KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Bricjapi

11 Janar 2019

22 dhejtor -19 janar

Simboli: Dhia

Planeti sundues: Saturni

Shenjë kardinale e dimrit

Shenjë Toke

Ndryshimet që keni bërë përgjatë vitit të shkaur do t’ku sjellin rritje dhe siguri vitet në vazhdim. Nuk e keni pasur të lehtë, por kni besim që përmirësimet dhe rindërtimi i jetës suaj do t’ia vlejnë barra qiranë. Siç mund ta keni vënë re përgjatë vitit të shkaur, Saturni, planeti që ju udhëheq në dashuri, ju ka testuar në momente të vështira. Saturni është planeti juaj sundues dhe ai e shpreh veten me lehtësi dhe rehati në shenjën tuaj, aty ku ndodhet tani. Saturni do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në 16 dhjetor 2020 dhe ndërkohë, do t’i përthithni mësimet dhe udhëzimet e tij më me lehtësi thjesht sepse është sunduesi i shenjës suaj. Vizitat e Saturnit janë të rralla. I duhen 29 vite të kryejë një rrotullim të plotë rreth diellit dhe të kalojë përmes 12 shtëpive të zodiakut, dhe do t’ju vizitojë vetëm dy ose tre herë përgjatë jetës. Kur Saturni viziton shenjën tuaj, shpesh qëndron aty për plot tre vjet. Mendojeni Saturnin si një mësues të shtrenjtë. Do t’ju mësojë si ta përdorni me zgjuarsi kohën dukë bërë një zgjedhje në lidhje me një synim të rëndësishëm në jetë. Do të jetë diçka që nuk zhbëhet me lehtësi dhe as që do të doni ta zhbëni – ky synim, sapo të arrihet, do t’i japë tjetër kuptim jetës suaj.

Do të ndiheni më të rritur në fund të kësaj periudhe, pavarësisht moshës – Saturni sjell mençuri dhe pjekuri, edhe tek ata që janë të mëdhenj në moshë.

Për herë të fundit, Saturni ka qenë në shenjën tuaj nga shkurti i 1988-s deri më shkurt të 1991-shit. Në 20 dhjetor 2017, Saturni lëvizi drejt Bricjapit. Kjo do të thotë që jeni sprovuar nga Saturni për të paktën një vit dhe do të sprovoheni dhe për dy vite të tjerë, deri më 17 dhjetor 2020.

Bricjapët e lindur mes 21 dhjetorit dhe 1 janarit, ndjenë pasojat më të ashpra të Saturnit vjet, në 2018-n.

Nëse jeni lindur mes 2 janarit dhe 12 janarit, do ta ndjeni Saturnin gjatë 2019-s. Të lindurit pas 12 janarit, do të vënë re ndikimin e Saturnit në 2020-n. sidoqoftë, në fund të kësaj periudhe do t’i jeni mirënjohës planetit për gjithë ç’ju mësoi.

Saturni ka reputacion të keq, por në të vërtetë është miku juaj më i mirë, ju ndihmon t’i jepni strukturë jetës. Zakonisht ju kërkon t’i përkushtoheni një synimi të vetëm. Ja disa shembuj: Mund të pranoni një pozicion të fuqishëm në kompaninë tuaj, mund të martoheni ose të bëheni me fëmijë. Ose mund të botoni librin tuaj të parë, të nisni biznesin tuaj, të riktheheni në universitet, të blini një shtëpi ose të rinovoni atë që keni. Ndodhi të rëndësishme në jetë si puna e këtyre janë specialiteti i Saturnit.

Saturni do që t’i përkushtoheni tërësisht synimit tuaj. Planeti e ruan befasinë më të madhe për në fund, si një mënyrë për t’ju falenderuar që duruat vështirësitë e tij. (Siç do ta vini re shumë shpejt, Juiteri, bamirësi i madh, do ta bëjë 2020-n vitin tuaj më të mbarë në dhjetë vitet e fundit – kështu që viti në vijim do të jetë një përjashtim – në fakt 2020 do të jetë viti juaj më i mbarë në përgjithësi.)

Saturni sundon konceptin e kohës, kështu që kur të hyjë në shenjën tuaj, do të ndjeni nevojën ta përdorni me zgjuarsi, të bëni diçka me vlerë. Çfarëdo qoftë zgjidhni të bëni, do ta bëni për herë të parë dhe do të ketë nevojë për përgatitje. Me siguri do të kërkoni ndihmën e miqve për të bërë përpara në synimin që i keni shtruar vetes.

Ja disa shembuj: nëse aplikoni për një kredi për shtëpinë, do të habiteni nga sasia e shkresurinave që duhet të plotësoni dhe miq pranë jush do t’ju këshillojnë si të veproni. Ose, nëse bëheni me fëmijë, do të hasni vështirësi me gjumin e të voglit. Çfarëdo që të zgjidhni, dijeni se do të jetë një shtyllë e rëndësishme e jetës suaj.

Për sa i përket shëndetit, Saturni do të ndikojë për keq. Do të keni nevojë për më shumë kalcium, që të siguroheni për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve tuaj. Pyesni mjekun nëse kockat tuaja janë mjaftueshëm të dendura dhe nëse duhet të merrni vitamina apo të bëni ndryshime në dietë. Si dhe, mund të bini në peshë si pasojë e këtij ndikimi, pasi Saturni ngushton dhe pakëson gjithçka që prek, përfshirë trupin tuaj.

Ndonjëherë, Saturni e bën jetën të duket e pabarazpeshuar – shumë punë dhe pak argëtim. Për të rregulluar këtë ndikim, planifikoni të bëni diçka që e këni qejf, të paktën një herë në javvë. Hani darkë me miqtë ose shihni një film.

Nëse gaboni diku dhe duhet të kaloni një periudhë stresuese, Saturni do t’ju tregojë si të zini mend. Do të kuptoni se është shumë e rëndësishmë marrja përsipër e fajit për gabimin dhe rinisja nga e para.

Do të vini re se keni punuar më gjatë se më parë me Saturnin në shenjën tuaj të Diellit. Përpiquni të flini, në të kundërt do të lodheni e trishtoheni shumë shpejt.

Nëse vini re se po vishni shumë rroba të zeza kohët e fundit, mos u habisni. Saturni e do të zezën. Shtoni pak ngjyrë!

Le t’i hedhim një sy jetës suaj profesionale, që është me shumë interes për Bricjapët. Ju jeni shumë ambiciozë dhe doni të shihni progres dhe përparim në karrierë – shenja juaj është eptioma e lidershipit. Platoni ka shkruar se Bricjapi ishte mbreti filozof, i zgjuar në vendimmarrje dhe dashamirës për ata nën sundimin e tij.

Mendoni për gjërat që ndodhën mes shtatorit 2016 dhe tetorit 2017. Ajo ishte një periudhë e fuqishme profesionale, pasi nisët një cikël 12-vjeçar në karrierë. Ju janë shfaqur mundësi të shumta profesionale dhe në vijim do të vilni frutat e veprimeve që ndërmorrët asokohe. Po flasim për një dekadë ose më shumë të mbarë.

Në 2019-n, Jupiteri do të zërë shtëpinë tuaj të 12, do t’ju ndihmojë të realizoni punë të shkëqyera, sidomos vetëm. Ndoshta duhet të nisni një projekt kërkimor ose të shkruani një libër në 2019-n. Ose, ndoshta jeni gati të nxirrni në treg një produkt, një proces që do t’ju hajë muaj të tërë. Lëvizja e Uranit në shenjën e Demit, do t’ju shndërrojë në një fabrikë idesh virtuale duke nisur që nga marsi i 2019-s e për shtatë vitet që e pasojnë. Ky është një trend që ndodh një herë në jetë. Shijojeni.

Vëzhgoni me kujdes ndodhitë e hënës së plotë, 19 prill, plus minus tre ditë. Mund të lëvdoheni, të reklamoheni, të ngriheni në detyrë ose t’ju ofrohet një punë e re. Edhe të ardhurat tuaja do të rriten në këtë periudhë, sidomos nëse paguheni me komisione ose bonuse. Nëse keni biznesin tuaj, aplikoni për kredi sepse do t’ju aprovohet. Nëse merrni një pagesë në këtë periudhë, të jeni të sigurt që do të jetë e majme.

Momenti më i mirë për karrierën tuaj, do të jetë mes 4 tetorit dhe 19 nëntorit. Para asaj periudhe, hëna e re në shenjën e Peshores, më 28 shtator 2019, do të sjellë lajme të mira në karrierë që do t’i shqyrtoni përgjatë tetorit. Një person me rëndësi do të flasë mirë për ju, por me siguri s’do ta merrni vesh që i keni rënë në sy dikujt aq lart dhe që do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar. Diçka do të ndodhë dhe do ta dini që s’do të jetë e rastësishme, por një ndodhi e rëndësishme në karrierën tuaj. Dhe do të ndodhë sepse dikush, diku besoi në potencialin tuaj.

Jupiteri në shtëpinë e 12 të karrierës suaj ka një rol tjetër të rëndësishëm; do t’ju përgatisë për vitin më të mirë të jetës suaj. Jupiteri do të hyj ën shenjën e Bricjapit më 2 dhjetor dhe do të qëndrojë aty deri më 17 dhjetor 2020, duke ju kurorëzuar mbret ose mbretëreshë të yjeve.

Bëhuni gati për romancë, karrierë të shkëlqyer dhe përparime përsa i përket parave, shëndet dhe udhëtime jashtë vendit. Çdo 12 vite ju përjetoni Vitin e Smeraldë, i cili nis në dhjetor të 2019 dhe përfundon në dhjetor të 2020-s.

Në fillim të 2019, Jupiteri do të mprehë intuitën tuaj dhe do të tregoheni të zgjuar dhe do ta dëgjoni, edhe pse s’ia keni idenë pse ndiheni ashtu si ndiheni. Do ta kuptoni më vonë. Persona me rëndësi do t’ju lëvdojnë pas dyerve të mbyllura dhe ju s’do ta merrni vesh kurrë. Edhe nëse e zbuloni, pala tjetër do të kërkojë që të mos e zbuloni identitetin e tij.

Meqë jemi te të fshehtat, mund të punoni me një projekt tejet konfidencial gjatë 2019-s. Ky projekt mund të bjerë në vesh të konkurrentëve tuaj prandaj më mirë, mbajeni të fshehtë.

Shtëpia juaj e 12, e aktivizuar përgjatë gjithë 2019-s, gjithashtu sundon shërimin e mendjes. Është momenti i duhur për t’u konsultuar me terapistin tuaj nëse ju shqetëson diçka. Ose, hidhini një sy meditimit për një jetë më produktive dhe të qetë.

Ky vit do të jetë i duhuri për operacione kirurgjikale. Shërimi në spitale, qendra rehabilitimi ose institucione fizioterapeutike do të jetë i lehtë për ju.

Para 2020-s, duhet të ekzaminoni si po ju ecën jeta dhe të bëni ndryshimet e nevojshme. Do të nisni një kapitull të ri dhe ky vit duhet të nis me mendje të paqtë.

Largojuni njerëzve që ju kritikojnë më shumë se ç’duhet. Studioni gjërat që po bëni dhe nëse ndonjëra s’ju emocionon, hiqni dorë. Gjeni të tjera që ju falin gëzim.

Synime të mëparshme, tani mund t’ju duken të pakuptimta. Kështu që, ndoshta ju lind nevoja të hiqni dorë nga disa synime e të krijoni të tjerë. Duhet të bëni vend për marrëdhëniet dhe projektet e reja në jetë dhe nëse nuk e bëni ju, do e bëjë universi.

Përgjatë 2020-s, do ta gjeni veten shpesh në vendin e duhur, në momentin e duhur. Nëse nuk e dini ç’doni, do të jetë e pamundur për universin që t’jua japë.

Universi do të largojë nga jeta juaj marrëdhënie dhe projekte që s’ju nevojiten. Mos u alarmoni, është një shenjë që tashmë keni vend për gjërat e mira që do të sjellë Jupiteri.

Le t’i hedhim një sy jetës suaj romantike, e cila do të rijetëzohet. Urani, planeti i befasive, do të vendoset në shenjën e Demit. Ky planet sundon paparashikueshmërinë, inovacionin, pavarësinë dhe largpamësinë. Urani do të jetë në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë për shtatë vitet në vijim. Kjo do të thotë që shtatë vitet në vijim dashuria dhe fëmijët do t’ju gëzojnë jetën.

Nëse jeni beqarë, do të gjeni dashurinë në një moment krejt rastësor. Sigurohuni të dukeni mirë sa herë dilni nga shtëpia. Urani është shumë teknologjik dhe mund të njihni dikë online.

Nëse doni fëmijë, do të mbesni shtatzënë papritur në 2019-n. Nëse përpiqeni prej vitesh, por s’mbesni shtatzënë, takoheni me një ekspert fertiliteti. Nëse nuk doni fëmijë, tregohuni shumë të kujdesshëm.

Gjatë eklipseve të 5 janarit, 2 korrikut, 27 korrikut dhe 25 dhjetorit do të shihni ndryshime në jetën tuaj personale dhe do të ndërmerrni përgjegjësi të reja.

Eklipsi i 20 janarit do të ndikojë në gjendjen tuaj financiare. Ndoshta e keni shitur veten shumë lirë kohët e fundit, por kjo do të ndryshojë për mirë. Gjatë eklipseve, do të vihen në qendër të vëmendjes marrëdhëniet personale ose profesionale.

Eklipsi i parë, 5 janar, do t’ju japë jetën në frerë. Do të ndodhë një event i rëndësishëm dhe ju do ta shtyni para.

Nëse jeni të palumtur në lidhjen tuaj, duhet të vendosni të qëndroni apo të largoheni. Kjo do të ndodhë më 2 korrik.

Hëna e re do t’ju detyrojë të merrni vendime në të mirën tuaj. Nëse jeni të lumtur, do të përkushtoheni edhe më.

Marrëdhënia që keni në mendje do të kulminojë më 16 korrik dhe ndoshta do të dilni në përfundimin që s’jeni trajtuar siç duhet. Partneri mund të jetë një shok dhome, i dashuri ose bashkëpunëtori juaj në biznes. Do të flitet gjerësisht për para. Nëse po divorcoheni, do ta keni të vështirë të ndani në mënyrë të barabartë pasurinë.

25 dhjetori 2019 do të jetë fillimi i një periudhe të gëzueshme. Do ta mbyllni vitin goxha mirë. Planet tuaja do të bëhen realitet dhe pas një pune të lodhshme, do të cekni ngapak ëndrrat tuaja.

27 dhjetori do të jetë dita më me fat e vitit. Është gjithashtu dita perfekte për të firmosur një kontratë, për t’u fejuar a martuar.

Edhe më 26 dhe 28 dhjetor do të ndjeni lumturinë e Uranit, dashurinë e Neptunit dhe ngrohtësinë e Marsit.

Në rolin tuaj të ri si i preferuari i qiellit, është momenti të ngjiteni në skenë dhe të bëni më të mirën tuaj.

Si thoni Bricjapë të dashur? Është momenti të bëni ëndrrat realitet.

MOS I HUMBISNI