Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Akrepi

11 Janar 2019

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Akrepi

23 tetor-21 nëntor

Planeti udhëheqës: Plutoni

Elementi: Uji

2018-ta ishte vit i lavdishëm për ju, por edhe kësaj here Jupiteri ju dha shansin e një fillimi të freskët. Ju ishit shumë i zënë duke u marrë me avantazhet e çdo mundësie që ju është dhënë, por ky përqëndrim i tepërt ju ka bërë të harroni se jeni në kohën ideale për të mbjellë farat e para të së ardhmes suaj.

Gjithsesi, Jupiteri do t’ju japë shansin për të arritur situatën më të mirë financiare që keni parë në 12 vitet e fundit të jetës. Gjithçka do të përfitoni tani, janë rezultatet e punës së bërë në 2018-ën. Me pak fjalë, paratë do të jenë problemi juaj i fundit.  Një njeri më i madh në moshë dhe me më shumë eksperiencë do t’ju japë disa këshilla që do t’ju kursejnë kohë dhe para, kështu që dëgjojeni me kujdes. Do t’ju jepet mundësia e një pozicioni të ri pune, apo një biznesi që prej kohësh e mendonit. Humori juaj do të kalojë nga zymtësia e lodhshme tek bardhësia verbuese.

Keni patur goxha probleme financiare që nga dhjetori i 2014-ës deri në dhjetor të 2017-ës, por kjo periudhë ka marrë fund.  Do të ndryshoni mënyrën e menaxhimit të parave dhe kohës suaj. Mospasja e një burimi të sigurtë parash ju ka krijuar tension. Eklipsi i 20 janarit do t’ju sjellë ndryshime të mëdha dhe krejtësisht të papritura.

Mund të hasni vështirësi apo momente në të cilat do t’ju duhet të vini në vend reputacionin tuaj, por gjithsesi universi është në anën tuaj. Axhenda juaj do të jetë përgjithësisht e zënë, kështu që organizojeni me kujdes. Pushimet bëni mirë t’i planifikoni në muajin korrik dhe shkoni në një vend ku do t’ju duhet pasaporta. Një pozicion i ri pune mund t’ju ofrohet dhe rivalët do të bëjnë gjithçka për ta marrë atë, kështu që jeni në garë. Qëndroni me besim në vete dhe të vendosur.

Komunikimi dhe udhëtimet janë një tjetër çështje e rëndësishme e këtij viti. Eklipset në vazhdim do t’ju mësojnë si t’i prezantoni idetë apo aftësitë tuaja në mënyrë më të mirë të mundshme. Eklipsi i 5 janarit kërkon që ju të firmosni për nisjen e një pozicioni të ri apo edhe të udhëtoni për tu takuar me klientin.

Tani, fokusohemi pak tek planet në lidhje me shtëpinë dhe familjen tuaj. Po mendoni të zhvendoseni në një shtëpi më të madhe?  4 shkurti është dita perfekte për të gjetur hapësirën që ju duhet. Në fakt, fillimi i shkurtit do të jetë i mbushur me vendime të tilla. Bëni kujdes me kontratat.  Një mundësi për të blerë apo për të marrë me qira një shtëpi do t’ju  jepet më 14 shkurt.

Dashuria është një çështjet që preferoni më shumë apo jo?  Nga 6 dhjetori deri më 31 dhjetor 2018, keni jetuar një periudhë vibrante përsa i përket romancës.  Po kaloni një episod shumë emocionues të cilin e mbani ende në zemër.

Nëse jeni vetëm dhe keni takuar dikë, tani që pushimet mbaruan është koha ideale. Lidhja e re me shumë gjasa do të zgjasë shumë, ndoshta edhe përgjithmonë. Nëse jeni të martuar, është koha e duhur për ta shpenzuar bashkë. Gjatë 2019-s kur vjen puna tek dashuria, periudhën më të bukur do ta keni në 6 mars.

Gjërat e bukura i ndodhin atyre që dinë të presin! Eklipsi i fundit i 2019-ës do të ndodhë në 25 dhjetor të 2019-ës, eklips i cili do t’ju bëjë gati për një 2020 premtuese.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.