ju jepet mundësia të shkruani një libër, një rubrikë, mund t’ju kërkojnë të jeni folës radiofonik a televiziv. Nëse jeni skenarist, editor, përkthyer, kërkues ose punoni në marketing a rrjete sociale, do të përfitoni shumë nga ky trend, pasi klientët do t’ju shtohen.

Urani do të theksojë talentin tuaj në të shkruar a folur. Mund të bëheni shumë të famshëm falë punëve tuaja. Ky planet do t’ju inkurajojë të ndiqni zemrën tuaj dhe të mos dëgjoni kritikat e të tjerëve.

Mos u shqetësoni, 2019-a do të ketë dhe pak qejf brenda. Eklipset që ju presin do të theksojnë më së shumti romancën dhe miqësinë.

Saturni, në shtëpinë tuaj të miqësiësë që prej 20 dhjetorit 2017, do të qëndrojë aty deri më 17 dhjetor 2020. Gjatë kësaj periudhe do të kuptoni përfitimet dhe përgjegjësitë e miqësisë dhe do të kuptoni kush janë miqtë tuaj të vërtetë. Eklipset do të punojnë me Saturnin për të zbuluar të vërtetat që duhet të shihni.

Gjatë eklipsit të parë, 5 janar, me siguri do të ftoheni në një event të rëndësishëm shoqëror, ndoshta një dasmë a ceremoni çmimesh.

Eklipsi i 20 janarit do të ndikojë në jetën tuaj profesionale; do të sjellë një ofertë të çmendur pune me pagesë shumë të lartë, por përgjegjësi të paqarta. Interesohuni me kujdes.

Nëse jeni beqarë, eklipsi i 2 korrikut do t’ju njohë me dikë. Ky eklips do të theksojë aspektet romantike në jetën tuaj, fëmijët e shtatzëninë.

Eklipsi i 16 korrikut do t’ju fokusojë te një miqësi a te një grup të cilit i përkisni.

Nga 5 janari deri më 16 korrik, një mik do të ketë nevojë për ju. Bëni mirë t’i qëndroni pranë.

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

The 2019 Horoscope by Susan Miller: Pisces

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Peshqit