Celebrity

Britney Spears tërhiqet nga muzika për t’u kujdesur për babain e sëmurë

5 Janar 2019

Britney Spears tërhiqet nga muzika për t’u kujdesur për
Jamie dhe Britney Spears

Britney Spears njoftoi se do të tërhiqet nga muzika për një periudhë kohore të pacaktuar, që të kujdeset për babain e saj, i cili po shërohet nga një sëmundje e rrezikshme.

Kjo do të thotë se seria e koncerteve në Las Vegas, Britney: Domination, do të pezullohet. Koncertet duhet të nisnin në Park Theater në shkurt të këtij viti.

“Po ia dedikoj gjithë fokusin dhe energjinë familjes sime,” tha Britney në një deklaratë. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë dhe dua të jem pranë tyre në këtë moment, ashtu siç kanë qenë dhe ata për mua.

Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen në këtë periudhë të vështirë. Ju kërkoj falje për shqetësimin që mund t’ju kem shkaktuar dhe mezi pres të ngjitem në skenë të performoj për ju.”

Dy muaj më parë, Jamie Spears, 66 vjeç, u dërgua me në spital pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë. Ai u operua dhe u lejua të shkonte në shtëpi disa ditë më vonë. Mjekët presin që ai të shërohet plotësisht.

Ndërsa Britney përfundoi së fundi turneun në Europë me Pitbull. Thuhej se këngëtarja do të punonte për albumin e saj të dhjetë, pas një tjetër serie koncertesh në fund të këtij viti.