Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Luani

11 Janar 2019

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Luani

23 korrik-22 gusht

Simboli: Luani

Planeti udhëheqës: Dielli

Elementi: Zjarr

2019-ta do të mbetet në kujtesë si viti juaj i preferuar. Nëse e përkrahni idenë, ky vit është ideali për të gjetur gjysmën tuaj. Jupiteri, planeti i fatit të mirë dhe dhuratave ka hyrë në Shigjetar dhe shtëpia juaj e dashurisë së vërtetë do të jetë në ditët e saj të arta deri në 2 dhjetor të 2019-ës. Universi e ka vendosur t’ju sjellë lumturi, i dashur Luan.

Nëse jeni vetëm dhe po shpresoni të gjeni dashurinë e vërtetë, ju duhet të bëni pjesën tuaj pasi universi po bën çdo gjë që këtë vit të jeni çift me njeriun që ju duhet vërtetë. Ti mendon se je i qartë në atë se çfarë quan perfekte për ty, por përshkrimet mund të ndryshojnë dhe sigurisht nuk do ta humbësh dashurinë e jetës për kapriço të kota. Përpiquni të jeni mirënjohës dhe jepini shans dikujt që është treguar i hapur me ju. Nëse e keni gjetur partnerin, do të merrni më shumë vëmendje prej tij këtë vit dhe do të planifikoni gjëra për të ardhmen tuaj bashkë.

Një bebush mund të vijë shumë shpejt në jetën tuaj. Dielli dhe Jupiteri kanë qenë në shenjën e Shigjetarit, kështu që ju së fundmi mund të keni qenë në një festë të papritur, a dasmë dhe keni takuar dikë. Ose gjatë udhëtimit në një shtet tjetër, në jetën tuaj ka hyrë dikush për të cilin ndjeni dhe do të donit ta njihnit më mirë.

Nëse s’keni takuar ende asnjë, mos u shqetësoni. Pas 22 janarit keni 4 ditët tuaja me fat. Mund ta takoni gjatë një udhëtimi të shkurtër, ose edhe në lagjen tuaj. Rrjetet sociale nuk përjashtohen gjithashtu.

Gjatë 2 viteve të fundit kanë ndodhur një varg eklipsesh tek shenja juaj dhe ajo e Ujorit. Detyra e një eklipsi është të testojë fuqinë e një marrëdhënieje. Ju ka mbetur edhe një tjetër eklips, që do të ndodhë në 20 janar dhe ndikim më të madh do të ketë për Luanët e lindur në korrik. Mos nxitoni të dilni në përfundime, pasi mund të gaboheni. Çdo eklips lë mesazhin e tij, por atë mund ta shihni që 1 ditë pas tij, por edhe pas 1 muaji.

Eklipset hënore nxjerrin konkluzionet e gjërave. Sjellin shumë emocione ose përfundim të diçkaje. Prandaj gjatë kësaj kohe njerëzit bëhen më sentimental dhe e ndjenë më shumë kalimin e kohës. Zakonisht kur eklipsi hënor ndodh, diçka përfundon,por një gjë tjetër lind.

Eklipset që kanë ndodhur deri më tani ju kanë kërkuar të konsideroni njerëzit që keni në rrethin tuaj dhe të pyesni veten nëse miqtë apo partneri po ju mbështet siç duhet. Eklipsi i ri i 20 janarit dhe ata që kaluan, kërkuan që ju të bënit diçka më tepër për romancën tuaj; një zyrtarizim apo një plan konkret për të ardhmen. Një tjetër shembull mund të jetë ardhja e një bebushi, apo kursimet për një shtëpi të re. Vetëm kujdes, nëse nuk jeni të lumtur në lidhjen që keni, jepini fund dhe gjeni dikë që bën për ju.

E ardhmja bashkë me garat e saj, shkëlqen!  Nëse mendoni që keni gjetur dashurinë e vërtetë, është koha ideale për tu fejuar a martuar. Eklipsi i 20 janarit do t’ju “detyrojë” të arrini bë disa përfundime dhe më pas vendime të reja.

Nëse jeni vetëm dhe takoni dikë, niseni lidhjen me hapa të ngadaltë, sepse fillimisht nuk do të mund t’i shihni gjërat qartë. Nëse jeni i martuar,vendosni disa objektiva bashkë. Ky është gjithashtu një vit fantastik për të patur një bebush.

Tani le të flasim pak për karrierën.

Pavarësisht fushës profesionale, do ta ndjeni shumë progresin në arritjet që ju presin. Mund t’ju jepet shansi për të punuar përtej oqeanit ku do të shihni se si puna juaj po i jep frytet e saj edhe në tregun e huaj. Koha më e mirë për të kërkuar një pozicion të ri është nga 17 shkurti në 31 mars. Shënim*: Kushtojini vëmendje pozicionit që do t’ju ofrohet menjëherë pas të dielës, në 15 maj të 2019-ës.

Zakonisht, Luanët janë të lindur për të qenë pjesë e projekteve që kërkojnë origjinalitet dhe ide, por nëse e merrni përsipër diçka do të shkëlqeni më patjetër.

Përsa i përket shëndetit mund të duhet të kujdeseni pak për kockat dhe dhëmbët tuaj. Mos lini pas dentistin dhe as aktivitetin fizik.

Dita juaj më me fat për këtë vit është e premtja e 27 dhjetorit 2019. Në këto ditë do të dëgjoni lajme sensacionale në lidhje me karrierën apo një projekt që e prisnit prej kohësh.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.