Bisedimet për çështjet financiare janë përgjithësisht të pakëndshme në çdo situatë. Të mos flasim pastaj kur këto biseda duhet t’i bëni me partnerin/en, që mund të mos jetë bashkëshorti/ja, pasi në një situatë të tillë do të ishte më pak e sikletshme.
Të kthehemi te pyetja në fillim: A është ok t’i kërkoni para borxh partnerit?
Referuar sondazheve nëpër faqe të huaja në internet, një pjesë e njerëzve mendon se një veprim i tillë nuk duhet të jetë aspak problem. Disa prej tyre tregojnë raste kur “dhënia-marrja e borxhit” i ka ndihmuar për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.
Një pjesë tjetër është e mendimit se të marrësh borxh tek partneri tregon një lloj ulje të figurës dhe preferojnë më mirë t’u kërkojnë para miqve ose familjarëve.